banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 27 Jan 2004.

  1. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Kurset
    USD / LEK 100.33
    EUR / LEK 124.30 :eek:
    GBP / LEK 185.81
    CHF / LEK 81.82

    perpara ca ditesh ishte 122 lek /euro
    rreth 2 % ne pak dite.
    nejse...... jam i mendimit qe kjo politika e "kursit te lire" alla Cimi duhet pare nje cik se meqe duhet te hyjme ne evrope duhet nje fare stabiliteti persa i perket kursit euro/lek se kjo do te sjelli te investitoret nje fare sigurie per te parashikuar sesi do tju shkoje biznesi i tyre ne shqiperi .
     
  2. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    USD / LEK 101.59
    EUR / LEK 125.44 :eek:
    GBP / LEK 187.89
    CHF / LEK 82.25

    Ndryshimi i fundit:
    12:06:18, 15.07.2004
    ----------------------------------

    cfare po ndodh me valutat???
    shume levizje po bejne keto kohet e fundit ??
    tani kemi nje rritje te lekut ne krahasim me euron e dollarin .
    si ka mundesi , mos nuk po vijne me pak kosovar sesa ne muajin qershor ?
    mos eshte shtuar importi kete javen e fundit , sepse prodhimi bujqesor shqiptar ka rene ??
    mos nuk po vijne me emigrant si ne muajin e ardhjes "tradizionale" te qershorit , ne kete muaj korriku ??
    apo ,mos banka e shqiperise ka nderhyr ne treg ?
    po si vone eshte kujtuar.
    apo mbasi i mbushen xhepat mire me dollar/100lek e euro/122lek tani e ngrene ne menyre artificiale kursin per te shitur valuten e blere me pare .
    nuk jane pak , por rreth 2 % ne pak kohe.
    duke pare se ne tregun e valutes shkembehen 5-6 milion dollAR NE DITE eshte mire qe dikush te kujtohet e te bej nje verifikim ketyre luhatjeve "anormale" te kursit.
    e denon ligji shqiptar "insider" ??
     
  3. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Cani: Nderhyme ne treg per frenimin e forcimit te lekut
    E Shtune, 17 Korrik 2004
    Forcimi i lekut ne kembim me valutat e huaja e kryesisht me euron dhe dollarin besohet te kete ardhur prej levizjeve pozitive ne ekonomi dhe kryeisht faktoreve sezonale. Keshtu e vleresoi situaten aktuale ne kursin e kembimit, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, i cili sqaroi se, tashme eshte bere tradite qe leku te forcohet gjate sezonit te veres nga rritja e ofertes per valute. Nderkohe ai ka pohuar se, gjate kesaj periudhe Banka e Shqiperise ka nderhyre ne treg per frenimin e forcimit te metejshem te lekut /pf/images/graemlins/laugh.gif .
    per me shume
    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=666
    ------------------

    mire qe na e tha Cimi se nuk e kishim kuptuar nderhyrjen ne tregun e valutes se BSh.
    po ky zoteria nuk na ka thene qe shqiperia ka zgjedhur "kursin e lire" .
    nuk eshte momenti qe banka e shqiperise te shikoj politiken e saj me "kursin e lire" ??
    shume konfuzjon krijon kjo politka e deri tanishme .
     
  4. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Brenda dy javësh, do konsultohemi për rritjen apo uljen e vlerës


    Cani: Do të pyes FMN-në për kursin e këmbimit :eek:




    Tiranë

    Për ndryshimet e kursit të këmbimit mes lekut dhe valutave, do të merret OK nga FMN-ja. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk i ka dalë zot lekut.

    “Gjatë dy javëve të ardhshme do të kemi konsultime të shumta me Misionin e FMN-së, përsa i përket zhvillimeve monetare të kursit të këmbimit. :eek: ” Ai ka shpjeguar vetëm arsyet, pse është vlerësuar monedha shqiptare, por nuk ka dhënë afate ndërhyrjeje në tregun valutor. Vetëm pas një viti që leku ka fituar pikë ndjeshëm ndaj dollarit, Cani ka guxuar ta quajë një dukuri negative forcimin e monedhës shqiptare.
    -------------------------


    ah kjo FMN...... , edhe per kursin duhet pyetur.
     
  5. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    kerkojme shume qe banka e shqiperise te jete indipendente edhe nga FMN-ja??
    ne dime se FMN me "asistencen" e saj ka falimentuar shpesh here ne "recetat" e saj te bera nga gradacelat me ajer te kondicionuar atje larg ne amerike , per vendet ne zhvillim .
    duhet thene Cimit qe ligji per banken e shqiperise e parashikon mire Pavarsine e ketij instituzioni aq jetik per vendin tone , edhe me duket Skandaloze shprehjet e "governatorit" te nje banke qendrore :
    "Gjatë dy javëve të ardhshme do të kemi konsultime të shumta :smash: me Misionin e FMN-së përsa i përket zhvillimeve monetare ashtu të kursit të këmbimit"
    ne i dime mire se cfare do te thote ne praktik fjala "konsultime" (e kaluara na meson ) kur ato behen midis bankes se shqiperise te perfaqesuar nga Cimi e atyre te FMN-se te ardhur nga amerika .


    keto shprehje i ben ne media por i ve edhe ne faqen zyrtare te internetit .

    Tosi na privatizon monopolin me Libanezet, Cimi na "konsultohet" me FMN per kursin e kembimit , sikur ne shqiptaret nuk jemi te zote te dime se cili kurs kembimi eshte me i pershtatshem per ekonomine shqiptare sot, e duhet te na e tregoje barkmadhi/burokrat/ qe rri gjithe diten ne zyre andej nga amerika apo diku tjeter , duke konsultuar modelet ekonomike e duke bere eksperimente , e pastaj vjen e i zbaton ne shqiperi.
     
  6. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    anglia rriti interessin ne 4.75 % pak dite me pare.
    po ashtu edhe amerika ne 1.25 e pritet qe ne 10 gusht te ket nje rritje tjeter(shpresojme per jo , per burxhellinjt shqiptar te kredive ne valut , qe Cimi po i lejon gjithmone e me shume)
    shenje e keqe kjo politik shternguse e bankave qendrore te perendimit.
    il vento sta cambianto, shpresojme qe ta kene kuptuar zoterinjt qe rrine me ajer te kondicionuar ne sheshin skenderbej 1 ne tirane, e te marrin masat.
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    si shume po flitet per kete banken Dardania andej nga banka e shqiperise.!!!!
    se cka kjo banke /pf/images/graemlins/wink.gif , e po i plasi ndonje "bumje" Cimit keq e ka punen.
    lecojeni , eshte hera e dyte qe po e analizojne kete banke.
    ---------------

    BANKA E SHQIPËRISË
    Zëdhënësi

    NJOFTIM PËR SHTYP

    Mbi zhvillimin e mbledhjes së ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

    Data e publikimit 13.08.2004



    Ditën e mërkurë, datë 18.08.2004 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me këtë rend dite :

    Raporti mujor i politikës monetare.
    Projekti “Mbi miratimin e transferimit të pronësisë 100 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës së Kursimeve sh.a nga Raiffeisen Zentral Bank Osterreich AG tek Raiffeisen International Bank-Holding AG”.
    Projekti “Për miratimin e financimit të projektit AECH për nevoja të Bankës së Shqipërisë””.
    Projekti “Për miratimin e Rregullave të funksionimit të sistemit IDBS”.
    Projekti “Për miratimin e projekt-rregullores “Mbi mënyrën e propozimit, të marrjes së vendimit dhe të realizimit të ndërhyrjes në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore nga Banka e Shqipërisë”". :book:
    Informacioni “Raport për inspektimet e kryera për periudhën janar-qershor 2004”.
    Informacioni “Mbi studimin "Kursi real efektiv i këmbimit në Shqipëri: konceptet dhe matja e tij”". /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Informacioni ”Analiza e indekseve të besimit”.
    Informacionin “Mbi situatën në Bankën DARDANIA” :confused: :eek: :shrug: .
    Informacioni “Aide-mémoire e Misionit të FMN-së, 19-30 korrik 2004 dhe deklarata e Guvernatorit në konferencën për shtyp”.
    Informacioni “Mbi ecurinë e prokurimeve në Bankën e Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2004”.
    Informacioni “Mbi mundësinë e ndjekjes së një programi “Master” në fushën Bankë-Financë nga punonjës të Bankës së Shqipërisë” /pf/images/graemlins/laugh.gif .
    Informacioni “Mbi detyrën e projektimit për rikonstruksionin e Bankës së Shqipërisë”.

    ------------
    shyqyr qe u kujtuan qe ti bejne ndonje master personelit te BSh.
    shpresojme ..... qe te vleje ky shpenzim qe populli kontribues ju ben ketyre personave , e te kete nje "kthim te investimit" me nje norme sa me te larte per te gjithe shqiptaret.
    speriamo............... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  8. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    pika 23.
    Banka e shqiperise --- bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    -sot bankat e nivelit te dyte kane te detyrushme te depozitojne ne banken e shqiperise 10% te shumes se totalit te depozitave .
    nqs se sasia e ketyre depozitave te konvertuara eshte rreth 3 miliard dollar ateher i bie qe 300 milion dollar te rrine ne kasafortat e bankes se shqiperise .
    banka qendrore evropiane e ka kete perqindje ne vleren 3%.
    nuk ka ardhur momenti qe edhe BSh te shikonte mundesine e uljes se ketij 10 % duke i dhene me shume mundesi bankave te nivelit te dyte te rrisin kreditimin per ekonomine ??
    nuk jane pak por 200 milion dollar qe do te jene te disponuara per clientet shqiptar te kredise (nqs se e bejme edhe ne si BCE)
    sa na kushton kjo politik e Cimit ne te gjithe shqiptarve ??
    ka kuptim qe ta mbajme kete garanci kaq te larte , kur sistemi bankar sipas Cimit ne shqiperi eshte i "shendosh"( edhe pse ndonje banke per mendimin tim modest ka filluar te mbaje ere), por edhe inflacioni eshte i ulet ??
     
  9. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Bllokimit te 10% te depozitave si Rezerve e Detyrueshme ne Banken e Shqiperise, mendoj se eshte nje situate qe nuk duhet te zgjase.
    Meqe kohet e fundit, nga vete Banka e Shqiperise, po reklamohet nje fare stabilizimi te ekonomise, atehere nuk ka pse ky stabilizim te mos reflektohet ne levizje konkrete. Dhe nder to dicka pozitive do te ishte ndryshimi i normes se rezerves se detyrueshme.
    Fillimisht Banka e Shqiperise duhet qe te beje SHKALLEZIMIN e kesaj norme pasi nuk eshte normale qe kjo norme te jete e njejte si per llogarite rrjellese (qe jane shume dinamike) edhe per depozitat e kursimit (te cilat jane shume statike). Normalisht kjo norme duhej qe te ishte shume me e ulet per depozitat e kursimit dhe me e ulet akoma per depozitat me afat. Duke ditur qe pjesa me e madhe e parave ne bankat shqiptare jane ne formen e depozitave (jo te llogarive rrjellese), atehere nje pjese e madhe fondesh nuk do te depozitohen me ne BSH por do tu lihen te lira bankave te nivelit te dyte per te dhene kredi.
    AK
     
  10. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    intervista e Governatorit per korrierin eshte me te vertet skandaloze .
    Ai mundohet te "justifikoj" nje pjese te mire te 23 pikave te kesaj teme .
    leconi ne faqen e pare te www.bankofalbania.org
    i vetmi gabim i tij :eek: eshte se i ka dhene besim personave qe nuk e meritonin , ndersa ne te vertet , gabimet e tij te shumta i kane kushtuar shqiptarve miliarda lek deme.
    jemi ne pritje te personave te rinj , e mbi te gjitha te nje politike te re nga ky institucion qe ne pervec ruajtjes se livelit te cmimeve , te kete edhe Zhvillimin e intregimin e vendit.
    shpresojme ............ne njerez te rinj me mentalitet Europian.
     
  11. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Genc Ruli:
    Kërkova vetë të bëhem Guvernator

    Rrëfimi: Jam i zhgënjyer, por jo i fyer nga sjelljet e drejtuesve partiakë. Nuk kam thënë lamtumirë

    “Që kur ika nga Partia Demokratike, i thashë “lamtumirë” politikës, por mund të rikthehem atje, vetëm nëse nuk do të kemi diferencime principesh”. Kështu është shprehur dje, Genc Ruli, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave :smash: , i cili ka drejtuar dy herë këtë dikaster, gjatë 14 viteve të fundit. Në këtë kontekst, njeriu që është cilësuar si “talenti i shkencave ekzakte” :eek: , aktualisht pret demokratizimin e Partisë Demokratike, për të vendosur nëse do të rikthehet sërish në politikë, apo jo. Aktualisht, ai është në prag të ngjitjes drejt postit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të cilin e ka kërkuar edhe vetë :smash: .


    ----------------
    nuk duam POLITIKAN (ose ish) ne drejtimin e Bankes se shqiperise .
    BSH duhet te jete e depolitizuar .
    MJAFT na dhane te njejten supe te ngrohur disa here .
     
  12. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    pika 24.
    Banka e shqiperise --- bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve sepse:
    po lejon qe bankat e nivelit te dyte te pasurohen ne menyre te padrejte ne kurriz te shtetit shqiptar-si rrjedhim ne kurriz te gjithe shqiptarve- duke lejuar qe normat e interesit te bonove te thesarit te jene shume here me te larta sesa duhet te jene ne te vertet /pf/images/graemlins/laugh.gif .
    shikoni se cfare ndodh ne europe ne ankandet e fundit, edhe krahasoheni me ato qe ndodhin ne shqiperi:

    interessi i repove BCE ne itali/europe = 2%
    interessi i bonove te thesarit 3 muaj = 2,003 %
    interessi i bonove te thesarit 6 muaj = 2,065%
    interessi i bonove te thesarit 12 muaj =2,283%
    per me shume vizitoni:
    http://www.dt.tesoro.it/Aree-Docum/Debito-Pub/Risultati-/index.htm


    shqiperi(ankandi i fundit):
    interessi i repove BSh ne shqiperi = 5,5%
    interessi i bonove te thesarit 3 muaj = 6,36 %
    interessi i bonove te thesarit 6 muaj = 7,59%
    interessi i bonove te thesarit 12 muaj =8,49%

    per me shume vizitoni sitin e "mekatit" http://www.bankofalbania.org/

    shikoni se cfare diference te madhe ka si ne vlere absolute, por edhe ne perqindje midis tyre ,interessi i repove te bankes se shqiperise me interessin e bonove te thesarit te shtetit shqiptar.
    shikoni edhe cfare ndodh ne itali ( por edhe ne te gjithe vendet e euros)e beni krahasimet e rastit.
    ju duket normale qe me repo te BSh 5,5% te kemi bono thesari 3 mujorshe me 6,36% kur ne europe kemi repo te BCE me interes 2% e bono me interess 2,003% ??
    nga i gjithe ky "pisllik" fitojne bankat e nivelit te dyte , ne kurriz te shtetit shqiptar, qe nuk e meriton te paguaj 6,36 %interess per borxhin e tij kur repot jane 5,5%.
    edhe duke llogaritur per te gjithe borxhin qe shteti i ka ketyre bankave (2800 miliard lek te vjetera) mendojeni vete sesa eshte kostoja per ne te gjithe shqiptaret , edhe rrjedhimisht fitimi i pamerituar i bankave te nivelit te dyte.
    mjaftojne pak numra mbas presjes te interessit te bonove edhe fitimi /humbja per Bankat/shtetin eshte me miliona dollar.
    pergjegjesia per kete situate bie mbi banken e shqiperise qe po mban ne kembe edhe po e nxjer me "fitim" ne menyre artificiale nje sistem bankar te "shendosh" me leket e shtetit por edhe te qytetarve shqiptar.
     
  13. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    te shohim sesi do punoj per popullin e tij governatori i ri Ardian Fullani.
    zoti cimi me sistemin bankar te lincenzuar prej tij e ndriti me situatat dominuse qe na la trashgimi.
    per te mos folur per gafat e shumta.


    Në bazë të nenit 161 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 44, pika 2 të ligjit nr. 8269 “Për Bankën e Shqipërisë” (të amenduar) të datës 23.12.1997, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me Vendimin nr.152 të datës 28.10.2004, zgjodhi Z. Ardian Fullani në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
     
  14. epremte

    epremte Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    e mo ?? do na qerasesh??
     
  15. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    une nuk bej feste e qeras robt me "fatkeqesite" e te tjerve. :shrug:
     
  16. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    kush ka qene drejtor i pergjithshem i bankes italo shqiptare (BIA) ne vitet 1997-2000???? :confused:
    mos ka qene gje ky governatori i ri Fullani ????

    shpresojme qe te mos jete e vertet.

    leconi se cfare thone drejtori i ri italian i bankes italio-shqiptare persa i perket kredive te dhena nga drejtori i meparshem qe nuk e di se kush ka qene:
    -------
    Disa vite më parë (periudha 1997-2000) BISH hasi probleme të mëdha me kreditë e pakthyera :eek: . Disa hua prej dy milion dollarësh, të dhëna nga drejtuesi i mëparshëm i BISH :confused: dhe kredi të tjera që nuk kishin shkuar mirë (kryesisht pasojë e vitit 1997) kishin bërë që shuma e totalit të kredive me probleme t’i afrohej kapitalit të bankës, prej 15 milion dollarë :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif . Bogani (që erdhi në krye të bankës në vitin 2001) së bashku me drejtuesit e tjerë të Bankës Italo-Shqiptare vendosën që pastrimi i bankës nga huatë e këqija të kryhej në një periudhë të shtrirë kohore, deri sa më në fund erdhi marsi i vitit 2004, kur banka u pastrua pothuajse tërësisht nga kreditë e këqija. Pothuajse i gjithë fitimi i këtyre viteve kaloi si provigjion për mbulimin e huave me probleme /pf/images/graemlins/laugh.gif . Nga ana tjetër, janë shitur një sërë pasurish dhe është mbledhur një pjesë të madhe e huave që konsideroheshin si të humbura.
    ---------------

    per ta lecuar te gjithe :

    http://www.monitor.com.al/index.php?faqe=artikulli&id=014516LT
     
  17. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    bordi i ri drejtues i bankes se shqiperise, viti 2004:
    Z. Ardian Fullani, Kryetar
    Dr. Fatos Ibrahimi, anëtar
    Prof.Dr. Sulo Hadëri, anëtar
    Prof.Asoc.Dr.Tonin Kola, anëtar
    Z. Ksenofon Krisafi, anëtar
    Zj. Tefta Çuçi, anëtare
    Zj. Elisabeta Gjoni, anëtare
    Z. Andis Harasani, anëtar

    shikoni kur nje dite te gjithe keta zoterinj qe kane perpara Z-ne apo Zj-ne ta kthejne ne Prof.Dr. :smash:
    keshtu bene edhe keta antaret e sotem qe mbajne kete titull, sapo hipen ne ate "karrike" u bene te gjithe me tituj shkencor , profesor. doktor.

    eshte vetem nje ide e imja , shpresojme qe te mos realizohet , se do te lene name.
    nuk do te ishte me mire sikur antaret e bordit te ishin perpara Prof.Dr.e pastaj te benin kete pune, e jo anasjelltas, sic bene ata parardhesit e ketyre.
    me duken si ata militantet e Sales qe mbaruan juridikun/ekonomikun ne vitet '92 -'97

    nejse ....... mos e harroni Z-ne apo Zj-ne e vitit 2004 e ketyre zoterinjve /pf/images/graemlins/wink.gif .
     
  18. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Sfidat 7-vjeçare te drejtimit te Bankes se Shqiperise


    Duke e konsideruar takimin e sotëm me ju si daljen time të parë zyrtare në publik si guvernator, dëshiroj t'ju falenderoj për interesimin dhe besimin tuaj ndaj Bankes se Shqiperise. E shoh të nevojshme që edhe një herë të shpreh angazhimin tim personal dhe të stafit që unë drejtoj se Banka e Shqipërisë do t'i ketë gjithnjë dyert e hapura duke synuar forcimin dhe mirefunksionimin e mëtejshëm të urave, tashmë të ngritura të komunikimit. Megjithate mesazhi im i sotem eshte qe ky komunikim do te jete jo vetem institucional me mua por me institucionin e Bankes se Shqiperise. Kjo do te thote se une do te siguroj nje transparence, komunikim te qarte dhe te vazhdueshem ne menyre qe fuqia e madhe e medias te beje te mundur transmetimin e mesazheve tona te qarta ne publik.

    Banka e Shqipërisë konsiderohet sot si një institucion i konsoliduar, i besueshëm dhe transparent. Politika e saj monetare ka qenë e matur dhe efektive, duke ndihmuar në forcimin e ekuilibrit makroekonomik në përputhje të plotë me programet kombëtare të zhvillimit ekonomik të vendit. Duke gjykuar keto aspekte do te doja te prezantoja disa nga idete ne lidhje me persosjen e tyre ne te ardhmen, duke i qendruar idese time te shprehur tashme, asaj te vazhdimesise.

    Fillimisht dëshiroj të ndalem në zhvillimin institucional të Bankës së Shqipërisë. Në perceptimin tim pavarësia e insitucionit të bankës qendrore është një problem paramaunt ndërkohë që po kaq të rëndësishëm gjykoj edhe hapjen e mëtejshme të insitucionit duke pasur parasysh edhe një llogaridhënie gjithnjë e më të plotë dhe më bashkëkohore :thumbsup: . Banka qendrore eshte nje institucion jo vetem I pavaruar por edhe kryesisht dhe paralelisht I pergjegjshem :shrug: qe do te thote realisht transparent ne marrjen e vendimeve, berjen e politikave dhe realizimin e tyre. Gjate mandatit tim do te siguroj qe vendimet do te merren larg ndikimeve te ekzekutivit :eek: :thumbsup: , dhe politikes nderkohe qe Banka e Shqiperise do te permbushe detyrimin e saj ligjor ne dhenien e keshillave dhe ekspertizave perkatese ndaj vendimarrjes ekonomike ne vend.

    Gjate mandatit tim, objektiv kryesor i politikes monetare do te jete ruajtja e stabilitetit te cmimeve /pf/images/graemlins/wink.gif . Per te konsoliduar ruajtjen e stabilitetit te cmimeve banka do te konsideroje ne te ardhmen adoptimin e rregjimit "inflation targeting", ose sic njihet ndryshe "inflacioni i synuar" i cili I pershtatet me mire ndryshimeve qe ne te ardhmen te ekonomise shqiptare sidomos zgjerimit dhe zhvillimit te sektorit financiar. Ne kete kuptim edhe kuadri operacional do te evoluoje me tej duke synuar funksionimin vetem mbi principet e tregut.

    Qendrueshmeria i sistemit bankar do te jete shtylla e dyte e rendesishme ne te cilen do te mbeshtetet banka qendrore. Banka e Shqiperise do te nxise zhvillimin dhe konsolidimin e nje sistemi bankar dhe financiar te shendetshem ne funksion te zhvillimit ekonomik te vendit. Kjo do te coje jo vetem ne finacimin real te ekonomise me kredi nga sistemi bankar , por edhe ne rritjen e efektivitetit te ndermjetesimit financiar dhe sherbimeve financiare e bankare.

    Nje dimension te ri ne kete drejtim do te marre futja e parave cash ne kanalet bankare duke kontribuar ne kete menyre ne fomalizimin e ekonomise.

    Ne keto kushte merr nje rendesi paresore ngritja ne standarte bashkekohore e mbikeqyerjes bankare dhe financiare. Kjo nenkupton domosdoshmerine e rishikimit te bazes rregullatore ekzistuese per ta sjelle ate sa me prane standarteve me te mira ne kete drejtim, si edhe per ta shnderruar procesin mbikeqyres realisht ne nje proces te orientuar sipas rrezikut dhe proaktiv. Nje komunikim I hapur dhe I drejtperdrejte me industrine bankare dhe institucionet e tjera te rendesishme financiare, do te qendroje ne themel te ketyre objektivave.


    Te gjitha angazhimet e mesiperme kerkojne ridimensionimin e kapaciteteve analizuese dhe kerkimore duke synuar shmangien e karakterit pershkrues dhe duke synuar ne shpjegimin e thelbit te fenomeneve ne ekonomi. Per kete qellim Banka e Shqiperise do te inicioje krijimin e forumeve konsultative me perfaqesues te fushes akademike, analiste dhe studiues. Kjo do te mundesoje ballafaqimin me pale te treta te paanshme te cilat do te na ofrojne jo vetem eskperiencen e tyre por edhe do te sjellin nje kendveshtrim alternativ per nje vendimarrje te mireinformuar.


    Banka e Shqiperise do ti kushtoje rendesi te vecante administrimit efektiv te burimeve njerezore duke synuar edhe ne kete drejtim arritjen e standarteve nderkombetare te institucioneve model. Ajo do te behet nje institucion terheqes per profesionistet.


    Banka e Shqiperise mbi te gjitha do te fuqizoje marredheniet mbi baza reciprociteti me te gjithe partneret nderkombetare. Ne tryezen e bisedimeve ajo do te jete nje partner real ne diskutimin e politikave ekonomiko-financiare ku do te ofroje alternativat e saj te zgjedhjeve te perpunuara jo vetem mbi bazen e llogjikes ekonomike por edhe te realitetit shqiptar.

    Banka e Shqiperise sheh tek Banka Qendrore Europiane institucionin I cili perfaqeson jo vetem modelin e organizimit dhe te veprimit drejt te cilit ne synojme te afrohemi me shpejtesi, por edhe mundesine e nje bashkepunimi konkret ne drejtime te vecanta te funksionimit te Bankes se Shqiperise si edhe te objektivave strategjike te ekonomise se vendit.
     
  19. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    fjalet i ka te bukura Governatori i ri , por edhe ne fakte mire e ka filluar: uli akoma me shume interessin e repove qe arriti ne 5,25%.
    senjali ishte i qarte , i forte , edhe i shpejte, kuptohet per ata qe do te kuptojne.
    te shohim ne te ardhmen si do te shkoje puna e shpresojme qe te korrigjoje gabimet e zoterise se meparshem.
     
  20. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Ju Leopard nuk merreni vesh: Jeni per norma te uleta apo per nje monedhe te forte? :confused:

    PS. nuk e di ne e keni te qarte qe te dyja nuk arrihen
     

Shpërndajeni këtë faqe