EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 25 Nov 2003.

  1. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Eagle Mobil nis krijimi i celularit te trete
    Shoqeria Albtelekom ka njoftuar regjistrimin ne Gjykaten e Shkalles Pare Tirane te kompanise se trete celulare, Eagle Mobil, e cila do te jete ne pronesi 100 per qind te Albtelekomit. Burimet zyrtare ne Albtelekom njoftuan se, objekti i veprimtarise se shoqerise Eagle Mobile sh.a do te perfshije ofrimin e sherbimit publik telefonik te levizshem, tokesor, sipas standartit GSM, ne perputhje me licencen qe do t'i jepet shoqerise nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve. Aktivizimi i operatorit te trete celular nga Albtelekomi eshte e vetmja mundesi per shmangien e oligopolit qe mund te krijohej ne tregun vendas nga dhenia me tender te hapur nderkombetar te lejes se trete celulare ndaj nje kompanie te huaj, shprehen ekspertet e ketij sektori. Pozitat oligopol ne treg te krijuara nga dy kompanite e tjera te sherbimit celular AMC dhe Vodafon u duken qartazi kohet e fundit kur moren vendimin ne te njejten kohe per heqjen e opsionit te dergimit te zileve (1 *


    Shpresojme ne ulje te cmimeve edhe pse jemi me vonese.
     
  2. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    ne kulmin e sezonit turistik. Kjo situate monopol po mban cmime mjaft te larta ne tregun shqiptar ne krahasim me vende te tjera te rajonit, ndaj menyra me pershtatshme per te shmangur kete gjendje shihet vendimi per t'i dhene nje license te trete Albtelekomit si e vetmja kompani qe vleresohet jashte kontrollit te kompanise me te madhe te celulareve ne vendin tone. Keshtu Albtelekom mund te aktivizoje sherbimin celular pa shpenzuar shume mjete financiare, pasi ka te shtrire rrjetin dhe antenat ne te gjithe vendin. Po keshtu operatori i trete celular qe do te ofrohet nga Albtelekom do te kete me pak kosto pasi do te shfrytezoje lidhjet me tregun nderkombetar dhe sherbimin fiks me celular te Albtelekomit. Edhe ne Greqi konkurenca e madhe ne sherbimin celular dhe ulja e cmimeve erdhi kur u fut ne treg me sherbime celulare kompania shteterore e telefonise fikse, OTE.

    --------------------------------------------------------------------------------
     
  3. CoolAngel

    CoolAngel Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Shpresoj qe ky projekt te realizohet se shpejti, qe te fillojne te ulen cmimet edhe ne Shqiperi dhe te ofrohen plane telefoni celular me te aresyeshme. Po sikur edhe kjo kompani e trete t'i bashkangjitet oligopolit tashme ekzistues te AMC dhe Vodafon??? Me frikeson pak ideja!!!
     
  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    ke te drejte lemon.
    po nqs se deshiron te kete kliente te rinj sigurisht qe dicka do te beje ne ulje cmimesh.
    pastaj eshte edhe kompani 100% shteterore .
    rreziku qendron.
    te shofim........
     
  5. eros111

    eros111 Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    po mire une nje gje skuptoj...derisa eshte 100% pronesi e albtelekom do te thote se fitimet i merr po prape albtelekom...e pse duhet te ule kostot albtelekom duke qene se ne kete menyre do ule edhe fitimin?
     
  6. eros111

    eros111 Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    harrova te shtoj edhe dicka... /pf/images/graemlins/smile.gif

    ...per mendimin tim cmimet nuk do mund t'i ule dot shume se me nje popullesi aq te vogel sa kemi ne, i bie qe te dale me humbje pastaj...

    ne france ka 60 milion njerez dhe 3 operatore celularesh...ne shqiperi 3 milion dhe prape 3 operatore...nuk eshte se jam shume optimist...

    me thoni nqs kam gabime ne aresyetim se nuk marr shume vesh nga ekonomia /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    edhe ne itali ka 3 operator me 57 milon banor por edhe greqia me 10 milion ka prap 3 operator.
    sigurisht qe tregu eshte me i vogel ne shqiperi por mos te harrojme qe penetrimi i cellullari ne shqiperi eshte me pak se 30% te popullsise kur ne vendet perendimore kemi rreth 90 % .
    pra me pak fjale nqs se albtelekom do te bej nje politik agresive dhe nqs se do te shitet sa me shpejt te nje privat torta eshte akoma e madhe edhe sigurisht qe do te kete edhe fete per EAGLE
    pastaj kur vodafon ncjerr fitim me 300.000 klient siguirsht qe edhe eagle do te kete te njejtin fat
     
  8. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    pastaj ne nuk duam te bejme 2 miliard € utile si edhe TIM me Eagle por kemi pretendime me modeste
     
  9. eros111

    eros111 Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    po mire ama mos harro se vodafone dhe amc e kane tashme nje pjese te tregut dhe se pergjithesisht ai qe ka pasur ne mendje te bleje celular, e ka blere tashme...sma merr mendja se ka akoma shume qe mendojne te blejne nr dhe telefon celular...ne tirane njehere mundesia eshte e vogel fare. Persa i perket qyteteve te tjera sma merr mendja se ka nevoje te madhe per celular, megjithese derisa albtelekomi synon te futet ne konkurrence, duhet ta kete studiuar tregun
     
  10. CoolAngel

    CoolAngel Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Nuk e di nqs ke ndonje ide se si funksionojne celularet ne Shqiperi, por nga sa kuptova une vjet per Krishtlindje shumica e atyre qe kishin celulare i blinin me karta dhe nuk kishin plane afatgjate sic ndodh ne shume vende te botes. Ne familjen time per shembull qarkullonin nja gjashte numra (per vetem tre persona :confused: ). Jam shume e sigurt qe nqs Eagle ofron nje plan me te aresyeshem, nuk do te ishte problem per te afruar klientet.
     
  11. eros111

    eros111 Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    kush e merr vesh, te shohim...
     
  12. bLuE IcE

    bLuE IcE """""PLANETARE""""""

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    nuk kuptoj,nqs varet nag albtelekomi pse duhet te quhet operator i trete???...!!
     
  13. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    quhet operator i trete i telefonise cellullare qe eshte nje shoqeri anonime e ndare nga albtelecom mgjs eshte prone e saj
     
  14. Moulin Rouge

    Moulin Rouge Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Operator i trete sepse dy te tjeret jane AMC dhe Vodafone, shume e thjeshte...
     
  15. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    sesi do te fitoj nje klient te vetem kjo kompani pa ndihmen e shtetit eshte me te vertet nje enigme duke patur parasysh qe ka konkurrent compani te cilesise edhe te madhesise te VODAFONE.
    nje ide imja ishte tju jepte te gjithe buxhetorve ne vend te rroges te 13 (qe paguhet ne lek)nje cellullar te companise eagle.keshtu do te kishte te pakten 200.000 klient qe te fillonte edhe te konkuronte ne nje nivel me te pershtatshem me dy kompanite e tjera qe kane vite qe punojne.
    eshte faji i shtetit qe i jep licenzat 3 vjet me vone, edhe per kete duhet te nderhyje qe tu krijoj te gjithe operatorve kushte te barabarta.

    nje mendim tjeter qe me vjen ne mendje per te minimizuar kete handicap qe kjo kompani do ta kete qe ne lindjen e saj do te ishte :
    meqe Albtelecom ka 198.000 klient fiks ti ofronte klienteve te saj privat edhe nje numer cellullar qe te kishte nje tarife speciale me telefonin e shtepise.
    te dyja keto ide do ta vinin Eagle ne posita ndoshta jo te barabarta por ama te peraferta me konkurrentet e saj .
    kur te arrinte edhe ajo numrin 300-400 mije klient do te behej edhe me joshese per privatizimin e albtelecomit qe eshte edhe pronari i saj.
    ky eshte thjesht mendimi im.......
     
  16. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Leopard!
    Nuk mendoj se jane te nevojshme artifica te tilla per te pasur sukses kjo kompani. Mjafton qe ajoi te pakten te ofroje nje sherbim te mire fillimisht ne Tirane dhe nje cmim me te ulet dhe jam i sigurte se suksesi eshte i garantuar. ka shume persona qe nuk e kane me problem nderrimin e numrit dhe ajo qe i intereso tashme eshte vetem cmimi. Per me teper fakti qe eshte nje kompani shqiptare ka per ta ndihmuar qe te caje me lehte ne treg, gjithmone nese ofron cmime me te uleta sic ka premtuar.
    Tek konsumatoret shqiptare ka njefare antipatie ndaj dy kompanive greke te cilat po na rrjepin me cmimet e larta qe ofrojne. Kjo patjeter qe eshte ne favor te operatorit shqiptar.
    Personalisht do ta nderroja numrin edhe sikur EAGLE te kete cmime te njejta me kompanite greke.
     
  17. arterie

    arterie Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Une e shoh me me shume optimizem prezencen e saj ne treg. Une mendoj qe tregu shqiptar ka nevoje edhe per kete operator te trete. Pastaj nuk eshte e thene qe te kete te gjithe sherbimet me te lira se te tjerat. Mund te sjelle vetem sherbimin sms me te ulet se te tjerat dhe te jete deri diku ne te njejta tarifa me kohen e folur. Une do te isha i kenaqur ta blija dhe sic shkruante dikush me siper si kudo ne bote mund te perdoresh me shume se nje SIM njekohesisht, keshtu qe edhe Eagle do gjeje tregun e vet.
    Ps. Po emrin pse nuk ja kane vene shqip. Apo hyri moda edhe tek Albtelecomi. Jam shume kundra perdorimit te atij emri.
     
  18. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Adriatik
    Anetar/e # 6420 Shkruajtur më 19 Janar, 2004 20:31
    --------------------------------------------------------------------------------
    Leopard!
    Nuk mendoj se jane te nevojshme artifica te tilla per te pasur sukses kjo kompani. Mjafton qe ajoi te pakten te ofroje nje sherbim te mire fillimisht ne Tirane dhe nje cmim me te ulet dhe jam i sigurte se suksesi eshte i garantuar. ka shume persona qe nuk e kane me problem nderrimin e numrit dhe ajo qe i intereso tashme eshte vetem cmimi. Per me teper fakti qe eshte nje kompani shqiptare ka per ta ndihmuar qe te caje me lehte ne treg, gjithmone nese ofron cmime me te uleta sic ka premtuar.
    Tek konsumatoret shqiptare ka njefare antipatie ndaj dy kompanive greke te cilat po na rrjepin me cmimet e larta qe ofrojne. Kjo patjeter qe eshte ne favor te operatorit shqiptar.
    Personalisht do ta nderroja numrin edhe sikur EAGLE te kete cmime te njejta me kompanite greke.



    Po jemi te sigurt qe kompanite te kalibrit te VODAFONE te lene qe kompania shqipetare e vogel edhe e re ti marri klientet e rinj edhe klientet e vjeter (duke nderruar numrin) sepse ofron cmime me te ulta???????
    vodafone e AMC do bejne cfare eshte e mundur edhe duke ofruar edhe ato cmime te ulta e sherbime shume here me te larta e cilesore sesa kompania shqipetare sepse kane me shume para , ide,eksperienc teknologji edhe njerez te afte sesa EAGLE.
    me duket nje ide pothuajse e pamundur ajo e adriatik.
    per te treguar forcen e VODAFONE mund te them se ne bursen e londres kjo kompani vlen 93 miliard £ qe jane pak a shume 140 miliard euro.
    140 miliard euro eshte 35 here PBB ( me pak fjale duhet qe e gjithe shqiperia te punoj 35 vjet qe te arrisin kapitalin e kesaj kompanie).
    pikerisht disa muaj me pare erdhi ne shqiperi drejtori i pergjithshem i vodafone italia qe eshte edhe pergjegjes i vodafone per te gjithe evropen jug-lindore ku tha qe ne vodafone albania do te investoheshin edhe 130 milion euro.
    me thoni sesi do ti bej balle kesaj konkurrence te eger edhe deri diku edhe te pandershme (sepse eshte futur me vone sesa te tjerat ne treg)?
    edhe compania BLU italiane qe ishte edhe kompania e katert e telefonise cellullare falimentoj mgjs ofroj cmime me te ulta se te tjerat edhe kishte aksioner te rangut si AUTOSTRADE, MEDIASET(ajo e berluskonit per ate qe nuk e di)etj etj .
    po reziston vetem WIND qe ka mbrapa ENEL , dmth SHTETIN por edhe kjo akoma nuk ka dale me fitim qe nga koha e krijimit.
    llogjikojeni vete.........
    pra mendimi im eshte qe duhet gjetur menyra nga shteti qe kjo kompani te mbijetoje sepse do te kete fatin e BLU italiane sepse greket nuk jane budallenj qe nje kompani shteterore (edhe cfare shteti i korruptuar qe jemi ne) tju marri klientet.
    per sa i perket ideve qe thashe me siper jane mese te diskutushme edhe nqs se ka kush ndonje gje te re mund edhe te postoj.
    do te ishte me vlere edhe mendimi i ndonjerit qe ka mbaruar per marketing.
    por eshte enderr te besosh qe EAGLE do ta caj vete tregun , por do ta detyrojne qe te falimentoje mgjs torta eshte akoma e madhe sepse akoma 60% e shqiptarve nuk kane cellullar.
    nejse........... do te shofim si do te shkoje pune
     
  19. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    Leopard
    Faktet qe ke dhene jane te sakta dhe llogjikisht ideja qendron.
    Por ju keni permendur rastin e Italise. Une po ju permend rastin e Greqise qe ka nje treg me teper se 6 here me e vogel se Italia. Kompania greke Kosmote po mbijeton dhe njekohesisht po ofron cmime konkuruese perballe dy kompanive te tjera te huaja, Panafon dhe Telestet.
    Ne rastin e EAGLE nuk mund te marrim ne konsiderate gjithe mundesite qe ekzistojne pasi ate do ta tregoje e ardhmja.
    Por dua te them se kjo kompani ka shume mundesi per te pasur sukses ne treg. Nese AMC dhe VODAFON do te ulnin cmimet atehere kjo nuk do te falimentonte operatorin e trete EAGLE sepse cmimet aktuale jane te larta dhe hapesirat per fitim me cmime me te uleta ekzistojne. Ne fund te fundit nese do te ndodhe nje skenar i tille ka per te perfituar konsumatori i cili do te paguaje cmime me te uleta.
    Per me teper ajo ka nje avantazh qe nuk mund te anashkalohet: eshte nje kompani shqiptare dhe nje pjese e konsumatoreve shqiptare presin me shprese se ardhja e saj ka per te ndryshuar dicka.
    Kjo kompani tashme eshte shume e nevojshme per te prishur situaten e oligopolit qe ekziston ne tregun shqiptar.
     
  20. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

    eshte e vertet qe kosmote po mbijeton ne greqi , por mbas cosmotes qendron OTE (me falni per lojen e fjalve) edhe mbas OTES na qendron shteti grek.
    ndryshimi i shtetit grek me ate shqipetar nuk eshte nevoja ta pershkruajme ketu se dihet si eshte .
    prandaj duke u nisur nga kjo do te ishte shume e pabesushme qe te pranoje si sukses te kompanise vetem nazionalizmin e shqipetarve per te patur nje telefon me pronar shqipetar edhe te besojme te urrejtja e tyre per kompanite greke.
    duke shtuar edhe eksperiencen shume te "ndritur" qe ka patur albtelecom ne menaxhimin e AMC perpara se ajo te behej greke nuk ngel vend per endrra sikur te jete suksesi i kesaj kompanie.
    pastaj duhet te shtoj qe cosmote nuk ka hyre ne treg kaq vone sic po hyn edhe EAGLE dhe ne kete faze te tregut te telecomunicazioneve sic ndodhet sot shqiperia .
    pra mendimi i adriatik nuk qendron persa i perket krahasimit me cosmoten greke .

    per mendimin tim meqe ne shqipot i bejme vete gafat (mund te ishte shume leht qe te jepej edhe licenza e trete menjeher mbas vodafones) tani duhet nje nderhyrje shume e fort nga ana e shtetit per te ndrequr kete parregullsi te tregut edhe te vendosi konkurrencen qe do ti sillte shume te mira konsumatorit si nga ana e sherbimeve ,uljes se kostos por edhe e kohes qe kjo kokurrence do te vazhdoje.
    sigurisht qe per konsumatorin do te kete perfitime ne fazen e pare nga lufta e cmimeve qe do te bejne keto kompani me EAGLE por kjo lufte pa nderhyrjen e shtetit e entit per konkurrences i dihet fundi--kush do jene fitimtaret e te humburit.
    falimentimi i EAGLE edhe kthimi i tregut ne oligopol me vodafon e AMC e si rrjedhim edhe cmime do te kthehen sic jane tani per te mos thene edhe me teper ( per te rikoperuar humbjet nga kjo periudhe qe hyri kompania shqipetare).

    prandaj problemi nuk qendron nese duhet apo jo nderhyrja e shtetit (qe duket plotesisht e justifikuar nga normat e konkurrences) por si duhet nderhyre qe edhe kjo kompani te kete feten evet te torta aq e madhe e shume fitim prurese e telefonise mobile.
    ketu fantazia ka sa te duash pune.
     

Shpërndajeni këtë faqe