BSH bashkefajtore per mjerimin e shqiptareve

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 27 Jan 2005.

  1. Santiago

    Santiago Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Nuk rrinin ne rradhe qe te bleni bono por rrinin ne rralle qe te merrnin mbrapsht leket sepse nje pjese e kerkeses se tyre nuk u pranua.
    Tani kane filluar qe pjesmarraja ne ankand te behet nga sportelet e bankavete nivelit te dyte. Ky ka qene shkaku qe pati nje rritje te kerkeses per bono. Tani duhet qe ministria e financave te rrise pjesen e bonove qe mund te bleje publiku. Aktualisht publikut i u lejua blerja e 7.5 per qind e emetimit.

    ps. top-channel/qeni mediatik ja mbyti kot ne kroniken ne fjale sepse gazetarja nuk ja ka idene se cfare jane bonot e thesarit /pf/images/graemlins/smash.gif
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Mire gazetarja, po as njerezit!!!

    Anormale eshte qe te jene kaq te larta interesat e BTH, dhe njerezit per te shmangur komisionet shkojne direkt ne BSH dhe jo ne sportelet e bankave te nivelit te dyte.
     
  3. Santiago

    Santiago Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    E drejte.
    Vjet ne nje koference eshte diskutuar mundesia e pjesmarrjes ne ankandin e bonove nga sportelet e bankave te nivelit te dyte pa komisione. Por guvernatori i ri, Fullani, ne vend qe te ishte flamurtar i kesaj ideje beri te kunderten, nuk e mbeshteti.
    Me duket se ne ate kohe akoma nuk e kishte kuptuar qe nuk ishte me kryetar i shoqtes se bankiereve por Guvernatori i BSH. /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nuk rrinin ne rradhe qe te bleni bono por rrinin ne rralle qe te merrnin mbrapsht leket sepse nje pjese e kerkeses se tyre nuk u pranua.
    Tani kane filluar qe pjesmarraja ne ankand te behet nga sportelet e bankavete nivelit te dyte. Ky ka qene shkaku qe pati nje rritje te kerkeses per bono. Tani duhet qe ministria e financave te rrise pjesen e bonove qe mund te bleje publiku. Aktualisht publikut i u lejua blerja e 7.5 per qind e emetimit.

    ps. top-channel/qeni mediatik ja mbyti kot ne kroniken ne fjale sepse gazetarja nuk ja ka idene se cfare jane bonot e thesarit /pf/images/graemlins/smash.gif

    [/ QUOTE ]

    pavarsisht motiveve qe keta njerez shtyheshin perpara deres se BSH , keto gjera nuk ndodhin ne asnje vend te perendimit.

    skena e filmuar perpara BSH eshte e rende......per ata qe e pane .
     
  5. loo

    loo Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    e keni pare keta te BSH qe kane cmime fituese ne euro !
    hajde banke qendrore hajde ae shtyp nje monedhe ; qe nuk e perdor as vete:
     
  6. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    ka ardhur momenti qe BSH ta zhvlersoj nja 2 pike lekun(e drejt asaj me duket se po e piloton) .
    Mendoj se ne fund te vitit 2007 do te ishte mire qe jemi te 127 me euron(une gjithmone kam qene kundra por mesa duket ka ardhur momenti).
    deficiti tregtar ka arritur recorde historike ne vlere absolute per ekonomine shqiptare .
    te shohim
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    edhe mos harroni kredine ne valut qe vazhdon te shtohet nga viti ne vit.
    nje zhvlersim gradual do te ndihmonte qe te mos kishim nje boom si kriza e '97.

    Përshkrimi i treguesit Sht 2006 Tet 2006 Nen 2006
    Totali i kredisë 116,315 122,154 126,843

    e forta eshte se shqiptaret kane depozituar ne bankat valut me vlere(miliona lek te reja) ;

    Përshkrimi i treguesit Sht 2006 --- Tet 2006--- Nen 2006
    Depozitat në valutë 183,750----- 189,453 -----188,436

    po sikur nje dit ti drejtohen bankave per ti terhequr ato nuk i kane me se e kane dhene te gjithe kredi.
    kjo ndodh me valuten.
    po dikush mmund te thote qe mund te ndodhe edhe me depozitat me lek .

    por ne kete raste Banka e Shqiperise mund te stampoje Lek sa do te duheshin ne menyre qe tua ktheje lek shqiptarve , por problemi qendron se cfare do te stampoje nqs se ata kerkojne valuten qe kane depozituar (qe faktikisht nuk ekziston asgjekundi) .
    teorikisht shqiperia eshte e ekspozuar ne kete rrezik.
    se kur, e se si do ti shkoje halli secili ta vlersoje vet.
    shpresoje qe ta vlersoje edhe Fullani me shoke atje te zyrat e tyre.
    deri sa ata te mendohen ,tullumbacja po fryhet gjithmone e me shume ...........,deri kur ?


    kini kujdes.
     
  8. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Po te stampoje BSh ato leket qe do kerkoni ne bankat nivelit te dyte ju qe do terhiqni depozitat, leket qe do merrni do kene monetarisht vleren e asgje me teper se sa copes se letres qe eshte harxhuar per t'i shtypur. Pa merak se kur te kerkosh depoziten tende ne valute do te ta kthejne kartemonedhen tende, sepse banka e nivelit te dyte nuk e ka dhene te gjithe kredi, se nuk e lejon BSh. Tani, nqse ti do marresh vesh ndonje rast qe i ka ikur BSh per shalesh, por nderkohe e ke marre vesh ti, je i lutur te dergosh nje informacion te vertete ne adresen Banka e Shqiperise, Sheshi Skenderbej, Nr. 1

    P.S. e ke kapur me BSh se ne fakt nuk ka ndonje faqe tjeter institucioni shqiptar me informacion. Per kuriozitet shihni faqen e KESh qe nuk thote as edhe nje gje. Hajt mo...
     
  9. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Ah, se harrova, Shqiperise ka ca aspirata te larta per te hyre ne BE (dhe me siguri do hyje nje dite se do ngjaj kontinenti qesharak, BE + Shqiperi) dhe qe andej ne eurozone. Kushedi sa do merzitesh ti atehere se s'do kete me leke, po vetem euro. Nga ana tjeter do gezohesh se politiken monetare s'do te ta beje me BSh.
     
  10. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Per kuriozitet, ku e sheh pilotin e BSh ti? Dhe per me teper, me cfare modeli e ke gjetur kete kursin ekuiliber /pf/images/graemlins/laugh.gif 127 leke per euro?
     
  11. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Pa merak se kur te kerkosh depoziten tende ne valute do te ta kthejne kartemonedhen tende /pf/images/graemlins/confused.gif, sepse banka e nivelit te dyte nuk e ka dhene te gjithe kredi, se nuk e lejon BSh.

    [/ QUOTE ]

    meqe e thua e ti Zhuzhu te gjithe jemi te qete e do rrime pa merak.
     
  12. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Depozitat ne valut ne nentor 2006 te shqiptarve = 188,436
    Kredite e dhena ne valut nga bankat = 126,843

    pra kane dhene kredi 2/3 e valutes qe eshte depozituar.

    ka mbetur 1/3 pa u dhene , qe sigurisht bankat e nivelir te dyte e kane depozituar jashte duke blere bono thesari te qeverive perendimore (shpresoj).

    cfare do te ndodhi sikur shqiptaret te terheqin 1/2 e valutes se tyre nga bankat ku i kane depozituar?
     
  13. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Kot per kuriozitet, pse do terheqin 1/2 e valutes? Une mund te shoh dy arsye, ose shqipetaret do duan te perfitojne nga kursi i kembimit (duke parashikuar qe leku do forcohet ath ata do duan te shesin valute) ose qe bankat e nivelit te dyte do falimentojne. Po te qe e para, ath mbase bankat do detyrohen ta blejne valuten ne treg qe t'ia japin depozituesve, gje qe do zhvleresoje fillimisht lekun duke sjelle inflacion (njesoj sic sjell printimi i kartemonedhave sugjeruar nga ty). Megjithate ky skenari me duket kot se zor te ngrihet njeri e te kerkoje 50% te depozitave per kete pune. Ndersa nese do i terhiqnin duke parashikuar qe bankat do falimentonin, nuk kane pse terheqin 50%, po do i terheqin te tera, dhe nuk do terheqin valuten, po edhe lekun, dhe me verte qe pastaj sistemi bankar do falimentoje se nuk ka si ti ktheje menjehere depozitat e popullit qe i ka bere kredi, BTh shqiptare apo te huaja, depozita ne bankat jashte, etj etj.
    Tani ti ke ndonje arsye tjeter se pse do i terheqin 50% te depozitave ne valute nga sistemi bankar?
    Pse e ka kepaur kot kete muhabetin e valutes? Shqiperia eshte vend i vogel, tregtia eshte e larte si perqindje e PBB (besoj) se cdo gje importohet, prandaj flukse dalese valute ka si rezulat i kesaj, por edhe i faktit se hyn valute nga emigrantet, trafiqet etj. Prandaj eshte normale qe njerezit kane valute neper duar dhe e depozitojne. Pse duhet qe BSh te ndaloje kredine ne valute? Duke e bere nje gje te tille do e perballe sistemin bankar me rrezikun e kursit te kembimit, pasi kerkese per kredi ne valute do kete gjithmone, sepse nje pjese e madhe e njerezve i kane te ardhurat ne valute (emigracioni etj), por njekohesisht edhe sepse keto kredi kane norma interesi me te uleta (Fed dhe ECB para 4 vjeteve i kishin normat baze 1% dhe 2%).
    Pse merresh me BSh dhe jo me tatimet qe nuk ndalojne shume dyqane ne Shqiperise qe te shesin ne euro? E di ti qe per te bere nje gje te tille duhet te marresh leje te posacme nga tatimet e jo nga Banka e Shqiperise?
     
  14. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    problemi nuk qendron pse do terhiqet 1/2 e valutes , por fakti se 2/3 e valutes qe shqiptaret e kane depozituar neper banka ne fakt bankat nuk e kane.

    eshte nje anomali ....edhe teorikisht qendron rreziku per nje krize financiare.


    problemi eshte se ky fenomen ka marre ritme rritje 50% nga viti ne vit.

    ne nentor 2006 ishim 1.26 miliard dollar .
    nuk e di per muajin janar sa eshte vlera ,se BSH nuk e ka publikuar akoma statistikat Mujore (si per cudi keto kohet e fundit harrojne se dikur ishin shume te perpikt).

    mendoni vleren ne nentorin e 2007 ?

    kaq
    shikojeni vete.
     
  15. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    ehuha, po neper bote cfare e bejne depoziten, nuk e japin kredi? Po cfare eshte banka ne fund te fundit pervec nje ndermjetesi qe e merr nga njeri lekun dhe per riskun qe ia ka dhene nje tjetri, fiton ca %? Po ca muhabeti eshte ky ritmi 50%? Ritmi mund te jete i larte sepse baza e kredidhenies eshte e ulet (se keshtu ka qene, keto vite ka filluar te jeper kredi), ose mund te rritet ritmi me po te njejtat ritme si depozitat...dmth kete muhabetin nqse do ta besh, beje me shifra dhe analiza te plota dhe trego se ku e sheh rrezikun e krizes financiare dhe pse eshte i perqendruar muhabeti te valuta dhe jo te kredidhenia ne leke psh.
    Tani ti si thua, qe BSh te ndaloje qe te jepet kredi ne valute? Po njerezit ku ta depozitojne valuten ose banka e nivelit te dyte ku ta coje? Ta beje Bth evropiane me 4.0% interes dhe njerezve t'i jape 2.0% (se 2.0% i do vete se ka rob me pagu). Ehuuu, u zgjata sh, po me duket se e ke kap kot, tani s'kam me kohe me u marr me kete temen
     
  16. Santiago

    Santiago Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Depozitat ne valut ne nentor 2006 te shqiptarve = 188,436
    Kredite e dhena ne valut nga bankat = 126,843

    pra kane dhene kredi 2/3 e valutes qe eshte depozituar.

    ka mbetur 1/3 pa u dhene , qe sigurisht bankat e nivelir te dyte e kane depozituar jashte duke blere bono thesari te qeverive perendimore (shpresoj).

    cfare do te ndodhi sikur shqiptaret te terheqin 1/2 e valutes se tyre nga bankat ku i kane depozituar?

    [/ QUOTE ]

    nese do te ndodhte ajo qe thua ti, pra qe te terhiqet nje pjese aq e madhe e depozitiumeve jam i sigurte se do te falimentonte cdo banka ne bote pavaresisht nese behet fjale per valute huaj apo monedhe vendase.
     
  17. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    [citimi
    nese do te ndodhte ajo qe thua ti, pra qe te terhiqet nje pjese aq e madhe e depozitiumeve jam i sigurte se do te falimentonte cdo banka ne bote pavaresisht nese behet fjale per valute huaj apo monedhe vendase.

    [/ QUOTE ]

    nuk e mendoj ne te njejten menyre qe bankat do te fallimentonin nqs se njerezit do te terhiqnin 1/2 e parave te tyre.
    Banka qendrore e cdo vendi ne raste te tilla do te vepronte duke financuara bankat e nivelit te dyte ose duke ngritur interesin e repove ne menyre qe depozitat te beheshin me interessante sesa mbajtja e lekeve "nen dyshek".
    por ne rastin e terheqjes se valutes nga depozituesve Banka qendrore nuk i ka keto strumenta nen dore (ose i ka shume te limituara).
    Sigurisht qe BSH :
    1-nuk stampon valute edhe
    2-nuk e ka monopolin e ngritjes se repove te euros e dollarit ne menyre qe njerzit ti lene valuten e tyre ne banka meqe behet me joshese.

    sa per probabilitetin e terheqjes se depozitave nga depozituesit me kujtuhet jo shume vite me pare kur u miratua ligji per sigurimin e depozitave deri ne massen 700 mije lek te reja per depozite , njerezit e kuptuan ndryshe , edhe medjat greke e trumbetuan ndryshe(si bastarda qe jane) e si rrjedhim mijra njerez u pane ne dyert e bankave per te terhequr depozitat ku nje pjese e madhe ishin emigrant nga greqia.
    edhe kjo ka ndodhur mbas '97 edhe kursi i kembimit e interessi i bonove e ndjeu jo pak.
    mund te shikoni grafiket e BSH se repove e do te shikoni kete anomali.
    ne ate kohe Cim governatori urdheroj qe te gjithe njerezve tu jepeshin leket menjeher edhe ne ate kohe 60% e depozitave te shqiptarve ishin depozituar ne Banken e Kursimeve qe ishte shteterore e me ligj nuk jepte kredi po investonte vetem ne bono thesari gje qe ndihmoj jo pak per te zgjidhur situaten.

    por tani mbas 4-5 vitesh gjerat jane ndryshe.

    fakti qe 2/3 e valutes nuk ndodhet ne banke , edhe sasia e kesaj valute-kredi qe eshte jashte banke eshte 1.2 miliard ne nentor 2006 , edhe fakti qe ky fenomen shtohet nga viti ne vit me 50% do te benin cdo njeri me commun sens te riflektonte sado pak.

    shpresojme
     
  18. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    Plako, ta garantoj une qe nese robt do venin te terhqinin NGA TE GJITHA BANKAT E SISTEMIT jo 1/2 po dhe shume me pak te depozitave bankat do viheshin ne veshtiresi.
    Nese shkojne vetem ne nje banke ceshtja nuk eshte njesoj. Bankat ketu tek ne pergjithesisht mesa di une nuk para mbajne pozicione te hapura ne valute, plus para se te shkonin te kerkonin valute jashte do te kontaktonin me bankat e tjera ketu, plus nje pjese e mire e tyre kane mbeshtetjen e bankave meme nga jashte qe nuk kane pike interesi qe ato te vihen ne veshtiresi, shkurt muhabeti askush nuk ka interes qe kjo situate shume hipotetike qe thua ti te ndodhi.
     
  19. Santiago

    Santiago Primus registratum

    Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

    tek e fundit nuk ka pse te marrim per baze situata hipotetike te cilat nuk knae shance te ndodhin....ose mund te ndodhin nga shkaqe qe nuk kane lidhje me menyuren se si e menaxhojne valuten bankat.
    Ne vitin 2002 kur ndodhi dhe ai paniku bankar tek Banka e Kursimeve kishte shkak jo ate qe bente BK por nje panik te stimuluar nga ata qe kishin interesa per privatizimin e BK (meimi im ky). Banka e Shqiperise ne ate kohe e lujati mire rolin....riti interesat perkohesisht sa te rritej besimi dhe nxitja per te depozituar ne banka.
     
  20. Daniel H

    Daniel H Primus registratum

    Banka e SHQIPERISE bashke-fajtore

    Kam nje material nga nje reviste ekonomike shqiptare qe depozitat e shqiptareve per vitin 2005 ishin 430 miliard leke dhe me c'po shoh, depozitat per 2006-en qenkan pergjysmuar. A ju thote gje ky fakt?
     

Shpërndajeni këtë faqe