Detyrat shpirtërore që një mësues italian u këshillon nxënësve gjatë verës

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga Thamina, 3 Jul 2015.

  1. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Një mësues ka vendosur t’i befasojë nxënësit e tij këtë verë duke u ngarkuar atyre disa detyra që kanë të bëjnë më shumë me arritjet shpirtërore sesa ato akademike
    [​IMG]Një listë detyrash shtëpie gjatë verës e ngarkuar nga profesori Çezare Kata nga gjimnazi “Don Bosko” në Fermo, një qytet i vogël në detin Adriatik në Italinë Verilindore është bërë tanimë e famshme kudo.
    Në vend që t’u jepte studentëve të tij leximet e caktuara jashtëshkollore, Kata u dha atyre një recetë se si të kishin një jetë frymëzuese, duke u thënë atyre se në muajt e ardhshëm duhet të gjejnë kohë të admirojnë lindjen e diellit, të ëndërrojnë për të ardhmen dhe të lexojnë, sepse leximi është forma më e mirë e rebelimit që dikush zotëron.
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    “Huffington Post” intervistoi Katën, i cili tha se ai e ka marrë modelin e tij të mësimdhënies nga profesori Keating, një personazh filmi i luajtur nga Robin Uilliams te “Shoqëria e Poetëve të Vdekur”, 1989.
    “Sigurisht që një nxënës do t’i konsideronte letërsinë, filozofinë ose gramatikën si instrumente ndihmëse”, tha Kata në intervistë. “Mendoj se rrezatimi i verës, veçanërisht gjatë adoleshencës, mund të ketë një influencë të veçantë shpirtërore”.
    Ja cilat janë 15 detyrat që Kata publikoi fillimisht në faqen e tij të Facebook për nxënësit:
    1. Ndonjëherë në mëngjes dilni për një shëtitje përgjatë bregut të detit krejt vetëm: vështroni mënyrën se si drita e diellit pasqyrohet në ujë dhe mendoni për gjërat që doni më shumë në jetë, jini të lumtur.
    2. Përpiquni të përdorni disa fjalë të reja që keni mësuar gjatë vitit: sa më shumë gjëra ia dilni të thoni, aq më shumë ia dilni të mendoni dhe sa më shumë gjëra të mendoni aq më të lirë do të jeni.
    3. Lexoni sa më shumë të mundeni. Jo sepse duhet të lexoni. Lexoni sepse vera frymëzon aventurat dhe ëndrrat dhe kur lexoni ndiheni si zogj në fluturim. Lexoni, sepse është forma më e mirë e rebelimit që keni.
    4. Shmangni gjërat, situatat dhe njerëzit që ju përcjellin ndjenja negative ose boshllëk: kërkoni për situata stimuluese dhe për shoqërinë e miqve që ju japin ndjesi pozitive, që ju vlerësojnë dhe që ju kuptojnë.
    5. Nëse ndiheni të mërzitur ose të frikësuar mos u shqetësoni: vera, si çdo gjë tjetër e mrekullueshme në jetë mund ta fusë shpirtin në çoroditje. Përpiquni të mbani një ditar si një mënyrë për të shprehur atë që ndjeni.
    6. Kërceni, pa turp. Nuk ka rëndësi nëse kërceni në një lokal ose vetëm në dhomën tuaj. Vera është për kërcimin dhe është budallallëk të mos merrni pjesë.
    7. Shikoni lindjen e diellit të paktën një herë. Rrini të heshtur dhe merrni frymë. Mbyllni sytë dhe jini mirënjohës që jeni gjallë dhe për gjërat që keni.
    8. Merruni me shumë aktivitete sportive. Trupi dhe mendja duhet të jenë të shëndetshme njëlloj për të arritur rezultatet më të larta.
    9. Nëse njiheni me dikë që ju duket mahnitës, tregojani atij ose asaj sa më sinqerisht dhe bukur që të mundeni. Nuk ka rëndësi nëse ai apo ajo nuk e kupton. Nëse nuk e kuptojnë, atëherë nuk është e thënë. Përndryshe vera 2015 do të jetë një periudhë e artë për ju të dy.
    10. Shqyrtojini notat që keni marrë gjatë vitit shkollor. Krahasoni ato që keni lexuar dhe mësuar me gjërat që ju kanë ndodhur personalisht.
    11. Jini të lumtur si një rreze drite dhe të trazuar si deti.
    12. Mos shani. Gjithnjë silluni mirë dhe jini me edukatë.
    13. Shihni filma me dialogë të thellë, mundësisht në anglisht për të përmirësuar aftësitë tuaja gjuhësore dhe aftësinë për të ëndërruar. Mos e lini filmin të përfundojë me shfaqjen e titrave, jetojeni atë përsëri ndërsa jetoni dhe përjetoni verën tuaj.
    14. Në dritën e fortë të diellit ose në netët e verës ëndërroni si mund dhe si duhet të jetë jeta juaj. Gjatë verës, gjithnjë bëni çdo gjë që mundeni për të shmangur dorëzimin dhe çdo gjë që keni në dorë për të ndjekur ëndrrën tuaj.
    15. Jini të mirë në shpirt.
    Çfarë e frymëzoi listën?
    Kata, që është 33 vjeç dhe që ka dhënë mësim prej shtatë vjetësh, thotë se ideja e detyrës i erdhi prej “magjisë së verës”. “U frymëzova nga vetë vera, si një çast magjik dhe special, i dobishëm për të kuptuar më thellë atë që kemi studiuar në shkollë. E cilësoj këtë si aspektin e lidhur ngushtësisht me ekzistencën tonë”, tha ai.
    Profesori Kata ka plane të mëdha për verën e tij. Ai shpreson të shkruajë novelën e tij të parë, të vërë në skenë pesë drama të Shekspirit dhe të bëjë disa ese. Por ai planifikon të lërë gjithashtu pak kohë për spontanitet.
    “Mendoj se vera ekziston si diçka e papritur dhe e bukur përtej kapaciteteve tona të planifikimit”, tha Kata.
    I.D
    Summary
    Çezare Kata, një profesor 33-vjeçar nga Italia u ngarkoi nxënësve të gjimnazit ku jep mësim detyra që kishin të bënin me lumturinë dhe jo shkollën
    Sipas profesorit vera është ajo periudhë e vitit ku adoleshentët kanë nevojë të çlirohen, të gjejnë gëzimin dhe të ndjekin ëndrrat
    Kata u dha studentëve një recetë se si të kishin një jetë frymëzuese, duke gjetur kohë të admirojnë lindjen e diellit, të ëndërrojnë për të ardhmen dhe të lexojnë
     
    abs, Universal, Solaris and 2 others like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    E shkelqyer. Ky mesues italian, ka te pakten nje admirues me shume qe tashti e tutje.
     
    abs, Thamina and -Zana- like this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ushqimi ndahet ne: ushqim per trupin, ushqim per trurin dhe ushqim per shpirtin.

    Trupi i bukur, truri dhe mendja e bukur dhe shpirti i bukur.

    Te gjitha kane te bejne me dimensionet ekzistuese. Shqisat. Syri. Veshi. Hunda. Goja. Dora (Kemba)

    Cdo gje qe sheh, nuhat, degjon, shijon dhe prek te ngjallin nje ndjenje orgazmike te papare atehere ky eshte THE ULTIMATE FOOD.

    Kerkesa me jetike e shpirtit te lulezoje eshte njohja e superioritetit te TIJ. Nqs kjo kerkese nuk realizohet atehere ky shpirt quhet WARRIOR. Ne rast te kundert ky shpirt quhet LOVER.



    Adea
     

Shpërndajeni këtë faqe