Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga dimir, 19 Jul 2006.

  1. dimir

    dimir Forumium praecox

    Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Faktikisht problematikat e madha qe kane Universitetet Shqiptare vijne nga mungesa e reformave, ketu marre shkas dhe nga nje shkrim tek nje nga temat e seksionit ekonomia ku njeri nga anetaret e Albforumit tha se mesimi behet me libra Amerikan dhe provimet ne modelin Rus.
    Fakulteti i Ekonomise eshte fakulteti i cili ka numrin me te madh te studenteve. Ne sistemin e dites futen rreth 1200 studente çdo vit, ndersa ne sistemin Part-Time rreth 800 te tjere.
    Ndihet nje mospershtatje e madhe ndermjet kerkeses se tregut dhe asaj qe ofrojne Universitetet Shqiptare. Studentet mbarojne Studimet Universitare dhe mepas ju duhet shume pune dhe shume me teper mundim per t'ju pershatur Ekonomise se Tregut. Kjo vihet re pothuajse ne te gjitha Fakultetet kryesisht ne Fakultetet e Universitetit Politeknik, por kur kjo ndodhe dhe ne Fakultetin e Ekonomise i cili duhet te ishte me afer tregut, duhet te ishte drejtuesi i tregut dhe jo ndjekes i verbuar i tij.
    Qe fakultetet duhen reformuar si nga stafi dhe literatura mua me duket se eshte nje domosdoshmeri dhe urgjente, por shtrohet pyetja Si?
    Do te ju isha mirenjohes te diskutonim dhe mundesisht studentet dhe ato qe kane mbaruar Universitetin si ne Shqiperi dhe Jashte tij te na sillnin shembuj dhe arsyetime per pikat e forta dhe te dobta.
    Ju faleminderit.
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Aktualisht mesimi atje behet me libra shqiptare,pjesa me e madhe e te cileve jane keqperkthime te librave amerikane, franceze, italiane, etj (ne varesi e gjuhes qe njeh pedagogu perkates i lendes), ndersa per provimet ka filluar te perdoret ne mase testi.
    Çdo pedagog titullar i nje lende e ben vete programin mesimor te lendes, zgjedh tekstet dhe percakton menyren e vleresimit, kjo miratohet nga Departamenti dhe nga Keshilli i Fakultetit. Por eshte e drejta e pedagogut te zgjedhe menyren e vleresimit (provimit).

    Eshte e qarte qe nuk ka nje recete fikse per te ndryshuar kete situate, por gjeja e pare qe duhet te behet eshte te shtohet praktika e detyruar mesimore. Me programin e ri qe u fut kete vit (studentet qe mbaruan vitin e pare) diploma eshte 3 vjet e gjysem + gjysem viti praktike.
    Nderkohe une mendoj se studentet duhet ta kene te detyruar nje muaj praktike cdo vit, te aplikojne vete dhe te gjejne vete se ku.
     
  3. dimir

    dimir Forumium praecox

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Ujku81, eshte e vertete kjo qe shkruan, praktika eshte shume larg me studentin, por pyetja ime eshte se si mund te reformohens Universitetet ne shqiperi, duke filluar nga Fakulteti i Ekonomise pasi atje mund te fillohet duke patur parasysh kapacitetet dhe mundesite qe ofrohen nga numri i madh i studenteve dhe kapacitetet Intelektuale qe mund te gjinden ne kete Fakultet.
     
  4. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Varet ca quan ti me reforme. Nese e ke fjalen per kurrikulat dhe sistemin e vleresimit, ai mund te reformohet dhe ka nisur (duan ta pershtasin me karten e Bolonjes).
    Nese e ke fjalen per cilesine e procesit te mesimdhenies ajo varet:

    1. Nga kushtet dhe mundesite qe ka Fakulteti per ambiente, laboratore, biblioteke, etj qe lidhen shume me anen financiare (dhe ketu hyn autonomia dhe pyetja pse jo me pagese shkolla publike).

    2. Praktika, qe mendoj se eshte hapi i pare qe duhet te behet per te cilen ka hapesira per ti angazhuar realisht studentet.

    3. Kerkimi shkencor, qe do te thote qe duhet ndertuar nje strukture brenda fakultetit qe te aplikoje per projekte dhe qe te ofroje cilesi dhe kosto. Kjo eshte pak e veshtire sepse ka brenda konflikt interesash (pedagoget e bejne vete kete pune individualisht pa e futur fakultetin ne mes), dhe gjithashtu kerkon tjeter mentalitet nga ky brez qe eshte tani.

    4. Rifreskimi i stafit, qe vlen per te gjitha fakultetet dhe qe eshte nje proces qe zgjat. Po te marr shembull vetem FE, po te pyesesh studentet per preferencat qe kane per pedagoget, do te vesh re qe pedagoget e rinj jane me te preferuar. Personalisht i njoh pothuajse te gjithe (te pakten tek Financa ku kam studiuar) dhe jane ne nivel goxha te larte (disa prej tyre shkruajne dhe ketu ne AF) /pf/images/graemlins/smile.gif.

    Keshtu lal, per fakultetin mund te flasim gjithe diten, por gjerat nuk jane aq te thjeshta.
     
  5. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    FAKTI I REFORMAVE DUHET TRAJTUAR ME GJERESISHT DHE NE TE

    NJEJTEN KOHE DUHET QE I GJITHE FAKULTETI , STUDENTET ,

    PEDAGOGET ETJ ,TE JENE TE PREDISPOZUAR QE TE BEJNE DICKA PER TE
    GJITHE ATA QE DUAN TE STUDIJNE NE FAKULTETIN E EKONOMISE DHE NJE NIVEL AKADEMIK TE NJE NIVELI MINIMALISHT NDERKOMBETAR.

    NUK ME DUKET FRYTDHENESE NJE METODE LEKSIONI KU PROFESORI

    VENDOS NJE PROJEKTOR NE MESIN E SALLES DHE VETEM LEXON ATO

    CFARE KA FOTOKOPJUAR NE SLIDE, UNE NUK E QUAJ LEKSION , KJO ORE MESIMI MUND TE QUHET NE KUPTIMIN E MIREFILLTE LEXIM OSE RILEXIM .

    PROFESORE TE TILLE NUK DUHET TE KISHIN MARRE TITUJT "Prof.Dr"
    SEPSE NUK I MERITOJNE.

    BESOJ SE KENI TE NJEJTIN MENDIM.
     
    lixhu likes this.
  6. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Te heqin Maqon e Matematikes! :-D

    Si shpjegohet fakti qe nder nje mije vete qe hyjne psh ne vit te pare , kalon per vjeshte 990 studente?
    Shto te gjithe ato qe jane ne vit te dyte ,trete ,katert?
    Nuk esht normale...!
     
  7. pompa

    pompa Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    3. Kerkimi shkencor, qe do te thote qe duhet ndertuar nje strukture brenda fakultetit qe te aplikoje per projekte dhe qe te ofroje cilesi dhe kosto. Kjo eshte pak e veshtire sepse ka brenda konflikt interesash (pedagoget e bejne vete kete pune individualisht pa e futur fakultetin ne mes), dhe gjithashtu kerkon tjeter mentalitet nga ky brez qe eshte tani.

    4. Rifreskimi i stafit, qe vlen per te gjitha fakultetet dhe qe eshte nje proces qe zgjat. Po te marr shembull vetem FE, po te pyesesh studentet per preferencat qe kane per pedagoget, do te vesh re qe pedagoget e rinj jane me te preferuar. Personalisht i njoh pothuajse te gjithe (te pakten tek Financa ku kam studiuar) dhe jane ne nivel goxha te larte (disa prej tyre shkruajne dhe ketu ne AF) /pf/images/graemlins/smile.gif

    [/ QUOTE ]

    1 - Sa per kerkimin shkencor, ke idene e gabuar. Kerkimi shkencor nuk ka te beje me berjen e projekteve me cilesi dhe kosto. Berja e projekteve me cilesi dhe kosto eshte qellimi i bizneseve. Kerkimi shkencor ka te beje me studimin dhe eksperimentimin e temave kontemporare shkencore...

    2 - Rifreskimi i profesoreve...Kjo eshte komplet e pa zbatueshme praktikisht dhe gabim ideologjikisht. Profesoret quhen profesore sepse krijojne nje karriere ne universitet, bejne mesimdhenie, kerkime shkencore, botojne studime e libra, krijojne kontakte te shumta akademike me universitetet dhe pedagoget ne universitete te tjera brenda dhe jashte vendit. Nuk mund ti besh rotacion profesoreve ti sepse do pedagoge te rinj. Pedagoget e rinj preferohen me shume sepse pergjithesisht jane me te pasigurte ne mesimdhenien e tyre dhe i japin notat me lehte. Pedagoget e rinj ....do behen dhe ata te vjeter pas 5 apo 10 vjetesh..;)

    Ajo qe mund te ngrinte nivelin e mesimdhenies eshte shkembimi i profesoreve me universitetet e huaja, profesoret tane shkojne ne universitete te huaja per disa kohe dhe e mire do ishte qe profesoret e huaj te vinin e te jepnin mesim ne shqiperi per nje vit apo nje simester...

    Nderkohe, autonomia e universiteteve eshte nje problem qe ekziston vetem ne shqiperi ku kryeministri do qe te kete te drejten te punesoje/pushoje nga puna keto qe do, ne cfaredolloj shtrese te organizmit publik, si te thuash mbeturine nga e kaluara jone feudale-komuniste.

    Universitetet duhet qe ose te marrin financime te mjaftueshme nga qeveria ose te kene mundesi te gjenerojne te ardhura vete. Nuk eshte puna vetem tek pagesa e pedagogeve, por me shume tek krijimi i ambienteve dhe bazes materiale per te inkurajuar studimin.
     
  8. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    AMAN SE PROFESORET E EKONOMIKUT

    TE GJITHE TE PAKTEN KANE BERE TAKIME JASHTE DHE SHKEMBIME EXPERIENCASH POR NUK JANE REALISTE DHE IU DUKET QE SKANE ME PER TE MESUAR SI PER VETEN E TYRE ASHTU EDHE CFARE MUND TI JAPIN STUDENTIT.

    NDERSA JASHTE ESHTE KUNDERTA , PROFESORET LODHEN ME VITE PER TE BERE KARRIERE , TE MARRIN TITUJ SHKENCORE QE ESHTE KOMPLET E KUNDERTA E PROFESOREVE SHQIPTARE.
     
  9. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    ATIJ MI SHOQE I KANE RENE PAK KRAHET ( I KANE HEQUR SHUME KOMPETENCA),

    PASI U VU NE PUSHTET PD,

    SE KISHE PER TE PARE TI QE MOS TE KALONTE ASNJE AI.

    TIPIK KOMUNIST
    /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
     
  10. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    1 - Sa per kerkimin shkencor, ke idene e gabuar. Kerkimi shkencor nuk ka te beje me berjen e projekteve me cilesi dhe kosto. Berja e projekteve me cilesi dhe kosto eshte qellimi i bizneseve. Kerkimi shkencor ka te beje me studimin dhe eksperimentimin e temave kontemporare shkencore...

    2 - Rifreskimi i profesoreve...Kjo eshte komplet e pa zbatueshme praktikisht dhe gabim ideologjikisht. Profesoret quhen profesore sepse krijojne nje karriere ne universitet, bejne mesimdhenie, kerkime shkencore, botojne studime e libra, krijojne kontakte te shumta akademike me universitetet dhe pedagoget ne universitete te tjera brenda dhe jashte vendit. Nuk mund ti besh rotacion profesoreve ti sepse do pedagoge te rinj. Pedagoget e rinj preferohen me shume sepse pergjithesisht jane me te pasigurte ne mesimdhenien e tyre dhe i japin notat me lehte. Pedagoget e rinj ....do behen dhe ata te vjeter pas 5 apo 10 vjetesh..;)

    Ajo qe mund te ngrinte nivelin e mesimdhenies eshte shkembimi i profesoreve me universitetet e huaja, profesoret tane shkojne ne universitete te huaja per disa kohe dhe e mire do ishte qe profesoret e huaj te vinin e te jepnin mesim ne shqiperi per nje vit apo nje simester...

    Nderkohe, autonomia e universiteteve eshte nje problem qe ekziston vetem ne shqiperi ku kryeministri do qe te kete te drejten te punesoje/pushoje nga puna keto qe do, ne cfaredolloj shtrese te organizmit publik, si te thuash mbeturine nga e kaluara jone feudale-komuniste.

    Universitetet duhet qe ose te marrin financime te mjaftueshme nga qeveria ose te kene mundesi te gjenerojne te ardhura vete. Nuk eshte puna vetem tek pagesa e pedagogeve, por me shume tek krijimi i ambienteve dhe bazes materiale per te inkurajuar studimin.

    [/ QUOTE ]

    E ke gabim or mik. E para, kerkim shkencor pa nje qellim te caktuar nuk ben njeri, se nuk kemi pare te teperta per te harxhuar. Qe do te thote, vete universiteti aplikon me projekte te caktuara prane financuesve te ndryshem (qe jane kryesisht biznese, fondacione, etj por mund te jete dhe shteti). Mos i ngaterro me projektet qe vijne direkt nga biznesi me porosi.

    E dyta, rifreskimi i stafit duhet bere patjeter. Nuk po te them qe hajt te heqim gjithe profesoret e vjeter, se nuk ka sens dhe eshte e pazbatueshme, por ne FE ka njerez qe u ka vajt mosha e pensionit dhe vazhdojne te bejne ligjin aty. Ka njerez qe kane marre tituj ne kohen kur ishte me e lehte te merrje titull se te botoje nje liber. Nuk e di nese e ke bere shkollen aty, apo ke dhene ose jep mesim, dhe sa e njeh situaten.
    Plus qe me pranimet qe kane bere keto vitet e fundit eshte absolutisht e nevojshme te merren pedagoge te rinj efektive, sepse po u del situata jashte kontrollit. Ishte cmenduri qe te thirren pedagoget e jashtem per te manaxhuar provimet e sezonit te vjeshtes, kur nuk e kane per detyre dhe nuk paguhen per kete, por numri i studenteve dhe fakti qe mund te kene deri 8 provime ne vjeshte e beri situaten corap. Plus qe jane hapur masterat, ku japin mesim po ata pedagoge, gjithashtu eshte sistemi part-time (ish-korrespondenca) qe hyrja eshte e lire pa konkurs me pagese vjetore.

    E treta, shkembimi i pedagogeve me universitetet e huaja, eshte problem financiar, sepse kush do ta paguaje ate qe do vije ketu!!! Le qe nuk eshte se ne kemi shume kredite si fakultet qe te terhiqet ai i huaji te vije te jape mesim ketu. Ata qe kane dhene e kane bere ose falas (per bamiresi) dhe periudhe te shkurter, ose te paguar nga tjeterkush (perseri per nje periudhe te shkrurter).

    E katerta, autonomia realizohet ne nivel universiteti, jo fakulteti te vecante. FE ka mundesi (ndoshta eshte i vetmi) qe per tregun qe ka dhe profilin, te vetadministrohet me sukses, por nuk ka qeveri ne bote qe te beje ligj per autonomi vetem te nje fakulteti. Dhe keq me vjen por shumica e fakulteteve dhe universiteteve ne Shqiperi nuk i kane kapacitetet per tu veteadministruar financiarisht.
     
  11. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    CKEMI
     
  12. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Shkrimet e Malines me siper jane deshmi se si vazhdon funksionojne nje pjese e mire e marredhenieve midis stafit te PROFESOREVE ne universitetet tona (se nuk eshte vetem ne FE kjo). /pf/images/graemlins/smile.gif

    Malina ca dege je ti lal dhe ca viti? /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  13. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    JAM BASHKEVUAJTESE AKOMA
    BIZNES /pf/images/graemlins/angel.gif)))

    E MBAROJ SIVJET
     
  14. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    AMAN SE ATO TITUJT DISA PROFESORE I KANE MARRE NE 1997-en
     
  15. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Shpresoj te mos kesh zgjedhur Marketingun si profil /pf/images/graemlins/laugh.gif
    E ke zgjedhur vete Biznes??
     
  16. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    PO QE NE FILLIM
     
  17. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    MARKETINGU SME PELQEN FARE (KESHTU QE JO) ,
    LENDE QE MESO PERMENDESH SI ROBOT
     
  18. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Une kam motren qe studion per Ekonomik(Finance) dhe ajo ankohet shume per universitetin.
    Thote qe akoma s'dihet nese shkolla eshte 3+2, apo 4+1, apo 3 fare.Plani mesimor sikur pergatitet sot per neser dhe s'dihet ça do ndodhe vitin tjeter.Pastaj thone se Karta e Bolognes ka rezultuar si shume e suksesshme.Mendoj se e njejta gje ndodh edhe ne deget e tjera.
     
  19. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    Faktikisht ashtu eshte. Une e di qe do te jete 4+1 (3 vjet e gjysem + 6 muaj praktike dhe diplome + 1 vit master).
    Vintage ne cfare viti eshte motra?? Nese ka mbaruar te parin (dmth eshte i dyti sivjet) atehere eshte me programin e ri, ne te kundert eshte me te vjetrin, dmth 4 vjet, pastaj mund te beje masterin, qe per momentin jane vetem part-time, por qe plani eshte te hapen dhe mastera me kohe te plote, per tu lejuar studenteve qe mbarojne ta bejne direkt, masterat aktuale kerkojne 2 vjet eksperience pune.

    Malina, pse nuk ke zgjedh Finance??
     
  20. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: Fakulteti Ekonomik duhet reformuar, por si?

    ATY ESHTE BERE NJE LEMSH , POR DI QE KUSH ESHTE FUTUR NE FE NE VITIN 2003 A 2004 E KAP SISTEMI 3+2
     

Shpërndajeni këtë faqe