Gjermani, miratohet ashpërsimi i rregullave të azilkërkimit

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 26 Feb 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome



    Parlamenti gjerman ka rënë dakord gjatë kësaj të enjteje për të ashpërsuar rregullat e azilit, me synimin për të rrudhur fluksin rekord të refugjatëve, ndërkohë që ndihmësit më të afërt të Kancelares Merkel kanë hedhur poshtë raportimet se, zyrtarë të ministrisë prisnin rreth 3,6 milionë emigrantë deri në vitin 2020.

    Dhoma e ulët e “Bundestag”-ut gjerman kaloi një paketë ligjore, ku ndër të tjera përfshihet edhe një ndalim dyvjeçar të së drejtës për bashkim familjar për disa azilkërkues, gjë që do të prekë gjithashtu edhe minorenët e pashoqëruar. Parlamenti gjerman miratoi gjithashtu një ligj të ri, që lehtëson deportimin e shtetasve të huaj, të cilët kryejnë vepra penale, nxitur kështu nga një seri sulmesh seksuale ndaj grave prej mbrëmjes së Vitit të Ri, për të cilat fajësohen emigrantët.

    Shefi i stafit të Kancelares Merkel bëri të ditur se Berlini kërkon të reduktojë fluksin e emigrantëve që mund të vijnë në Gjermani, por askush nuk mund të saktësojë sesa të tillë priten gjatë këtij viti apo në vijim, duke shtuar se përllogaritjet e brendshme të zyrtarëve të ministrisë nuk duhen parë si parashikime të qeverisë.

    “Nuk ka asnjë shifër të besueshme, sepse asnjë nga ne nuk e di sesi do të zhvillohen gjërat”, tha Peter Altmaier, duke iu referuar me “gjëra” luftës civile në Siri dhe negociatave me Turqinë, nga ku niset shumica e refugjatëve përmes udhëtimeve me varka të papërshtatshme për lundrim.

    Burime qeveritare konfirmuar një raport të medias së shkruar, sipas të cilit ministritë përgjegjëse për emigrantët përllogarisnin se rreth 500 mijë të tillë do të arrinin në Gjermani çdo vit, nga 2016-a deri në 2020-n. Duke shtuar këtu 1,1 milionë të regjistruarit gjatë vitit 2015, kjo bën të mendosh se Gjermania mund të presë rreth 3,6 milionë emigrantë deri në 2020-n. Megjithatë, kjo është një përllogaritje “tërësisht teknike”, thonë zyrtarët.

    Kreu i Zyrës federale për Emigracionin dhe Refugjatët në Gjermani, Frank-Jurgen Weise, u bëri jehonë deklaratave të Altmaierit, teksa tha se agjencia e tij nuk punon mbi bazën e shifrave të ministrisë. “Nuk i pres të tilla shifra”, tha Weise kur u pyet mbi 3,6 mln emigrantët e pritshëm deri në 2020-n.

    / Top Channel
     
    Agjenti_007 likes this.
  2. manfredmuller

    manfredmuller Forumium praecox

    Përshëndetje Z. dhe znj
    Çështja ime (whatsaap) : +46705117485
    Ju lutem, më lejoni këtë publikim në grupin tuaj për të ndarë dhe zgjeruar shërbimet tona mbështetëse.
    Ky mesazh ka për qëllim individët, bizneset e varfra, bujqësore ose bizneset e tjera dhe të gjithë ata që kanë nevojë për një hua të veçantë për të rindërtuar jetën e tyre.
    Keni nevojë për kredi me para midis individëve që variojnë nga 200000 Lek në 15.800.000 Lek me një normë interesi shumë të ulët prej 3% në vit midis individëve
    Për të përballuar vështirësitë financiare të ditës për të dalë më në fund nga ngërçi që provokojnë Bankat dhe institutet financiare, me refuzimin e aplikacioneve tuaja për kredi ose norma shumë të larta.
    Unë jam një individ i ekspertëve financiarë suedezë që janë në gjendje t'ju bëjnë një hua në shumën që ju nevojitet dhe me kushte që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do t'ju lejojnë të realizoni projektin tuaj.
    Këtu janë fushat në të cilat unë mund t'ju ndihmoj:
    * Kredi Financiare
    * Kredi hipotekore
    * Hua për investime
    * Auto kredi
    * Borxhi i konsolidimit
    * Linja e kredisë
    * Hipotekë e dytë
    * Shlyerja e kredisë
    * Hua personale
    Ju jeni mbërthyer, ndaluar dhe nuk keni favor të bankave ose më mirë keni një projekt dhe keni nevojë për financim të kontaktoni me mua tani në 0705117485 ose më lini mesazhin tuaj
    Adresa ime e emailit: per.larsen.capital@gmail.com
     

Shpërndajeni këtë faqe