Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 31 Dec 2004.

  1. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    edhe ti Adriatik mos u "zgerdhi" shume /pf/images/graemlins/wink.gif .....se te shekulli e te Biznesi keni filluar te mblidhni ca tipa qe po lejne nam me shkrimet e tyre. :shrug:

    kur studentet e ardhshem do te bejne kerkime per historine ekonomike te ketyre viteve neper arkivat tuaja do te vejne duart ne koke per BUDALLIQET qe shkruani .

    sikur ti sqaronit gjerat ne numrat ne vijim te gazetes do t'jua ngrinte vleren perpara lecuesve tuaj(gjithmone po ta kapni "Budallikun" e gazetarve tuaj ju redaktoret) /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  2. Jo anarkist

    Jo anarkist Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    O Leopardii, ndoshta je nxituar ca plako. Kete fjaline ketu me poshte psh, me duket se nuk po e kuptoj fare. Me shifra merrem edhe une, por termin PBB nominale nuk e kam degjuar. Kam degjuar psh, PBB me cmime kostante dhe PBB me cmime korrente etj.
    Ne fakt mund te qendroje si term, por nuk shof ndonje dallim mes cmimeve korrente dhe atyre nominale. Dhe mos harro se ne Shqiperi, PBB-ne e vlereson vetem ministria e financave. Instat e rishikon here pas here. Mos po ngaterron rritje reale me rritje nominale ore?!!!!
    Nejse, me pelqen qe je i interesuar per shifra. Me thene te drejten, kam lexuar me ore te tera temen tende per bashkefajesine e BSH-se per varferine e Shqiptareve. Nuk e di se cfare te them...
    Perpjekja eshte e lavderueshme.
    A se harrova, ajo LZHK.org akoma nuk punon....
    Gjithe te mirat

    Ky eshte citim nga fjalimi yt: 1- duhet thene qe banka e Shqiperise flet per PBB me cmime korrente ndersa , Ministria e Finances per PBB nominale :idea: .
     
  3. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Jo Anarkist , meqe thua qe PBB ne shqiperi e shpall ministria e Financave .......ateher gjithe muhabeti per PBB e Bankes se Shqiperise qe na solle ishte ........????????????

    gazetari i Shekullit ja ka fut kot ne ate shkrim ....edhe deshira jote per te justifikuar konfunzionin e tij , nuk kishte vlere ,se me ne fund u pa qarte ,se ai nuk kishte lecuar as sitin e ministrise se financave e as serine kohore te bankes se shqiperise edhe nuk dinte as gjerat elementare qe nje gazetar ekonomie duhet te dije.
     
  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    ne faqen 8 te raportit vjetor te Ministrise se Financave per vitin 2004 shkruhet :


    "Produkti i Brendshem Bruto, ne terma nominal :book: per vitin 2004, vleresohet ne rreth 835.4 miliarde leke,......."


    - gjithashtu ne faqen 9 te ketij raporti shkruhet :

    "Matja dhe vleresimi i Produktit te Brendshem Bruto

    Ne Shqiperi te dhenat mbi Produktin e Brendshem Bruto mbeshteten ne te dhenat zyrtare te INSTAT-it :shrug: . "

    per me teper mund te leconi :

    http://www.minfin.gov.al/downloads/Raporti%20vjetor%202004.pdf

    -gjithashtu Ministria e financave ka edhe nje e-mail per sektorin Macro ,ku mund te sqarohemi per termat qe perdor ajo si "GDP Nominale /pf/images/graemlins/laugh.gif 2005 (ne milion leke)"

    macro.director@minfin.gov.al

    - siti i LZHK-se nuk punon edhe une kam cuar edhe nje email por sigurisht qe nuk me jane pergjigjur. te presim .

    - persa i perket temes se Bankes se Shqiperise duhet thene se pika 1 eshte me e rrezikshmja (kreditimi ne valute) qe ka marre pamjen e nje processi qe te kujton firmat piramidale.

    mbas shume emaileve proteste ish-Governatori Cimi ne fillim te vitit te kaluar njohu rrezikshmerine e ketij fenomeni duke botuar edhe ne sitin e BSH nje "njoftim per shtyp".

    sot ky fenomen ka arritur shifra akoma me te rrezikshme se ne ate kohe ......e vetem nje Zot e di se kur do ti vije fundi .

    Jo anarkist eshte mire te kesh se cfare te thuash per bashkefajsine e Bankes se Shqiperise sepse jemi ne nje cikel ekonomik boteror ku politika monetare ka nje rendesi shume te madhe (historia e FED mbas 11 shtatorit na tregon dicka)
     
  5. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    OK :rolleyes:
    Meqe thua keshtu te ftoj te vish te punosh tek ne ne postin e Korektorit Statistikor meqe e shoh qe i paske me qejf statistikat. :wave:

    PS. kjo /pf/images/graemlins/laugh.gif zakonisht quhet e qeshur dhe jo e "zgerdhime" /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. Jo anarkist

    Jo anarkist Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    U bere ca konfuz me duket. Nuk eshte se te thashe ndonje gje pse po shan ato te shekullit. Desha te te them thjeshte se argumentat qe ke perdorur ishin abuzive.
    Desha te te them thjeshte se eshte gje shume e bukur qe ti kap gabimet e te tjereve, por nuk eshte aspak e bukur qe kjo pune te shoqerohet me sharje dhe fyerje. Per kete arsye, vendosa te te bej nje loje dhe te thashe kete punen e BSH-se me shume per te matur njohurite e tua ne kete fushe sesa per te te kapur ne faj. Shifrat e tua per PBB-ne jane te sakta, vetem se jane nja nje vit te vjetra. Ne Shqiperi, ashtu si ne te gjithe boten, PBB vleresohet dhe rivleresohet vazhdimisht ne baze te te dhenave te grumbulluara, qe ne rastin e Shqiperise grumbullohen nga Instituti i Statistikave.
    Kongretisht, disa muaj me pare, Instituti i Statistikave rivleresoi PBB-ne e viteve 1999-2002 dhe duke qene se baza u ul, edhe PBB e 2004 me cmime korrente u ul.
    Persa i perket asaj punes se BSH-se, mendoj se niveli i diskutimit i ofruar prej teje eshte ne nivelin e Ritvan Bodes.
    Aman ma sqaro me mire, Cim Cani ka reaguar pas emailave proteste?!!!! :shrug:
    akoma me sakte, mos ka reaguar gje pas emailave proteste te tuat?!!!!! :shrug:
    Per ate punen e ciklit boteror ku politika monetare paska rol shume te madh, aman ma thuaj kur ka qene ndonje here ndonje cikel ekonomik kur politika monetare paska patur ndonje rol me pak te rendesishem sesa sot!!!!! :shrug:

    A me fal se harrova:
    kete fjaline tende: "1- duhet thene qe banka e Shqiperise flet per PBB me cmime korrente ndersa , Ministria e Finances per PBB nominale", - prape nuk e kuptova. Edhe shpresen tende per t'u fshehur pas emailit te Ministrise se Financave, nuk e kuptova. Desha te te pyes, ku qendron dallimi mes PBB me cmime korrente dhe asaj me cmime nominale.
    Ajo qe me ben te zgerdhihem /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif eshte se i ke vendosur folje urdherore, dhe e ke bere fakt te kryer qe mes dy institucioneve paska nje diference mes termave qe perdorin. Me zhgenjeve. E kishe nisur mire.....
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Per kete arsye, vendosa te te bej nje loje :eek: dhe te thashe kete punen e BSH-se me shume per te matur njohurite e tua ne kete fushe sesa per te te kapur ne faj :lol: :lol: .

    dridhe like .....dridhe :shrug: .
    njohurite e mia Jo Anarkist dikush i ka vlersuar , por permbaju temes.

    nuk dua te flas me se eshte larg etikes time ...qe te vazhdoje te flas per veten.


    sa per Cim Canin e punen e emaileve te protestes ......ndoshta eshte koicidence , por kur disa shoke te mij (edhe une midis tyre ) po dergonim emaile BSH per financimin ne valute e ne te njejten kohe po diskutohej me tone edhe me te ashpra (duke cenuar edhe limitin e edukates)ne kete forum per kreditimin e ekonomise ne valute , na del deklerata per shtyp e ish-Governatorit ne sitin e BSH qe flet per "rrezikshmerine" e ketij financimi (si per cudi pikerisht ne ate moment ).
    ne te shkruhet ,26 shkurt 2004 :
    Banka e Shqipërisë shfrytëzon edhe një herë këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen e bankave të nivelit të dytë, mbi strukturën e kredisë . Përbërja e saj sipas monedhave si edhe sipas afateve, duhet të reflektojë qëndrimin e bankës ndaj rrezikut aktual të aktivitetit si edhe ndaj zhvillimeve të pritshme në treguesit makrofinanciarë me ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionin e kredimarrësit ndaj bankës. Aktualisht, rreth 82 për qind e kredisë është në monedhë të huaj, një shifër e cila duhet të sensibilizoje bankat si edhe publikun mbi nevojën për një trajtim më të kujdesshëm të këtij aktiviteti.
    shiko se cfare behej ne albforum perpara asaj date ku na doli deklarata e pare edhe e vetme qe di une e BSH kunder kreditimit ne valute te ekonomise: http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.cgi?ubb=get_topic;f=19;t=000137;p=4&r=nfx


    te gjitha keto me bejne te mendoj se edhe ne , ne modestine tone , beme(ose ishte koicidence :confused: ) qe dicka te levizte .....edhe pse me rizultate jo shume te kenaqshme sepse gjerat qe nga ajo dite jane duke u perkeqesuar akoma me shume deri duke arritur shifra shume me te larta ,si kjo qe publikoj BSH ne shtator te 2005 per kete fenomen.

    duhet thene se ne kete "beteje" kemi patur edhe mbeshtetjen e Adriatikut te Biznesit qe me shkrimin e tij rreth ketij problemi ne ate gazete e ka bere kete problem ne djeni ne permassa me te medha sesa personat qe lecojne kete forum.

    objektivi eshte ......., qe hua-marresit SHQIPTAR te kene njohuri te plota permbi rrezikshmerine e marrjes se huase ne valute e te vihen pikat mire mbi "i" rreth rrezikut qe ka kjo forme financimi , ku pervec rreziqeve "klasike" te nje Borxhi ne monedhe kombetare , ti shtohet MIRE e QARTE edhe rrezikshmeria e kursit te kembimit. :shrug:

    mendoj se ne kete pike bankat e nivelit te dyte .....ne bashkepunim me Heshtjen e zoterinjeve te BSH nuk kane punuar mire (per motive qe dihen apo qe nuk dihen) ,e po krijojne nje precedent shume te RREZIKSHEM per ekonomine e per jeten sociale ne Shqiperi qe te kujton vitin '97.

    me kalimin e kohes le te shohim se kush ka te drejte .........shpresojme qe te gabohem edhe krizat financiare ne shqiperi te mos perseriten me.


    ambicjet jane qe kjo forme te kete permassa me te vogla sesa 80% i sotem ose nje dite te ndalohet plotesisht.


    te shikojme sesi do ti halli ne te ardhmen.

    persa i perket PBB nominale(te min.financave) e PBB korente (BSH) po perseris ate qe kam thene me siper : duhet ti drejtohesh atyre se cfare kuptojne si me njeren e me tjetren .
    emailet jane . :shrug:

    une per PBB i referohem ministrise se financave (qe ajo e quan GDP nominale edhe per vitin 2004 ma tregon qe eshte rreth 834 miliard lek te reja ).

    sa per Ridvan Boden nuk e kuptova "batuten" tende se jetoj jashte shqiperise edhe nuk i di gjerat qe thuhen rreth tij.

    sa per Variazionin e rendesise se politikes monetare ne periudha e cikle te ndryshme te ekonomise te nje vendi , ne fakultetet ekonomike ne itali jepet nje provim qe quhet historia ekonomike.
    besoj se behet edhe ne tirane .
    aty do te gjesh rendesine qe ka politika monetare ne faze te ndryshme ku me te rendesishmet jane vitet '29 deri ne ditet tona .

    nje burim i madhe informacioni eshte edhe internet.

    Jo anarkist sa humbet kohe duke "matur" njohurit e robve eshte mire ti hedhesh nje sy.

    sa per ofendimet qe u bekam une njerezve(qe kurr nuk jane me ate xmiren e keqe) kur shkruajne budalliqe ......ajo eshte ne proporcion me "Budallikun" qe shkruajne ata per lecuesin shqiptar , gjithmone ne baze te gjykimit tim (qe mund te jet edhe i gabuar).

    kur nje profesor universiteti ....qe eshte edhe nje person VIP na shkruan qe ekonomia shqiptare na varet nga dollari besoj se "ofezat" e mija jane te pakta ne krahasim me gafen e tij , e mbi te gjitha ne krahasim me konfuzionin qe mund te sjelli shkrimi i tij ne publikun shqiptar.

    ky eshte nje rast por ne kete tem ka plot te tilla te shkruajtur nga njerez te papergjeshem ...qe shkruajne vetem per te mbushur faqet e gazetes ose per haracet qe marrin.
     
  8. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Gjergj Erebara - 25/10/2005

    Asistenca teknike e FMN-së mund të marrë fund në nëntor

    Në nëntor, projektet e qeverisë për ulje taksash apo devijimet mbi axhendën e përcaktuar më parë (mosvendosja e TVSH-së për ndërtimin) do të përballen me shqyrtimin e bordit të drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar


    Në nëntor pritet që bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar të marrë vendim nëse do të hapë një program të ri asistence për Shqipërinë apo jo. Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se Shqipëria mund të kalojë në një fazë të re të marrëdhënieve me FMN-në, gjë që do të thotë se kontrolli strikt mbi Shqipërinë dhe asistenca teknike nga afër mund të marrin fund pas 14 vitesh.
    Marrëveshja aktuale mes Shqipërisë dhe FMN-së, e cila përfshinte ndihmë financiare prej 42,7 milionë dollarësh, filloi në qershor 2002 dhe përfundon në nëntor të këtij viti.
    Edhe në konferencën e fundit për shtyp të misionit të FMN-së në Tiranë u bë e qartë se në nëntor do të shihet nëse mes Shqipërisë dhe FMN-së do të ketë një marrëveshje të re apo jo. Ekspertë pranë qeverisë bëjnë të ditur se në fazën aktuale të zhvillimit të Shqipërisë, një marrëveshje e re asistence e drejtpërdrejtë nuk është më e domosdoshme. Shqipëria po jeton vitin e gjashtë me stabilitet të inflacionit, ndërsa parametrat buxhetore janë pothuajse të konsoliduara. Me një rritje potenciale të PBB-së prej 6%, dhe me deficit buxhetor në nivelin e 5%, asistenca teknike (kontrolli nga afër i të gjitha parametrave) nuk duket më e nevojshme, thonë eskpertët. Për më tepër, që nga viti 2002 Shqipëria ka dalë nga klasifikimi i vendeve në tranzicion, si dhe i ka humbur mundësitë për të marrë kredi me terma të zbutura. Gjatë muajve të fundit janë nënshkruar marrëveshjet e para të kredive me terma tregtare dhe, në këtë pikë roli i FMN-së, si garantues i aftësisë paguese të Shqipërisë përballë donatorëve të grupit të Bankës Botërore, nuk është më i nevojshëm.
    Shqipëria e filloi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 1991, kur vendi u anëtarësua në institucionet ndërkombëtare të Bretton Woods-it. Në vitin 1996, FMN-ja e ndërpreu misionin e vet në Shqipëri, pas mosmarrëveshjeve të forta me qeverinë për vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, si dhe ecurinë e dobët të bilancit buxhetor. Në fakt, shumë analistë ndërkombëtarë e kanë lidhur largimin e FMN-së në korrik 1996 me pritshmërinë për krizën që do të sillte rënia e skemave piramidale, si dhe me dëshirën e FMN-së për të mos qenë e pranishme në një katastrofë të tillë. Marrëdhëniet me FMN-së u rivendosën në fund të vitit 1997, me një plan të ri për arritjen e stabilitetit makroekonomik dhe zhillimit të vendit. Në fakt, nga prognoza e FMN-së e vitit 1998, shumica e treguesve, veçanërisht synimi për ta ulur deficitin tregtar, nuk janë realizuar ende.
    Prania e FMN-së në Shqipëri është parë shpesh me skepticizëm nga disa shqiptarë, kryesisht për shkak të ndikimit që solli lëvizja antiglobaliste në botë, veçanërisht si pasojë e karakterit ksenofob të shqiptarëve. Në vitin 2001 dhe 2002, media shqiptare botoi disa artikuj kundër qëndrimit të FMN-së ndaj Shqipërisë.
    Bashkëpunimi i ardhshëm
    Nëse Shqipëria nuk do të arrijë një marrëveshje për asistencë teknike me FMN-në në nëntor, atëherë parashikohet që fondi të vazhdojë t’i vëzhgojë zhvillimet në ekonominë shqiptare, por në mungesë të marrëveshjes, do ta ketë të vështirë të ndërhyjë në çdo aspekt të jetës ekonomike të vendit. Me largimin e FMN-së, ndoshta nga pikëpamja historike, mund të quhet e mbyllur historia e tranzicionit. Tani që vetëm dy kompani të sektorit strategjik mbeten nën pronësi shtetërore, dhe kur të ardhurat nga taksat sigurohen në masën 80% nga biznesi privat, ekonomia e kontrolluar nga shteti mund të quhet e tejkaluar tashmë.
    Zëvendësimi me BE-në
    Por ndërsa FMN-ja është pranë largimit, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit-Asociimit me Bashkimin Europian, që mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, do të sjellë në Tiranë një mision tjetër të kontrollit të stabilitetit makroekonomik. Edhe MSA parashikon shtrëngime monetare. Rregullat-bazë janë ulja e deficitit buxhetor në 3% të PBB-së, si dhe ruajtja e nivelit të borxhit publik të akumuluar në më pak se 60% të PBB-së. Ndërsa ulja e deficitit të 3% është një hap ende i largët, dhe jo i domosdoshëm për ekonominë shqiptare; borxhi publik është aktualisht rreth 45% e PBB-së, pra plotësisht brenda standardeve të BE-së. /pf/images/graemlins/tipsy.gif
     
  9. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    informoheni gjergjin se borxhi publik nuk eshte 45% te PBB-se.

    gafe e rende kjo .

    habiten... si nuk shkojne te informohen kur shkruajne.
     
  10. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    BONOT E THESARIT DHE PENGESAT E KREDIDHENIES

    Nga Genc Rama

    Kohet e fundit, ne shtypin e perditshem po trajtohen ceshtje te ndryshme financiare si psh: Bonot e Thesarit, sistemi bankar dhe maredheniet e tij me sektorin privat, Borxhi Publik, etj. Keto ceshtje kane qene objekt debatesh e diskutimesh nga Kontrolli i Shtetit ne Parlament, nga Banka e Shqiperise, nga Ministri i Financave, nga Dhoma e Tregetise. Pavaresisht nga kendveshtrimet politik, institucional, professional qe i behen ketyre problemeve, e rendesishme eshte qe keto ceshtje te jene objekt i vazhdueshem ballafaqimi e diskutimi, sepse, ceshtjet financiare dhe instrumentat financiar jane me kryesoret per zhvillim dhe pasurim te shtetit, institucioneve, bisneseve, personave.

    Edhe une, si njohes i sistemit bankar, pasi kam punuar ne te, deshiroj te shpreh mendimet e mia vetem ne nje kendveshtrim ligjor e professional.

    Bonot e Thesarit jane Letra me Vlere te emetuara nga Qeveria per mbulimin e deficitit buxhetor. Si te tilla ato duhet te tregetohen ne Tregun e Letrave me Vlere, ose si quhet ndryshe ne Burse. Ne Shqiperi eshte ne fuqi Ligji 8080 "Per Letrat me Vlere", i miratuar ne kohen e qeverisjes se PD-se dhe i ndryshuar e permiresuar ne kohen e qeverisjes se PS-se.

    Sipas ketij ligji Bursa e Tiranes fillimisht ishte departament i Bankes se Shqiperise, ku tregetoheshin edhe Bonot e Thesarit, por qe nga korriku 2003 doli shoqeri aksionere me aksioner te vetem Ministrine e Financave. Sipas ketij ligji deri me sot jane emetuar vetem dy lloj Letra me Vlere: Bonot e Privatizimit dhe Bonot e Thesarit. Por tregetimi i tyre nga Qeveria nuk eshte bere dhe nuk behet ne Tregun e Letrave me Vlere,(dmth ne Burse), por tregetohen ne tregje informal. Sikur privatizimi te kalonte jo ne tregun informal, ne Agjensine e Privatizimit, por ne Burse, Bonot e Privatizimit nuk do ishin kthyer ne "Letra me Vrime" dhe nuk do ishin gllaberuar nga Anglo-Adriatika por do t'i shnderonin zoteruesit e tyre ne aksionere nepermjet shitjes dhe ose rishitjes ne treg. Kjo gje do te bente qe edhe objektet shteterore te shitura, do te kishin cmime rritese, do te minimizohej korrupsioni dhe vjedhja e pasurise shteterore dhe do te ishin aktiv ne treg konform kerkesave te tij. Cdo veprim tregetimi ne Burse eshte transparent, i dukshem, i prekshem per kedo.

    E njejta gje duhet thene edhe per Bonot e Thesarit. Ato tregetohen ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse. Ministria e Financave, qe eshte Agjenti i Qeverise per emetimin e Bonove te Thesarit, ne vend qe t'i tregetoje ato ne Burse, e cila eshte edhe ne pronesi te saj, dhe ku tregetimi, pjesmarja ne te, do te jene te gjithanshme, transparente, i tregeton ne Banken e Shqiperise. Ne kete menyre artificialisht, eshte Qeveria qe nuk ka dashur te aktivizoje Bursen. Pa aktivizim te Burses nuk ka, nuk mund te kete dhe nuk do te kete zhvillim e perparim, sepse zhvillimi nuk behet me fjale por me para dhe ato aktivizohen ne Burse. Shqiperia eshte vend qe ka shume para. Parate jane pasuri personale e atij qe i zoteron por edhe pasuri kombetare e atij kombi ku investohen. Per fat te keq, parate e shqiptareve, sidomos emigranteve, nuk investohen ne Shqiperi sepse artificialisht dhe qellimisht Bursa nuk po aktivizohet, pra ato nuk jane pasuri kombetare. Vleresimin me te sakte per tregetimin e Bonove te Thesarit e ka bere perpara disa kohesh Departamenti i Shtetit i SHBA-se: Gjate gjithe periudhes se tregetimit te Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise, bleresit e tyre ne pjesen me te madhe kane qene Bankat e Nivelit te Dyte.

    Ne kendveshtrimin bankar, Bonot e Thesarit jane kredi me afat te shkurter qe Bankat i japin Qeverise. Meqenese ne kete drejtim Bankat e Nivelit te Dyte nuk kane risk, veprimet teknikisht jane te shpejta dhe pa burokraci, interesi qe ato perfitojne eshte shume me i larte se kredite qe japin per kliente, dhe ky veprim quhet kredidhenie kur ato raportojne ne Banken e Shqiperise, atehere eshte minimizuar shume kredidhenia ndaj sektorit privat dhe publikut. Pikerisht ky detaj financiar dhe bankar eshte shkaku kryesor i moskreditimit, qe ishte edhe objekt debati ne takimin e fundit midis Dhomes se Tregetise dhe Shoqates se Bankiereve, por ky detaj nuk u fiksua per tu permiresuar.

    Personalisht deri ne vitin 1996 kam qene shef krediti ne dy bankat shqiptare per degen e Tiranes. Kemi dhene nje numer te konsiderueshem kredish per individe dhe biznese, te gjitha ne kendveshtrim ligjor, institucional dhe profesional. Kur Presidenti i Raiffeisen Bank, pasi bleu Banken e Kursimeve, vec te tjerave deklaroi se, "Qe nga viti 1997 kjo banke nuk ka dhene kredi". Thenia e tij me pezmatoi pa mase sepse vetem ne vitet 1995-1996 ku kam qene shef krediti per banken e kursimeve Tirane, kemi dhene mbi 190 kredi per biznese dhe strehim. Pra tregetimi i Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse eshte shkaku kryesor i moskreditimit te sektorit privat e publik nga bankat e nivelit te dyte. Keto banka, ne blerjen e Bonove te Thesarit kane luajtur si Brokera,(dmth si ndermjetesa financiar me parate e te treteve) dhe jo si Dealera (dmth me parate e tyre). Licensimet si Broker apo Dealer i jep Komisioni i Letrave me Vlere dhe jo te gjitha bankat e nivelit te dyte gjate kesaj kohe kane qene te licensuara si Brokera. Ne kete menyre edhe fitimet e tyre nga Bonot e Thesarit jane informale gje qe normalisht duhet te jene objekt i tatimoreve. Por fatkeqesisht tatimoret njohin vetem bisneset e "qofteve dhe pilafit" dhe nuk dine te depertojne ligjerisht dhe profesionalisht ne te tilla drejtime. Une, ne nentor te 2004 i kerkova zyrtarisht z.Fullani qe Bonot e Thesarit t'i tregetoje ne Burse, por nga ana e tij nuk ka pasur reagim.

    Duke degjuar Edi Ramen por duke vleresuar gjithnje te kundertat e atyre qe thote ai, qeveria aktuale e PD-se, sipas mendimit tim, deri tani ka bere vetem nje gabim: nuk ka bere publike shumen e borxhit: sa eshte borxhi i qeverise dhe ky i ndare ne borxh i brendshem, Bonot e Thesarit dhe ne borxh i jashtem, kur do te shlyhet ky borxh dhe me sa perqindje interesi, cili ka qene destinacioni i ketij borxhi dhe a ka shkuar ne destinacion apo eshte bere "rrush e kumbulla" per celulare, badigarde, udhetime jashte shtetit, etj. Te gjithe duam transparence per borxhin e qeverise sepse do te jemi ne te gjithe qe do ta shlyejme , dhe, rruga me e mire per ta shlyer ate eshte Tregu i Kapitalit ose Bursa e Tiranes.

    *Anetar i Burses
    http://www.kohajone.com/lexo.php?id=42341
     
  11. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    kur nje njeri "profesional" qe ka punuar ne banke , qe eshte antar i burses se Tiranes , ku kerkon te behet edhe shit/blerja e borxhit te qeverise edhe ne fund nuk di sa eshte ky borxh , me thoni ju se cfare EPITETI ti veme ??

    une e kam nje ide..............
     
  12. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Qeveria shqiptare ka preferuar italianët, me ofertën prej 50 milionë eurosh, kundrejt një institucioni bullgar, me 65 milionë

    BIA shitet me skonto

    Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, sot këshilli i Capitalia S.p.a. do të japë “ok”-in për blerjen e BIA-s

    Altin Xhikneli

    TIRANË-Sanpaolo Imi zbarkon në Shqipëri. Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, banka torineze Sanpaolo Imi pritet të marrë në dorë çelësat e Bankës Italo-Shqiptare për 50 milionë euro. Kështu, këshilli i Capitalia S.p.a., i cili është aksioner me 40% të bankës shqiptare, pritet të mblidhet sot për t’i dhënë “ok”-in bankës italiane Sanpaolo Imi, me statusin preferencial për të finalizuar këtë operacion në harkun e një muaji, bën të ditur gazeta italiane. Capitalia zotëron 40% të aksioneve të BIA-s, ndërsa aksionerë të tjerë janë Ministria e Financave me 40% dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me 20%.
    Për kuotën e BERZH-it, grupi roman, i kryesuar nga Cesare Gerozi dhe i drejtuar nga Matteo Arpe, do të përdorë opsionin “call” (kontratë që i jep të drejtën parësore (por jo të detyruar) pronarit aktual që të blejë një shumë të caktuar aksionesh me një vlerë të caktuar në një kohë të caktuar) dhe, në një farë mënyre, nuk duhet të ketë probleme. Kështu, Sanpaolo Imi do të investojë rreth 50 milionë euro për blerjen e 100% të aksioneve të BIA-s, vlerë kjo e barabartë me trefishin e vlerës së aktiveve të saj, të cilat llogariten të jenë rreth 17,5 milionë euro. Këtu përfshihen filialet e BIA-s në Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, si dhe një fitim prej 5 milionë eurosh.
    Capitalia do të arkëtojë rreth 21 milionë euro, si rezultat i pjesëmarrjes në kapitalin neto aksioner me 7 milionë euro. “Fitorja e bankës torineze, ku administrator i deleguar është Alfonso Jozzo dhe drejtor i përgjithshëm Pietro Modiano, në realitet është avantazhuar pikërisht nga qeveria e Tiranës, duke rënë në ujdi me Capitalia S.p.a.,” shprehet “Il Mesagero”. Të tre aksionerët e Bankës Italo-Shqiptare janë këshilluar nga audituesi Rothschild, të cilit i kanë ardhur edhe tri oferta të tjera për blerjen e bankës, banka hungareze OTP, Banka Amerikane Shqiptare, si dhe një institut mjaft i madh bullgar. Ky i fundit, shprehet gazeta italiane, i mbështetur nga një grup financiar mjaft i fuqishëm, i cili po negocion blerjen e bankës së Sofjes, kishte vënë në “pjatë” rreth 65 milionë euro, por Ministria e Financave shqitare ka preferuar grupin italian, i cili, edhe pse ka ofruar më pak, shkak ka qenë konsolidimi i marrdhënieve ekonomiko-tregtare Shqipëri-Itali. Në Shqipëri e ushtrojnë aktiviteitin e tyre rreth 400 kompani. Këto janë kompani të mëdha e të vogla dhe kryesisht kanë aktivitete industrinë e këpucëve, si dhe atë të tekstileve, që shfrytëzojnë krahun e punës në Shqipëri, i cili është i lirë. Sanpaolo Imi është një “miqësi e vjetër” e qeverisë së Tiranës, shprehet “Il Messagero”, ku nëpërmjet Banka Imi ka marrë konsulencë për privatizimin e shumë sektorëve strategjikë. Sanpaolo Imi është banka e dytë që zbarkon në Shqipëri pas blerjes prej 5 milionë eurosh të Bankës Dardania nga Banka Popullore Pulieze. Por, sipas një artikulli të publikuar në fillim të shtatorit në gazetën e përditshme italiane “Il Sole 24 Ore”, BIA kushton rreth 100 milionë euro. Vlera prej 100 milionë i korrespondon 100 për qind të aksioneve, kështu që, sipas vlerësimit të bankës, 80 për qind e aksioneve vlejnë 80 milionë euro, aq sa është edhe çmimi që ofron banka San Paolo-IMI. Pavarësisht se në garë ishin edhe emra të tjerë të mëdhenj të financave botërore, si francezia Societe Generale, politika italiane dukej e vendosur për të ruajtur një prani të fortë në tregun shqiptar, pas largimit të Banca di Roma. Vetëm pak kohë më parë kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i deklaroi kryeministrit Berisha se do ta shqyrtonte personalisht procesin e privatizimit të BIA-s.

    Bilanci i BIA-s
    Banka Italo-Shqiptare ka një total aktivesh prej 185 milionë dollarësh, sipas të dhënave të fundit të prillit të këtij viti. Kapitali i saj aksioner është 19 milionë dollarë. Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti banka realizoi një fitim neto prej 2,17 milionë dollarësh, nga të cilat rreth 1 milion ishin të ardhura nga akvititeti dhe 1,17 milionë fitime të jashtëzakonshme. Të dhënat për katërmujorin e parë të këtij viti shprehin potencialitetin real të njërës prej bankave më të mëdha në Shqipëri.

    shekulli
     
  13. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    San paolo-Imi ofron 80 milion euro apo 50 milion euro z.Altin Xhikneli ??

    hmmm.................
     
  14. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Nuk ka me gabime, sepse biznesin duhet ta blini e ta lexoni, tashme eshte hequr mundesia e te lexuarit free online, ju kam thene ndonjehere se budallalleqet kushtojne shtrenjte. (bline gazeten biznesi)
     
  15. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nuk ka me gabime, sepse biznesin duhet ta blini e ta lexoni, tashme eshte hequr mundesia e te lexuarit free online, ju kam thene ndonjehere se budallalleqet kushtojne shtrenjte. (bline gazeten biznesi)

    [/ QUOTE ]
    Ja qe tashme nuk informohemi ashtu sic duhet!
    Nese ndonje nga arsyet ka qene dhe ky qendrim primitiv kundershtues ndaj nje gazete ekonomike (nuk keni lexuar Ekonomia) atehere le tu vije turp Leopardeve dhe sojit te tyre qe merreshin gjithe diten ne kete postim me faktin nese borxhi ishte 45 apo 60% ishte i brendshem apo i jashtem e te tjera si keto...
    Lexoni Titujt tani e tutje, e gjeni Budallalleqet tuaja
     
  16. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Ne fakt kritikat nuk i bejne keq Biznesit. Problem ka qene kur kritika jane shoqeruar me ofendime dhe rrahje gjoksi nga anetare qe dukshem kane demostruar qe nuk mund te jene kopetenete as lidhur me ekonomine as lidhur me gazetarine. Duke ditur qe nje pjese e mire e atyre qe shkruajne ketu jane studente (dmth gjate fazes se formimit) atyre akoma nuk u besohet se ekonomia nuk eshte shkence ekzakte.
    Fakti qe leximi i gazetes eshte me pagese nuk eshte bere qe te shese shtrenjte budallaliqe por per t'i shitur kete sherbim atyre qe vertet u nevojitet pasi sigurimi i ketij sherbimi nuk eshte se arrihet gratis.


    ps. Leopard, kane qene vete drejtuesit e bankes qe kane nxjerre shifra te ndryshme. U tha ne fillim se do te shitej per 80 milione euro, pastaj u tha se do te shitej 50 milione euro dhe ne fund u shit per 50 milion...jo euro por dollare. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  17. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    Kritikat nuk i bejne keq askujt, i kam shkruar dhe redaksise se ishte nje vendim i gabuar qe gazeta Biznesi te behej me pagese On-line, une per vehte lexoja rubriken e marketingut ne shqip, kurse tani me duhet ta lexoj ne anglisht dhe here - pas - here te hap "fjalorin", megjithate faleminderit se permiresoj dhe anglishten, per mendimimin tim gazetat ekonomike duhet gjejne nje menyre tjeter financimi, jo fitim nga shitja.
    Per me teper ne qofte se do te kisha dhe ca mundesi+, do te hapja nje gazete informuese ekonomik dhe ti jepja me teper fuqi web-sitit, vetem reklamat do te mjaftonin te nxirrnin shpenzimet e punonjesve. Nje tjeter mundesi financimi do te ishte ajo e reklamimit me ane te analizave te nje firme etj...
    Por jo te beja me pagese mundesin e leximit online, shume heret, shume gabim.
    Pershtypja ime eshte se ajo do te falimentoj ne qofte se do te vazhdoj kete rruge.
    Jo se sipermarresi nuk ka lek per ta mbajtur me humbje, por sepse dhe gazetareve do t'ju bjere interesi, do te ndjehen te pacmuar etj...
    Dhe ky vendim (te berit me pagese leximin online) eshte nje ide e gabuar.

    Ky eshte mendimi im personal.

    Të nderuar lexues artikulli që ju dëshironi të lexoni është me pagesë. Për ta lexuar artikullin ju duhet të abonoheni.
     
  18. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nuk ka me gabime, sepse biznesin duhet ta blini e ta lexoni, tashme eshte hequr mundesia e te lexuarit free online, ju kam thene ndonjehere se budallalleqet kushtojne shtrenjte. (bline gazeten biznesi)

    [/ QUOTE ]


    jam kurjoz te di sesa eshte rritur numri i gazetave te shitura qe nga data e mbylljes se lecimit on-line falas tek gazeta e vetme ekonomike ne shqiperi , "biznesi".

    nqs se ka patur rritje .......ateher kane bere shume mire qe e kane bllokuar.


    ata e botojne per te fituar e jo per ti bere favor robeve.
     
  19. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Ne fakt kritikat nuk i bejne keq Biznesit. Problem ka qene kur kritika jane shoqeruar me ofendime dhe rrahje gjoksi nga anetare qe dukshem kane demostruar qe nuk mund te jene kopetenete as lidhur me ekonomine as lidhur me gazetarine. Duke ditur qe nje pjese e mire e atyre qe shkruajne ketu jane studente (dmth gjate fazes se formimit) atyre akoma nuk u besohet se ekonomia nuk eshte shkence ekzakte.
    Fakti qe leximi i gazetes eshte me pagese nuk eshte bere qe te shese shtrenjte budallaliqe por per t'i shitur kete sherbim atyre qe vertet u nevojitet pasi sigurimi i ketij sherbimi nuk eshte se arrihet gratis.


    ps. Leopard, kane qene vete drejtuesit e bankes qe kane nxjerre shifra te ndryshme. U tha ne fillim se do te shitej per 80 milione euro, pastaj u tha se do te shitej 50 milione euro dhe ne fund u shit per 50 milion...jo euro por dollare. /pf/images/graemlins/wink.gif

    [/ QUOTE ]

    varja justifikimeve (kane qene vete drejtuesit e bankes qe kane nxjerre shifra te ndryshme) adriatik .....se me gafat tuaja jemi mesuar.

    por duke lecuar edhe bilancet e BIA-s ne vite http://www.bia.com.al/bilanci2004shqip.doc edhe nje student i "paformuar" do e kuptonte qe nuk vlente 100 milion euro ajo banke.

    per te mos folur per faktoret e tjere qe ja ulin vleren.

    ju si ekonomista te "formuar" tek Biznesi kete gje duhet ta dinit.



    nejse....... edhe kete "budallik" mbajeni me shendet /pf/images/graemlins/wink.gif .
     
  20. Jo anarkist

    Jo anarkist Primus registratum

    Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

    Hej o leopardo, a ju iku mreti apo e perzute... Nuk u mor vesh a ju ... a jo
     

Shpërndajeni këtë faqe