Cfare ju ka bere pershtypje sot?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga katsune, 13 Mar 2016.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sapo verifikova cfare eshte lukthi. Hera e pare qe degjoj kete term. Komplikimet pas operacionit te sukseshem mos ishin pasoje e anestezise? Ka njerez qe jane alergjike nga anestezia. Lejome edhe njehere te shpreh keqardhje.

    Nese e ke patur shok dhe mik per 15 vjete kjo do te thote qe je ne gjendje te vesh doren ne zjarr per karakterin a tij apo jo? Ti vete si mendon? A i takon ai xhenemit apo xhenetit?

    Vdekja eshte e embel per ate qe iken. E hidhur dhe e papranueshme eshte per te dashurit e tij.
     
  2. MrCool

    MrCool Oldschool

    Nuk e di sakte se cili ka qene shkaku i vdekjes..

    Po, e njihja nga 15 vite dhe ajo per cfare ve doren ne zjarr eshte se me mua ka qene nje shok dhe mik i sinqerte gjithmone..

    Por, nuk me takon mua te them nese eshte i xhenetit apo jo dhe as nuk do pyetem une per ate pune.. Zemrat, shpirterat, jane ne dore te Zotit, ai i di te fshehtat qe mbajne ato, ai di ç'do detaj te jetes se njeriut, ç'do veper, e mire apo e keqe qofte, e vogel apo e madhe..

    P.s. te falemnderit per ngushellimet
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nese ti do te ishe nje miku im i besuar dhe nese te shpija shpirtin e mikut tend ne xhenet, do te me duhej nje garanci prej teje a do te me jepje kete garanci? Nese nuk e jep dot kete garanci a do te pranoje si miku im te te coja ne xhenet duke ditur se miku yt ndodhet ne xhenem?
     
  4. MrCool

    MrCool Oldschool

    Shpirterat dhe fati i tyre jane ne dore te Zotit, c'do hamendesim apo supozim tjeter eshte humbje kohe.. Kaq :)
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kjo do te thote se Zoti ka nevoje per ne, gje qe eshte shume qesharake. Shpirtrat nuk jane ne dore te Zotit, per kete te jesh i sigurte dhe i bindur. Nje pjese e shpirtit te tij eshte ketu. Ne asnje menyre AI. Dhe ai e di si te ruaj shpirtin e tij. Ne te gjithe ndodhemi brenda perbrenda Universit te krijuar nga AI, ndersa AI vete ndodhet jashte tij dhe nese i intereson e DESHMON. Nese gjen Zotin ke gjetur ASGJENE. GJEJZ. Jeta jashte ketij Universi i cili ka parete te cilat nuk duken eshte dhe ka qene PERJETESISHT e panjohur. Nese une do te thoja se ne ne boten e TIJ ne jemi te veshur me drita dhe jo tekstil, atehere kur ti mbetesh i habitur perpara topave te textilit dhe gati orgazmohesh kur prek dicka te bute si kashmir apo pellush etj, kjo nuk do te thote se ti vjen nga nje e kaluar e varfer por nga nje e ardhme shume e pasur.

    Eleonore
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me beri pershtypje tragjedia e ndodhur dje ne Toronto te Kanadase. Nje djale 25 vjecar me emrin Alek qe ngiste nje vanete (minifurgon) te bardhe Ryder me ndergjegje te plote futet ne rrugen me te populluar te qytetit dhe shtyp me makine 1o vete te cilet gjeten vdekje imediate dhe plagos 15 te tjere. Arsyeja ishte, per te ardhur keq vertete, nje nga me idiotesket e te gjitha arsyeve. I vetshpallur : «Involuntarily celibate» qe do te thote beqari e padeshiruar ai kujton se femrat i kane nje detyrim. O m'a jep o te vrava! Ky nuk ishte rasti i pare.
     
  7. Jorina_

    Jorina_ Forumium praecox

    Ngushllime edhe njehere, qoft prej banorve te xhenetit :(
     
    MrCool likes this.
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Trifonin e kishte marre malli per dy vellezrit e tij ne Tirane. Kishin vite pa u pare. Per t'i bere te vinin ne fshatin e lindjes ai u dergon nje telegram ku shkruhej : Trifoni vdiq. Ngrihen vellezrit nga Tirana dhe shkojne ne vendlindje. Trifoni u del perpara dhe vellezrit kalojne nga nje shok i madh psikologjik ne nje tjeter. Shoket e kritikuan Trifonin per kete loje te rrezikshme. Ata i vune nje fleterrufe ne kendin e lajmerimeve te fshatit. Pergjigja e Trifonit pritej me padurim. Trifoni shkruan : I vdekuri nuk pergjigjet.
     
  9. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Ka ca kohe qe Sme bejne me pershtypje gjerat ne kete vend te harruar nga zoti!
     
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Qe the ti Frank qe nuk the asgje, sot dola per psonisje. Vendosa te hapja kete dite duke vizituar nje dyqan ku vete shpesh. Eshte nje dyqan familjar ku shiten orendi, libra, dvd, kaseta si dhe veshje e bizhuteri te dores se dyte. Quhen dyqane te dores se dyte, ndoshta dhe te trete a te katert PO une e quaj dyqan antik sepse tingellon me mire. Vete shpesh sepse gjej muzike te lire si dhe libra te cilat kushtojne 3-5 dollare secili. Jane libra te mbajtur mire dhe me keto vizita jam duke perfunduar se bleri nje sage per tim bir. «Les chevaliers d'emarude». Nejse, futem ne dyqan dhe shoh nje burre qe ka ca veshje ne karroce. Ndersa bisedoj me shoqen time, degjojme nje ze qe na pyet nese e kishim pare kapardinen e tij te cilin ai e kishte lene ne karroce jashte dhomes se proves. Sylvie, qe punon aty thote se nje burre sapo pagoi nje kapardine dhe ishte larguar. Une qesha por pak caste me vone u bera pishman. Burri rrinte si i ngrire me ca rraqe ne dore ndersa dikush tjeter sapo kishte blere gjithe jeten e tij te ruajtur ne portofol.

    EL
     
  11. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Dje, më bëri përshtypje që muzika nuk po më pëlqente më. Udhëtova nja 3 orë, por muzika nuk po më shijoi.
    Arsyeja është se ato këngë i kam dëgjuar shumë dhe më janë mërzitur...
    Ka ardhur koha për të vënë këngë të reja.
     
  12. Johana

    Johana Forumium praecox

    Me beri pershtypje fakti qe ka kohe qe nuk kam shtypur dhe nuk me ka shtypur njeri.

    JC
     
    Rockstar likes this.
  13. Jorina_

    Jorina_ Forumium praecox

    When it gets really black around me, I have my best visits!
     
  14. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Qe FIKS mbas 4 oresh,erdhen dritat....

    Rrnoft Deda ka trojet.
    Naten e mire.
     

Shpërndajeni këtë faqe