Dhjetë fshatrat më të bukur të Shqipërisë

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Universal, 3 Jul 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me klubin studentor “Campus ALBANIA” kanë hartuar listën me 10 fshatrat më perla të vendit me natyrë, tradita, ekosistem, kulinari, infrastrukturë dhe të dëshiruar nga kushdo.
    Klasifikimi është vjetor dhe përditësimet bëhen mbi kritere paksa strikte.

    1. Thethi / Shkodër


    [​IMG]

    Thethi është fshati më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve, me një bukuri të rrallë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tri malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Viti 1968 ka qenë pikënisja e ndërtimeve të para në shërbim të turizmit, por veçanërisht pas vitit 2000 e në vazhdim janë hapur më tepër qendra të tjera turistike dhe po ndërtohen godina, hotele e shumë objekte funksionale që presin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa. Kapaciteti i sezonit veror është mesatarisht deri në 600 persona/ditë dhe në dimër mbi 400 veta, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Me përjashtim të rrugës që të çon atje, gjithçka është perfekte në Theth.


    2. Voskopoja / Korçë


    [​IMG]

    Voskopoja, një nga fshatrat më me emër të historisë dhe turizmit vendas, ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga manastiri i Shën Prodhomit mbi fshat hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga ku duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metrash. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur akademi, bibliotekë, shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje, Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789-n dhe të tretin në vitin 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar. Sot është një destinacion i domosdoshëm turistik me një infrastrukturë në përmirësim e sipër.


    3. Bënja e Shqerisë / Përmet
    [​IMG]

    E shtrirë në pjesën juglindore të vendit, afër rrugës nacionale mes qytetit të Përmetit dhe Doganës së 3 Urave në kufi me Greqinë, Bënja është një nga fshatrat më të mrekullueshme të krahinës përmetare. Me shtëpi të vjetra të mirëmbajtura, një kishë ortodokse të shekullit XVIII, gjelbërim vjetor, si dhe pranë llixhave me të njëjtin emër, Bënja ka vite që është kthyer në një destinacion fantastik pushimesh dhe eksplorimesh natyrore. Turizmi lokal ka filluar të investojë modestisht në dhe përqark Bënjës, ku veç banjave me ujërat termale, kanionet e lumit Langaricë, vizitës në kishë, daljes për gjah, mund të hani e pini lirë dhe pastër në restorantet me kuzhinë fantastike përmetare. Sa për kujtesë lexuesve, në këtë fshat është xhiruar edhe filmi i famshëm me Mato Grudën “Njeriu me top”.


    4. Lini / Pogradec
    [​IMG]

    Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur, me bimësi të lulëzuar. Tani, mbas 2000 vjetësh, turistët vendas e të huaj vijnë në vendin ku qëndruan ushtarët e Cezarit. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë mozaikët e Linit, por gjithashtu për të vizituar varret monumentale të Selcës, të cilat të impresonojnë me madhështinë e tyre. Disa nga mbretërit e rëndësishëm ilirë janë vendosur këtu. Në Lin ka disa plazhe të këndshme me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël. Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije të freskëta pemësh. Këtu ndodhet edhe qendra e rritjes së koranit, e cila përgatit koranët e vegjël për t’i lëshuar më pas në liqenin e Ohrit.


    5. Dragoti / Tepelenë


    [​IMG]

    Dragoti është një fshat në rrethin e Tepelenës. Bën pjesë në komunën Qendër të këtij rrethi. I vendosur në faqen jugore të malit Shëndëlli, i kufizuar nga fshati Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës) dhe fshati Mezhgoran. Lumi Vjosa i lag këmbët fshatit dhe lugina e saj e mbron nga erërat e ftohta të veriut. Fshati karakterizohet nga një mikroklimë e veçantë dhe në zonën përreth rriten edhe agrumet. Në një pozicion strategjik dhe në një rrugëkalim të rrahur nga udhëtarët e të gjitha kohërave, ai është bërë pak objekt hulumtimi nga studiues të fushave të ndryshme. Mali i Golikut, ura e Dragotit dhe aktori e regjisori hollivudian Sten Dragoti, janë tri simbole me të cilat mburret ky fshat. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragoti u bë vendpushimi i ushtrisë italiane gjatë luftimeve të tyre për pushtimin e Greqisë.


    6. Vunoi / Vlorë


    [​IMG]

    Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse. Në veri të Himarës takohemi me fshatin më të parë, Vunonë, ndërtuar në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës. Gjendet paksa larg nga deti, në një lartësi 176 metra mbi nivelin e tij dhe karakterizohet nga shtëpitë e gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka guri. Vunoi ndahet nga deti me një rrafshnaltë mbushur me një ullishte të pafund dhe pemë të tjera frutore, që përbën një pasuri të vërtetë për banorët e tij. Në qendër të fshatit ngrihet këtu e dyqind vjet më parë kisha e Panajasë (Shën Marisë). Gjithashtu, ndodhen dhe kisha të tjera si ajo e Joan Pagëzorit, manastiri i Shën Spirdhonit si dhe kisha e Shën Mëhillit në pjesën lindore të manastirit. Bregu i mrekullueshëm i Jalës në formë gjysmëhëne rrethohet nga brigje me një bimësi të dendur makjesh, dafine, sqine, trëndafil i egër dhe bimë të tjera me arome dehëse. Kjo bimësi, e kombinuar me rërën ngjyrë ari dhe ujërat që rrethojnë shtëpitë që gjenden buzë detit, krijojnë një ikonë parajse magjike, që e bën udhëtarin ta ndiejë veten si në ëndërr. Krejt zona përqark duket si tablo e një magjie kozmike, kur drita e ëmbël e mbrëmjes shtrihet kudo në det e në mal, duke krijuar figura dhe iluzione marramendëse.


    7. Valbona / Tropojë


    [​IMG]

    Valbona është një fshat në Alpet shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, rrethi i Tropojës. Fshati është pa dyshim një ndër atraksionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona që kalon nëpër fshat dhe vetë lugina e Valbonës tërheqin shumë vizitorë. Valbona aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati është i vendosur mes një gryke gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës e përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metrash mbi nivelin e detit. Turizmi malor i dekadës së fundit e ka shtuar emrin e këtij fshati në hartën e destinacioneve unikale të vendit.


    8. Kallmet / Lezhë
    [​IMG]

    Fshati i Kallmetit në rrethin e Lezhës shtrihet poshtë vargmalit të Velës dhe fushës së Shkodër-Lezhës, ose siç i thonë ndryshe, Fusha e Zadrimës. Kallmeti është një vendbanim i lashtë. Gjetjet arkeologjike në të gjithë shtrirjen e fshatit tregojnë se këtu është banuar që nga periudha e gurit të ri e deri në antikitetin e vonë. Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoi të banojë këtu dhe krijoi kulturën e saj të veçantë. Vazhdimësia e jetës së banorëve në Kallmet nuk u ndërpre, ata krijuan kulturën e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bërë këtë fshat një njësi etnografike të veçantë në rrethin e Lezhës. Dalluese është veçanërisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt të bardha (vazhduese e veshjes ilire). Kallmetasit janë bujq dhe vreshtarë të mirë, ata krijuan varietetin e rrushit “kallmet”, fasulen me emrin “kallmet” dhe ullirin kokërrmadh që përmendet në literaturën shkencore bujqësore. Në Kallmet janë ngritur monumente të kulturës si Kisha e Eufemisë e shekullit XIII, një vend i shenjtë ku vijnë besimtarë për pelegrinazh nga gjithë veriu i Shqipërisë.


    9. Petrelë / Tiranë
    [​IMG]

    Përgjatë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, në një largësi prej 12 kilometrash në juglindje, shtrihet Petrela, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, emërtimi i së cilës rrjedh nga fjala “shkëmb”. Rruga për atje rrjedh qetë e ëmbël, lundron përgjatë oazës të gjelbër, luginës së ngushtë, nëpër të cilën nanurit lot i kthjellët lumi i Erzenit. Petrela ka qenë dhe mbetet një degëzim i lashtë i rrugës “Egnatia” që lidh qytetin e Tiranës me Elbasanin, fragmente të kalldrëmit të së cilës ruhen vende-vende edhe sot e kësaj dite. Petrela përmendet për mikroklimën e pasur, për pamje të bukura panoramike në terren kodrinor-malor dhe burime të pasura natyrore. Relievi i saj ka disa njësi fiziko-gjeografike mjaft të spikatura. Përmenden Kreshta e Farkës 6 km e gjatë me lartësi nga 222 metra deri në 445 metra mbi nivelin e detit, që është e mbuluar me pyje shkurresh, ku Mersina me Trumzën përbëjnë një pasuri të rrallë. Në Tiranën e sotme është kthyer në modë blerja e një shtëpie karakteristike në këtë fshat, çka ka bërë që edhe çmimet e shitjes të kapin majat e tregut imobilar. Mjaft intelektualë apo artistë me emër kryeqytetas kanë vite që janë zhvendosur dhe jetojnë në Petrelën e mrekullueshme.


    10. Belshi / Elbasan


    [​IMG]

    Rilindësi i madh Sami Frashëri e kishte projektuar të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Argumentet e këtij personaliteti të shquar edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur dot kush t’i hedhë poshtë, pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë që kur ai e bëri publike një ide të tillë. Sipas Sami Frashërit, ideja e tij për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë ishte nxitur nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore të saj janë vërtet të pazakonta. Imagjinoni një kryeqytet me 85 liqene karstike, ku njëri është më i bukur se tjetri. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2, me një aftësi ujëmbajtëse 26 milionë m3. Ekzistenca e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra-tjetra nga lugina të vogla, qafa e gropa i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse.



    /Objektiv.al/
     
    Lisa likes this.
  2. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Po 7-Liqenet e Lures ku jane ? K'to hyjne tek mrekullite e botes , nuk sfidokan dot Petrelen e Tiranes , Belshin e Elbasanit etj etj ...
     
  3. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Luren e mban mend para apo pas 91? :p
     
  4. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

  5. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Nuk e kam vizituar , Por e kam ndjekur ne nje emision qe eshte dhene k'tu per Luren .. Nder mrekullite e botes .
     
  6. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

  7. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Me shpjego c'fare do te thote ajo lart ? Trashegimia s'ka te Paguar , sigurisht qe duhen mbrojtur.
     
  8. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    E lidha me luren...lura ka qene pjese e mbrojtur nga unesco me sa mbaj une mend nga gjeografia ime ne mature..
     
  9. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    E lidha me luren...lura ka qene pjese e mbrojtur nga unesco me sa mbaj une mend nga gjeografia ime ne mature..
     
  10. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Mbase, nuk jam shume ne dijeni ne k'te rast... por e di qe mrekullite natyrore zakonisht ruhen me ligj .
     
  11. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    duket sa ligji i ka RRujt...
     
    Balahk likes this.
  12. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    rujt m fal :p
     
    Balahk likes this.
  13. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Hahahaha sa mire i rru ,ashu ruan ligji :p :D
     
  14. -Zana-

    -Zana- e...Thjeshte

    Ligji eshte per njerezit mo lali, jo kafshet... lol

    Fundja fundit, te shkaterrosh mrekullite natyrore... eshte humbje e madhe per te gjithe.
     
    Hektor12 likes this.
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kjo nuk ka shume lidhje me temen dhe ju lutem fshiheni sa me pare kete postim ne qofte se ju nuk deshironi qe t'ju dalin lakrat ne shesh.

    Me shkurt dhe me thjeshte nuk mund t'a paraqes pyetjen time.

    A ka ndonje dobic ketu?

    Ne rast se ju nuk e dini se cfare eshte dobici atehere lejomeni t'ju them se ai eshte nje femije bastard lindur jashte martese nga dy persona te cilet jane te martuar me njerez te tjere.

    Pashe pamjet e fshatrave ne listen e Universal-it dhe gati sa nuk me ra te fiket nga te qeshurat. Aty jane dy fshtra qe nuk po i permend te cilat i perkasin babait de fakto dhe babait de juro te dikujt qe mund te jete antar forumi.

    Babai de fakto eshte dhenesi i spermes ne momente qejfi, ndersa babai de juro eshte dhenesi i emrit te dobicit. Kam nje parandjenje qe babai de juro eshte oficer me zanat kurse babai de fakto eshte shofer elite me zanat dhe tani prehet i qete ne boten tjeter. Ai eshte burri i halles tim.

    Mbase ka lidhje me temen per arsye te trashegimise ne rrezik te dikujt. Kjo trashegimi edhe pse jo kulturore eshte megjthate trashegimi spermatozoidale dhe ka meritat e veta.


    Vec ju lutem mos i thoni halles time ose femijeve te saj! Ky eshte sekret qe duhet marre me vete ne varr.

    Po keshtu mos i thoni edhe babait de juro sepse mund te beje ndonje te pabere dhe te vendosi te nderroje pelen!


    El
     
    Last edited: 29 Nov 2019

Shpërndajeni këtë faqe