Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

1. august31

august31 Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

nuk do te thote fare qe ka dicka qe nuk shkon, jo cdo prof doktor e ndjen veten ose eshte i afte te marre te tille angazhim, pastaj eshte edhe ceshtje qellimesh, jo domosdoshmerisht eshte maja e karrieres kjo.....Ka rendesi si jo , hajt te marrim nai Prof nga Biologjia ta bejme dekan ktu.

2. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Originally Posted By: Dimir

Per mua nuk eshte e rendesishme se kush mund te ishte dekan, por do te doja te ishte konkurence.
Realisht do te me pelqentet te ishte ndonje grua ne krye te fakultetit.
Pse jo.
Vasilikia Kume
Mimoza Kasimati

Kume edhe mund te merret ne konsiderate,po Kasimati???????? Nese do ishim ne spitalin nr.5 edhe mund te vihej ne ndonje post drejtues.

3. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Originally Posted By: august 31

nuk do te thote fare qe ka dicka qe nuk shkon, jo cdo prof doktor e ndjen veten ose eshte i afte te marre te tille angazhim, pastaj eshte edhe ceshtje qellimesh, jo domosdoshmerisht eshte maja e karrieres kjo.....Ka rendesi si jo , hajt te marrim nai Prof nga Biologjia ta bejme dekan ktu.

Dr.Prof Dhori Kule ka thene ne nje mbledhje nese ju keni marre graden Dr. Prof do te thote se ju mund te kryeni dhe detyra te cila nuk kane te bejne shume me profesionin tuaj.
Sigurisht duhet te kete patur parasysh se kete grade e kane te merituar!

4. ^^MIA^^

^^MIA^^ Forumium maestatis

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Dogma thua ti?? Ehua..

5. august31

august31 Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Originally Posted By: Dimir

Originally Posted By: august 31

nuk do te thote fare qe ka dicka qe nuk shkon, jo cdo prof doktor e ndjen veten ose eshte i afte te marre te tille angazhim, pastaj eshte edhe ceshtje qellimesh, jo domosdoshmerisht eshte maja e karrieres kjo.....Ka rendesi si jo , hajt te marrim nai Prof nga Biologjia ta bejme dekan ktu.

Dr.Prof Dhori Kule ka thene ne nje mbledhje nese ju keni marre graden Dr. Prof do te thote se ju mund te kryeni dhe detyra te cila nuk kane te bejne shume me profesionin tuaj.
Sigurisht duhet te kete patur parasysh se kete grade e kane te merituar!

qe nuk kane te bejne shume ndoshta jo qe skane te bejne fare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif une mendoj se kush e ka graden e ka te merituar, megjithese mund te qarkullojne zera te kunderta do e kene nga zilia

6. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Originally Posted By: LiPS

Dogma thua ti?? Ehua..

Nuk do ta quaja Dogme per kete arsye.
Rruga per te marre doktoraturen eshte e gjate, e lodhshme dhe kerkon shume pune.
Pra te besh nje liber (jo ta perkthesh ate) do shume pune dhe djerese. Duhet te studiosh te besh kerkime dhe te shtrydhesh trurin jo vetem nga ana profesionale.
Pra duhet te kesh punuar dhe studiuar shume.

Originally Posted By: august 31

Originally Posted By: Dimir

Originally Posted By: august 31

nuk do te thote fare qe ka dicka qe nuk shkon, jo cdo prof doktor e ndjen veten ose eshte i afte te marre te tille angazhim, pastaj eshte edhe ceshtje qellimesh, jo domosdoshmerisht eshte maja e karrieres kjo.....Ka rendesi si jo , hajt te marrim nai Prof nga Biologjia ta bejme dekan ktu.

Dr.Prof Dhori Kule ka thene ne nje mbledhje nese ju keni marre graden Dr. Prof do te thote se ju mund te kryeni dhe detyra te cila nuk kane te bejne shume me profesionin tuaj.
Sigurisht duhet te kete patur parasysh se kete grade e kane te merituar!

qe nuk kane te bejne shume ndoshta jo qe skane te bejne fare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif une mendoj se kush e ka graden e ka te merituar, megjithese mund te qarkullojne zera te kunderta do e kene nga zilia

Une mund te them qe CV e pedagogeve shqiptare jane shume te varfera. Flas per pedagoget e rinj kryesisht pasi ato te vjetrit i ka shtrydhur mire sistemi, kane punuar neper fabrika e uzina kane patur qindra persona nen vartesi. Por per ca Dr.Prof te them te drejten nuk kam shume respekt. Ata kane shfrytezuar ca pika te dobta te sistemit dhe jane bere me grada.
Mund te them (me te degjuar) se ne vendet perendimore nuk mund te gjesh Dr.Prof qe nuk i ka kaluar te pakten te 45-tat. Ndersa ketu ke lloj lloj variantesh.

7. eddie01

eddie01 Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

shikoni...
ideja ketu eshte qe nuk ka arsye te vihet ne krye te fakultetit te ekonomise nje pedagog i matematikes...
aq me teper Omer Stringa qe nuk merret vesh se ku do te dali kur fillon e flet...
per te mos folur pastaj per absurditetin e nje kandidati te vetem...?!

8. august31

august31 Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

jam dakort me ty dimir, ne fakt kur po flisja me lart nuk i llogarita fare te rinjte, doktorat, nuk them mund te kete edhe te zote vertet, por doktoratura duhet te jete nje punim shume cilesor dhe mosha e re te jep kufizime ne kete aspekt, por kta jane me parimin he se i maroj shpejt e shpejt te gjitha po punet e mira bohen kadal kadal...nejse sa per prof omerin qe eshte i zoti e dine te gjithe se eshte vertet, por nuk e di pse do te me pelqente dikush tjeter ne kete post.

9. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Duket se tashme eshte vendosur se Dekan i Fakultetit Ekonomik eshte Omer Stringa.
Te shpresojme se do te mund te udheheq kete fakultet, por nese nuk do te mundet si do te vej halli?!
Neser zgjedhje!
Votoni ke te doni une e kam bere zgjedhjen time.

10. Dirrtygirl

Dirrtygirl Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Mendimi im eshte:
Prof. Dr. Omer Stringa eshte nje zgjedhje shume e mire per dekan te fak. ekon. Merita e tij per te qene dekan i fakultetit eshte e mbeshtetur sps: ai eshte nje njeri profesionist, i lidhur gjithe jeten me kte fakultet, eshte eksperienca e 2te e tij per te qene dekan, i kompletuar ne aspektin drejtues, mesimdhenes, njerezor (tolerant, qytetar, shume intelektual). I testuar edhe nga profesore te huaj per njohurite & pergatitjen e tij ne fushen e matematikes.
Prandaj mendoj se zgjidhja e tij si dekan i fakultetit eko, me konsensus, dhe pa kandidate te tjere, eshte me e pershtatshme.

11. august31

august31 Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

i uroj pune te mbare dekanit...

12. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Mesimi u shty nje jave per aresyse sepse departamentet nuk e kishin ndare mendjen se si do te ndaheshin lendet per manaxheret dhe marekteret e ardhshem, keshtu qe shkollen e shtyne dhe nje jave. Sikur kjo te mos mjaftonte te henen qe fillonte simestri i dyte nuk kishte orar, e kishin hequr fare.
Asnje lajmerim se cfare do te behej vetem kaos kishte neper fakultet.
Po ti shtonim dhe studentet qe kishin ardhur per te marre notat te cilat po benin muajin dhe nuk po dilin ishte e mjaftueshme per te thene se aty eshte bere nje lesh arapi.

Ja ky eshte Fakulteti Ekonomik sot!
Mesojme planifikim, strategji, manaxhim, finance dhe gjithe ato gjera dhe vete fakulteti eshte pa plan, pa strategji, i keqmanaxhuar dhe financiarisht i dobet.

Ngjan si ato batutat: Bej si them une, por mos bej si bej une!

13. philly_fier

philly_fier Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Fakulteti Ekonomik eshte fakulteti me kaos qe kam pare. Kam vajtur atje per 4 vjet dhe nuk dinte njeri se ca behej.
Omer Stringa ka qene petagogu im per dy vjet, eshte nje nga njerezit me te zgjuar qe kam pare ndonjehere, vetem qe he didnt care for his job.

14. ezhderha

ezhderha Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Jashte Teme!
Ju lutem tregohuni i pergjegjshem!

15. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Marre nga Gazeta TEMA

Universitetet, nën kthetrat e Pollos
Nga Rildo Ngjela

I ngarkuari i UNESCO-s për të Drejtën për Arsim, Prof. Dr. Jan De Groof, ka kritikuar ashpër ligjin e arsimit të lartë dhe funksionimin e tij, i cili, sipas tij, ka kontradikta të rënda me Kushtetutën. De Groof shprehet se ende universitetet shqiptare nuk kanë autonomi, pavarësisht se në ligj thuhet se janë autonome.

“Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë, pika e tretë e programit elektoral të presidentit aktual francez, Nikola Sarkozi, ka qenë autonomia universitare, ndërsa qeveria aktuale shqiptare ka pasur “Shqipëria, 1 euro” dhe autonomia e universiteteve është nga pikat e saj të fundit”, - tha Groof.

Në konferencën e djeshme me temë “Sfida për nxitjen e politikave dhe praktikave të sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë”, ku merrnin pjesë personalitete të larta të botës akademike shqiptare dhe ndërkombëtare, u trajtuan problemet e ligjit të arsimit të lartë.

Sipas të ngarkuarit të UNESCO-s për të Drejtën për Arsim, Prof. Dr. Jan De Groof, ka ndryshime rrënjësore pozitive në sistemin arsimor shqiptar. “Shqipëria u bashkua me grupin e Bolonjës në vitin 2003. Ka ndryshime shumë pozitive në legjislacionin përkatës. Megjithatë, ka një pyetje që qëndron akoma, parë nga këndvështrime të ndryshme. Pyetja është se, nëse ky legjislacion është në të njëjtën linjë me procesin e Bolonjës dhe me disa principe demokratike si autonomia dhe përgjegjësia, pra, duke iu referuar përgjegjësisë brenda akademisë universitare”, - tha ai.

De Groof shprehet se qeveria, parlamenti dhe veçanërisht Ministria e Arsimit duhet t’i marrin më seriozisht problemet e arsimit, sidomos të universiteteve.

“Konkluzioni ynë është se ka ende vend për përmirësim. Kjo nuk do të thotë se ne nuk i vlerësojmë përpjekjet, por ka nevojë për t’i marrë më seriozisht problemet e arsimit të lartë, që është një nga gurët e themelit për zhvillimin e shoqërisë në këtë rajon. Kjo është një përgjegjësi e lartë e universiteteve, parlamentit dhe qeverisë shqiptare”, - shton ai.

Në analizën që De Groof i ka bërë ligjit shqiptar të arsimit të lartë, ai thekson se gjërat janë bërë për të favorizuar universitetet private. “Duket sikur ky ligj favorizon universitetet private”, - tha De Groof.

Ai thotë se agjencitë e akreditimit, të cilat duhet të përcaktojnë ekzistencën e universiteteve private në tregun shqiptar dhe kushtet që ato plotësojnë, thuajse nuk ekzistojnë.

KALSH

“Për sa i përket KALSH, nga njëra anë Ministria e Arsimit nëpërmjet ligjit të arsimit të lartë i jep autonomi të plotë universiteteve dhe nga ana tjetër i mohon fondet. Sipas këtij ligji, të miratuar në parlament, KALSH është Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Anëtarët e këshillit emërohen nga ministri i Arsimit. Përderisa këta këshilltarë emërohen nga ministri, atëherë kjo tregon që ministri është këshilltar i vetvetes”, - tha De Groof.

Gjithashtu, i ngarkuari i UNESCO-s shprehet se ministri i Arsimit kudo nëpër botë është një shërbyes publik, por mendja e ministrit nuk është mendja më e mirë dhe për këtë ai duhet të këshillohet për çdo gjë me trupën akademike.

Në KALSH nuk jep mendime asnjë rektor. Në atë këshill japin mendime dhe sugjerime vetëm ata që ishin kandidatë për dekanë dhe rektorë në universitetet publike, por që humbën në zgjedhje. Rektorët e të gjitha universiteteve publike të vendit i kanë parë të gjitha aktet dhe kërkojnë që ato të ndryshojnë.

Bllokimi i doktoraturave

Sipas Groof, doktoraturat dhe masterat duhet t’i ketë në menaxhim vetëm universiteti dhe jo Ministria e Arsimit, sepse ata i përkasin botës akademike.

“Ministria dhe qeveria duhet të merren vetëm me strategjinë e arsimit. S’ka punë ministri të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për doktoraturë”, - u shpreh ai. Afro 500 vetë që po ndiqnin studimet e doktoraturës në vendin tonë nuk do ta marrin këtë titull. Shkak është bërë një udhëzim i Ministrisë se Arsimit, i cili bllokon mbrojtjen e disertacioneve. Muajin që kaloi, pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë i kanë dërguar edhe peticion kryeministrit, Sali Berisha, ku kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi, i cili, sipas tyre, ka qëllim bllokues. Vendimi i MASH urdhëron universitetet që të mos pranojnë asnjë disertacion të atyre doktorantëve që e dorëzojnë pas daljes së udhëzimit. Ky i fundit daton në mes të muajit prill. Në atë kohë, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, u shpreh se nisur nga ky udhëzim, universiteti është i detyruar të mos pranojë asnjë punim të atyre që mbrojnë doktoraturën aktualisht. “Nuk janë pak, por afro 500 vetë, pjesa më e madhe e tyre të angazhuar si pedagogë apo në pritje për t’u punësuar në universitete”, - tha Kule. Ai shtoi se “kryesisht, ata që janë në pritje për t’i punësuar si pedagogë, janë mjaft të shqetësuar për këtë vendim të Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë anulimin e tij”. Rektori i UT sqaron se, sipas ligjit të arsimit të lartë, neni 85, duhet që doktoraturat të vazhdonin me procedurat e mëparshme. “Ka dalë një akt nënligjor që e kapërcen ligjin dhe që i bllokon doktoraturat në të gjitha universitetet publike dhe jopublike”, - u shpreh ai. Është krijuar një shqetësim i madh për sa iu përket procedurave dhe kritereve të reja, të dala nga Ministria e Arsimit për ata që duan të ndjekin studimet për doktoraturë dhe aq më tepër për ata që tashmë janë në proces të marrjes së këtij titulli shkencor. “Ne kemi pedagogë që janë të interesuar për të ndjekur studimet doktoraturale, por që frenohen, duke bërë që ne të mbetemi pa stafe të kualifikuara”, - tha Kule.

Ministria e Arsimit ka miratuar masterat dhe doktoraturat e reja për vitin akademik 2008-2009. Në bazë të udhëzimit të ri që është publikuar nga ky dikaster, programi i studimit të doktoratës ka në bazë të tij kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur. Po kështu, përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara. “Për t’u pranuar në doktoratë (titulli Dr.), kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to”, - thuhet në udhëzimin e MASH. Udhëzim ky që është hedhur menjëherë poshtë nga i Ngarkuari i UNESCO-s për të Drejtën në Arsim, Prof. Dr. Jan De Groof, i cili shpjegon se nuk ka të drejtë askush dhe as ministri që të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojnë doktorantët.

Doktoratura zgjat tre vjet dhe kriteret e pranimit në mënyrë të detajuar do të miratohen nga universitetet tashmë që ka dalë udhëzimi i ri i ministrisë. Disa degë me karakter specifik do të kenë edhe kritere të veçanta për studimet e doktoraturës. Sipas udhëzimit, programet e studimeve specializuese afatgjata janë profesionalisht të orientuara dhe ofrojnë njohuri për profesione specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë, drejtësisë, etj. Me ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, janë bërë edhe një sërë ndryshimesh të tjera në mënyrën e funksionit të universiteteve. Përshtatja e tyre me Bolonjën e ka komplikuar gjendjen universitare, pasi është thuajse e pamundur për to, kalimi nga sistemi i vjetër në të riun, në kushtet e mungesës së infrastrukturës, kurrikulës dhe stafeve të kualifikuara.

Pranimet në universitete

Sipas ligjit të arsimit të lartë, pika 2 e nenit 33 thotë se kuotat e pranimit në universitetet publike duhet të miratohen nga qeveria.

“Kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për ciklin e parë të studimeve, miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës formulon propozimin e saj pas konsultimit me institucionet publike të arsimit të lartë dhe rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës”, - thuhet në pikën 2 të nenit 33. De Groof e ka kundërshtuar këtë pikë, duke thënë se, “për sa i përket të drejtave për arsim, Këshilli i Ministrave nuk ka pse të miratojë kuotat e pranimit në universitete, ndërkohë që në të gjithë botën kjo është e drejtë ekskluzive e universiteteve”.

Çelja dhe mbyllja e universiteteve

Sipas pikës 1 të nenit 41 të ligjit të arsimit të lartë është qeveria dhe Ministria e Arsimit që ka të drejtën e mbylljes apo të hapjes së një universiteti. Ndërkohë, sipas De Groof, nuk është detyra e qeverisë, e ministrisë apo e ndonjë organi tjetër shtetëror që të hapë apo të mbyllë universitete. “Kjo bëhet në varësi të tregut që ka vendi. Problemet, për të cilat duhet të shqetësohet qeveria, janë diplomat, pra sa njihen ato në Evropë. Kreditet e degëve përkatëse, sa ekuivalentohen? Mund të themi që s’njihen fare”, -thotë ai.

Pezullimi i rektorit

Edhe për tri pikat kryesore në nenin 64 të ligjit të arsimit të lartë, De Groof u shpreh se janë qesharake. “Sidomos pika tre, e cila përcakton pezullimin e rektorit, është qesharake. Terminologjia lindore e përdorur dhe momenti, për të cilin flet ligji, s’është real. Nëse janë zhvilluar zgjedhje të lira, kemi zgjedhur një akademik, pra nuk po flasim për një njeri dosido. Ajo cenon moralin e akademikut dhe ul besueshmërinë te publiku”, - tha ai. Këto pika flasin për kontrollin që MASH iu bën universiteteve, veçanërisht rektorit, i cili, po u kap me shkelje, do të pezullohet dhe më pas shkarkohet

16. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Rihapet Sistemi Pat-Time ne disa Universitete dhe Fakultete.
Universiteti i Tiranes
Fakulteti i Drejtesise 400 vende.
Fakulteti Ekonomik pa limit.....

Universisteti Politeknik
Studime ne Distance ne disa dege.
Etj.....

Nuk e kuptoj, ne FE ekonomik pedagoget me teper nuk bejne mesim se bejne.
Qahen per mungese stafi pedagogesh! Nje pjese e mire e tyre vijne e tregojne perralla! Jane totalisht te paafte.! Dhe tani kerkojne studente te rinj ne sistemin part-time te cileve u marrin kestin e pare nje shume 700 euro dhe vitin e dyte te shkojne ta vazhdojne ne KAMZE.

Biznes apo zhvatje!?

17. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Fakulteti Ekonomik dhe sistemi i arsimit te larte ne shqiperi nuk ka ndermend te reformohet.....

18. dimir

dimir Forumium praecox

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diten e Hene Ora 11 prane Fakultetit te Ekonomise do te organizohet mbledhja e studenteve te ketij fakultetit per te kerkuar me teper transparence per provimet, te shikohet vendimi per Vjeshten e Vogel dhe Stazhin, duke qene se mbetja stazh e studenteve kryesisht te vitit te 3 - mund te preken nga shtimi i provimeve per arsye ndryshimeve te programit.

Gjithashtu eshte per tu theksuar se ne kete "Proteste" do te kerkohet qe te vihet ne jete nje marreveshje e bere me date 5 Korrik 2008 ku thuhet:

Permbajtja e Marreveshjes......
Marre nga Gazeta Shqiptare........

Nga kjo marreveshje mund te preken pedagoget e Kontabilitetit, Matematikes dhe ndonje tjeter, eshte per tu vene re se provimi i kontabilitetit eshte bojkotuar nga shumica e studenteve.
Ne provimin "Parimet e kontabilititet", "Kontabilitet Drejtimi" ejt....

Pedagogët që ngelin studentët në masë, rrezikojnë të dalin jashtë loje. Profesorët e Universitetit të Tiranës, kanë bërë një marrëveshje me njeri-tjetrin, që për mësimdhënësit e “tmerrshëm” të ketë masa ndëshkuese, duku iu hequr të drejtën e lëndës ose duke ua zëvendësuar atë me një tjetër lëndë më të lehtë. Dekani i fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, gjatë mbledhjes së djeshme të senatit të UT-së, ka sqaruar se kjo gjë bëhet për t’u dhënë fund monopoleve mbi një lëndë të caktuar. Ndërkohë, që po gjatë mbledhjes së djeshme, është deklaruar se në Universitetin e Tiranës do të ketë degë të hapura vetëm te Ekonomiku dhe Shkencat e Natyrës, Biologjia, dhe këto vetëm për sistemin part-time.
PEDAGOGET E TMERRSHEM
Karta e Bolonjës rrezikon t’i nxjerrë jashtë tregut të universiteteve. Profesorët e Universitetit të Tiranës, kanë bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin, për të cilën kanë marrë edhe miratimin e rektorit të UT-së, Dhori Kule, për të marrë masa ndaj pedagogëve që ngelin në masë studentët. “Këtyre pedagogëve do t’u hiqet lënda që ata japin, ose ajo do t’u zëvendësohet me një lëndë tjetër më të lehtë, - ka deklaruar dekani i Filologjikut, Shezai Rrokaj. – Kjo bëhet për t’u dhënë fund monopoleve që disa pedagogë kanë krijuar mbi lëndë të caktuara”. Në mjaft universite ka një kategori pedagogësh, që nga studentët etiketohen si të “tmerrshëm”, të cilët, jo vetëm ngelin në masë të rinjtë, por edhe i zvarrisin ata me vite të tëra, duke bërë që koha e diplomimit të tyre të zgjasë pambarimisht. Duket se ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm titullarët e fakuleteve, por edhe kolegët e tyre, të cilët janë bashkuar për t’i “ndëshkuar”, ata pedagogë që i kanë notat kaluese me shumë kursim dhe i torturojnë studentët. Këta pedagogë tashmë rrezikojnë të humbasin lëndën dhe pse jo, edhe të dalin jashtë tregut të punës. Marrëveshja e pedagogëve ndaj kolegëve të tyre është bërë e ditur gjatë mbledhjes së djeshme të senatit të Universitetit të Tiranës. Në këtë mbledhje, krerët e fakulteteve të UT-së, kanë deklaruar se kanë bërë gati kurrikulat e reja për ciklin e dytë të studimeve dhe studimet MASTER, kurrikula, të cilat janë në përputhje me tregut evropian të punës

19. studenti-dr

studenti-dr Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

mirdita te gjitheve!jam futur pak si pa lidhje tek tema juaj,por po beja nje search ne google dhe po kerkoja informacion per Bardhyl Ceku,dhe lexova disa fjali ku permendej emri i tij ne kete teme.
un jam nje student i universiteti te durresit,ku ceku ka ardhe me shpate ne dore dekan i ketij fakulteti.nese mund te me adresoni ne ndonje teme ku flitet per te dhe per arsyet perse e perzune nga UT do ju isha mirenjohes!?
kemi shum probleme ne uni me ket lloj prototipi te formes etike.

20. studenti-dr

studenti-dr Primus registratum

Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

mirdita te gjitheve!jam futur pak si pa lidhje tek tema juaj,por po beja nje search ne google dhe po kerkoja informacion per Bardhyl Ceku,dhe lexova disa fjali ku permendej emri i tij ne kete teme.
un jam nje student i universiteti te durresit,ku ceku ka ardhe me shpate ne dore dekan i ketij fakulteti.nese mund te me adresoni ne ndonje teme ku flitet per te dhe per arsyet perse e perzune nga UT do ju isha mirenjohes!?
kemi shum probleme ne uni me ket lloj prototipi te formes etike.

Shpërndajeni këtë faqe