Franca ne flake

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Artin, 16 Dec 2018.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ka ca kohe qe Franca eshte ne flake, po behen protesta te medha. Si fillim shkaku ishte rritja e çmimit te naftes, por kjo ishte vetem shkendija e asaj qe ishte grumbulluar me kohe. Ekonomia dhe mireqenia bien vazhdimisht dhe tani po kerkohet doreheqja e presidentit, dalja nga BE etj.

    Po çfare ndodhi me francezet?

    Pasi gjendja ne qytetet franceze ndryshoi dhe u keqesua, francezet e pakenaqur në qytete, i joshën te largoheshin neper fshatra e zona te largeta, duke u vendosur taksa te lira. Keta mendjeshkurter menduan se ata qe i bene qytetet ashtu, do t'i linin te jetonin te kenaqur neper zona te tjera.

    Por pasi keta franceze u grumbulluan e u rehatuan neper zona te qeta e larg qyteteve te medha, atehere ua rriten taksat dhe tani nuk ia dalin dot më jetes. Tani s'dine se ku te shkojne, e jane hedhur ne protesta. Por nuk besoj se do te arrijne gje... protestat ose do te shtypen me dhune, ose do te vendoset ndonje president tjeter, i cili pasi te beje ca premtime te bukura e ca ndryshime kozmetike, jo thelbesore, do te vazhdoje te njejten rruge. Por qeveria edhe mund te terhiqet per momentin nga rritja e çmimeve/taksave dhe ta mbaje gjendjen terhiq e mos e keput.

    Evropa po bie, e falimentimi ka filluar nga jugu. Greqia, Italia, Spanja, Portugalia e tani Franca, kane kriza dhee probleme te medha ekonomike, e drejt kesaj rruge do te shkojne te gjitha.

    Italia po ben perpjekje per te shpetuar nga kriza, por nuk e di sa mund t'ia dale...

    [​IMG]
     
    Last edited: 16 Dec 2018
  2. snatch

    snatch Dictum Factum

    Ne i qajm hallin kalorsit pse i varen kembet..
     
  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Ata nuk jane ngritur kot, kane arsye te forta.
    Shqiperia eshte me keq se Franca, por ne e kemi gjetur zgjidhjen... e braktisim vendin dhe behemi te huaj
     

Shpërndajeni këtë faqe