banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Leopardii, 27 Jan 2004.

  1. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    vazhdojme me banken e shqiperise e me shukun CIMI, edhe te lejme ata qe zene ne goje STALININ sepse metoda e tyre e postimit eshte vetem qe te heqin vemendjen nga TITULLI i temes.
    sigurisht qe dikujt nuk i intereson qe te shkosh kunder ish-ZVKRYEMINSTRIT qe na eshte bere governator :smash: (vetem ne shqiperi ndodh nje skandal e tille)(ose me mire KAMBIST, sic e pohon ndonjeri ketu ) :smash: .
    keta persona e shikojne karriken qe populli i ka vene sikur e kane prone te babait edhe mund te bejne cfare te duan edhe te blejne e te shesin valute sepse sipas ndonjerit na qenka me te vertet normale :smash: (duhet ti bejme nje kurs diritto ketyre personave , per abuso ti potere + insider + etj ,etj).
    nejse....... e leme me mire se e kuptoni vete te cili mulli cojne uje shkrimet e tij.
    me duket se po i vjen fundi sepse nuk jane ne gjendie te ndryshojne e te cojne vendin perpara edhe jane gjithmone e me te nervozuar, edhe kerkojne qe skandalet qe bejne mos te dihen.

    pervec atyre qe thame ne postimet e tjera le te marrim nje tjeter problem qe banka e shqiperise e trumbeton me te madhe si sukses por ne te vertet eshte rreziku i me i madh qe po i kanoset financave te brishta te shqipetarve mbas firmave piramidale:

    KREDITE qe jepen nga bankat e nivelit te dyte.

    sot repot qe aplikon FED-federal reserv ne usa e
    BCE-banka qendrore evropiane jane rispektivisht 1% (ne usa) e 2 %(ne UE).
    ne shqiperi BSH e cimit e ka kete interes me
    6.5 %.
    duke nisur nga keto te dhena kuptohet qe te marresh kredi ne keto dy valuta te huaja (dollar+euro)eshte me te vertet shume e leverdisshme ne krahasim qe te marresh kredi ne lek shqipetar.
    kush jeton ne shqiperi mund te pyesi edhe te japi nje informazion me te sakt por mesa di une kredite ne valute levizin ne 5-6 % e ne lek shqipetar te 12-13%(kjo shifer varet nga banka qe shkon + nga kohezgjatja e kredise + qualiteti i biznesit tend + etj etj).
    nuk ka rendesi vlera e vertet (5 apo 6%)per postimin tone por mjafton qe te dihet qe nivelet e kredive ne valut jane me te ulta sesa ne lek.

    pra kushdo qe ka nevoje per kredi e shikon me te leverdishme qe te hyj ne borxh ne valut sepse ka me te vertet nje nivel shume te ulet vlere ne krahasim me lekun tone.
    duke u nisur qe nga banka e shqiperise nuk ka asnje informacion (trasparenca e mjaftushme e ndonjerit ketu :smash: )per sasine kredise te ndare sipas valutave por na jepet vetem shuma komplesive e kredive te dhena nga sistemi bankar qe prap sipas raportit te zotit CIMI ne komissionin parlamentar per ekonomin ishte 70,6 miliard lek .
    pra me nje kurs 1$ = 106 lek jane plot 666 milion dollar dhene kredi shqipetarve nga sistemi bankar ne valuta te ndryshme.
    por ju e kuptoni mbasi se ne cfare valute mund te jene futur ne borxh shqipetaret (sikur ju te jeni persona qe keni nevoje per kredi cfare kredie do te merrni nqs ju ofrohet nje kredi ne valut ($+ €) me 5-6% e ne lek ne nivelin e 12-13 %??????.duhet shtuar se kete vit do tju thone ata banakieret ( bankieret pardon) qe leku eshte forcuar shume ne krahasim me dollarin e stabel me euron edhe jo vetem qe do te fitoni nga interesat e ulta te kredise ne valute ne krahasim me kredine ne lek,por mund te fitoni edhe nga kursi i kembimit :sleep: ).

    une njoh shume persona edhe midis tyre edhe te aferm te mi qe kane marre kredi ne valut per te blere pallate ose dyqane edhe mendojne te paguajne kredine o me rrogen e tyre si buxhetor ose me te ardhurat e dyqanit .
    keshtu ka bere edhe libanezet e fabrikes se cimentos ne fushe-kruje kur kane kerkuar borxh per 20 milion euro BERZH edhe mendojne ta paguajne kete kredi duke shitur cimento me lek.
    po ne keto kushte ku nje kredi ne valut me paraqitet me e favoritshme se ajo ne lek cdo njeri nga ne do te vepronte sic kane vepruar te gjithe shqipetaret e tjere.

    futu ne borxh ne valut se paguan pak e fiton edhe nga kursi se po ra dollari (ashtu sic edhe ka rene ) do te fitosh 2 here.
    keto jane shprehjet qe degjon te ata qe kane marre kredi ne banke.
    kur i degjoja keto nga ata persona sepse me vinte neper mend firmat piramidale :confused: , ishin me te vertet te ngjashme .
    meqe banka e shqiperise e cimi kane detyren qe te vigjilojne mbi sistemin bankar shqipetar nuk eshte mire qe te vene nje kufi per cdo banke qe te japi kredi ne valute deri ne nje fare sasie mbi totalin e kredise qe leshon.
    pra ti banke e nivelit te dyte (greke, italiane, bullgare , malajzeze, etj etj) kur jep 100 lek kredi , nuk duhet te japesh me shume se 30 lek kredi ne valut e 70 lek ti japesh ne monedhen shqipetare.
    mos edhe kjo nuk eshte puna e bankes se shqiperise qe te MOS vigjeloje mbi sistemin bankar ne pergjithesi e ne qualitetin e kredive??????
    po pse nuk e ben nje gje te tille banka e shqiperise?????
    per te njejtin motiv qe nuk publikon se sa nga keto 70.6 miliard lek kredi jane ne valut edhe sa jane ne lek.
    sepse skandali eshte gjithone mbas veshit, prandaj nuk e publikon.
    ka edhe motive te tjera , por heren tjeter
     
  2. Adriatik

    Adriatik Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Leopard
    Eshte disi e veshtire qe te nxjerresh se ku eshte skandali. Ne tregun bankar ka probleme te tjera shume here me te rendesishme se sa diferencat midis normave ne dollare,euro apo lek.
    Pastaj keto diferenca nuk percaktohen nga bankat e as nga publiku. Nese Federal reserve dhe ECB kane ulur normat baze te interesit kjo nuk do te thote qe edhe ne duhet ti ulim deri na ate pike.
    Nga ana e saj Banka qendrore eshte pergjegjese per shume fenomene te tjera, nderkohe qe per ceshtjen qe po trajtoni ju, argumentat per te fajesuar Banken Qendrore dhe guvernatorin Cani, duken disi te vaketa . :book:
     
  3. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    shikoni se cfare shkruan midis te tjerave zoti CIMI perseri ne komisionin parlamentar te ekonomise ne dhjetor te vitit 2003________________________________________________________________________
    Diskutimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë,
    Financës dhe Privatizimeve - 15 dhjetor 2003.
    Nevojat e bizneseve për huamarrje në mbështetje të bizneseve e tyre kanë
    treguar rritje në vitet e fundit. Kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe në vitin
    2004. Kredia për ekonominë gjatë vitit të ardhshëm është parashikuar
    të rritet me 16.5 miliardë lekë. Krahasuar me rritjen e tepricës së kredisë për
    vitin 2003, kjo rritje është rreth 3.6 miliardë lekë, ose 28 për qind, më e
    madhe.
    Parashikimi i kredisë për ekonominë për vitin 2004 bazohet në ecurinë e saj gjatë
    nëntë muajve të kaluar.
    Rritja e kredisë në valutë supozohet të jetë rreth 14.5 miliardë lekë, ose 88
    përqind e rritjes totale të kredisë për ekonominë. Diferenca mes normave të
    interesave të kredisë në lekë ndaj atyre në valutë, mendohet të jetë një nga
    arsyet kryesore të rritjes së ngadaltë të kredisë në lekë.

    ----------------------------------------------------------
    Pra shqipetaret po futen ne borxh ne valut edhe governatori qe eshte personi qe populli e ka vene qe te vigjeloje mbi keto abuzime nuk e prish fare terezine.
    Edhe kur shqiptaret po futnin leket neper firma prap banka e shqiperise (por kete here nuk ishte CIMI ne krye , por nje rrumpall tjeter) nuk e prishnin terezine .
    E fundi e dime te gjithe.
    Dikush i quante keto firma dallendyshet e demokrazise, por keta persona jane te njellojt me ata te sotmit qe qeverisin qe i thone perfaqesuasve te nje oraganizate te quajtur mjaft (nje djali 23 vjecar) se i ke keto manifestime per drita e te tjera i beni se keni inat personal me kryeministrin (ky perfaqesues i kesaj organizzate tha kur doli nga mbledhja me kryeministrin:-Nano tha se unë kam me të inat personal"), Shpresoj qe te mos te na vije edhe ne te albforumit ZOTI cimi e te na thote qe e keni personalisht me ate.
    Pergjigjen do tja japim sic foli edhe ai djali per kryeministrin e sotshem. "As nuk di se çfarë inati mund të kem me të", !!!!!!!!!!!!!!!!

    Nejse vazhdojme me kete governatorin e tanishem sepse te qash per te kaluaren nuk zgjidh asgje kur ne te njejten kohe po pergatitet nje tjeter VJEDHIE e lekeve te shqipetarve por kesaj rradhe me permassa akoma me te medha e me me shume stil se ajo e meparshmja.

    Pse CIMIT i leverdis kjo hua e marre nga shqiptaret ne valute ?????.
    Ne radhe te pare duhet thene qe BSH ka si objektiv ruajtjen e inflacionit qe deri tani e ka mbajtur ne kufijt 2- 4 %. Sigurisht qe CIMI kete mbajtje te inflacionit e quan si fitore te tij edhe e trumbeton me te madhe.
    Nje tjeter objektiv qe eshte i lidhur direct me objektivin e pare eshte edhe qendrushmeria e lekut me valutat e huaja. Edhe ketu zoti cimi krenohet se e ka arritur kete objektiv ( dollari ka rene edhe euro e ka mbajtur stabel ose me nje cik rritje ).
    Po per te arritur keto objektiva zoti CIMI ka lejuar(edhe ka patur nevojen per qellimet e tij) qe te merret kredi ne valute , e kjo valut ka shkuar ne tregun e valutes ku edhe eshte kembyer ne lek ( shpesh here keni degjuar per presion ne mbicmimin e lekut) e jane blere ato gjera per te cilen eshte marre kredia (pallate, dyqane, jane blere tulla truall cimento per ndertime, etj etj ).
    Kjo kredi ne valut eshte marre edhe nga tregtaret per tregti me jashte , por edhe kjo ka ndihmuar ne nje mos-zhvlersim te lekut sepse ky tregtar nuk ka shkuar ne tregun e valutes per te blere euro por ka marre direct nga banka e huaj eurot e nevojshme.
    Pra ne shqiperi jo vetem qe futen ato 600 milion dollar nga dergimet e emigranteve por na kane filluar te na futen edhe dollaret e eurot qe bankat e huaja i japin shqiptarve si kredi.
    Kjo derges e madhe valute ne tregun e valutes ska si mos ti pelqej cimit sepse e lehteson shume punen e tij per te arritur ato objektiva qe thame me siper edhe rrjedhimisht edhe pert e mbajtur karriken qe i sjell aq shume fitime.

    Pra shqipetaret megjithese po hane valuten te marre borxh nga shteti shqipetar nga shtetet e tjera e nga organizmat boterore (BB; BERZH; FMN) qe sot llogaritet ne 1.3 miliard dollar po kane filluar te hane edhe dollaret (o eurot) e kredive edhe ne kete rast po te llogarisim 88% e 666 milion dollarve dhene kredi nga bankat dalin plot 586 milion dollar.
    Po ti shtojme edhe ato 136 milion dollar (14,6 miliard lek te konvertuar ) qe jane parashikuara per vitin 2004 si kredi te reja na dalin 722 milion dollar.

    Po kur do ti shlyejm ne si popull gjithe keto borxhe (2 miliard dollar) ??????
    Jo vetem kaq(se hallall sikur loja te mbaroje ketu ) po ne prap po futemi akoma me shume ne borxh cdo dite e me shume.
    Mendoni se cfare permassa do te marri ky fenomen kur te filloj te japi kredi edhe banka e kursimeve sapo e privatizuar.!!!!!!!!!!!!!!
    Sigurisht qe CIMIT i duhet kjo lloj taktike per te arritur objektivat qe i therret me te madhe sepse kjo ben qe te ruaj karriken qe ka por per popullin shqipetare kur borxhllinjt te na vine e te na kerkojne dollaret e dhene borxh sigurisht qe do te shterngojme rripin (dmth akoma varferi ,mos rritje pensionesh ,mos rritje rrogash , cvlersim te lekut, inflacion )etj etj.
    Gjeja e pare kur te vije dita eshte cvlersimi i lekut edhe me pas inflazioni sepse sic dihet ne jemi vend importues.
    Mendoni nje euro 2000 (pse jo edhe 3000 , varet kur do te vendosin zoterinjt qe ta mbyllin lojen e piset qe po bejne, edhe te shpallin shqiperine deflaunt)
    Por nqs se fabrika e cimentos (marrim nje shembull per te kuptuar rolin e biznesit ne kete loje) do te rrisi cmimin e cimentos per te paguar ato 20 milion euro borxh (sepse bankat e huaja i duan borxhet ne valuten qe e kane dhene ---sepse nuk i hyjn ne pune ato leket tashme te zhvlersuara shqipetare) ose do te mundohet te eksportoj meqe tashme shqiptaret do te jene akoma me te varfer (sic jane sot argjentinasit ne krahasim me vitet me pare) per te blere pallate edhe indirekt edhe cimento me te cilen behen pallatet.

    por ata qe jane buxhetor edhe na paguajne pallatin me rrogen e buxhetorit edhe i detyrohen bankes ne euro o dollar , si do tju veje halli ?????

    Bankat e huaja i kane marre massat per veten e tyre se kane hipoteken por ata (midis tyre edhe ata qe njoh personalisht edhe sot ju duket sikur fitojne ) ku do flejne kur banka tju marri shtepine sepse nuk jane ne gjendje te paguajne eurot se tashme ai kesti mujor ne valut e kalon shume here rrogen e tij buxhetore te dhene ne lek nga shteti.

    Edhe ngjarjet e argjentines na tregojne te njejten gje.
    Ne vitin 2002 kursi ishte 1 pesos = 1dollar
    Sot eshte 1dollar= 2.88 pesos (por kishte arritur edhe 3.6 pesos)
    Edhe argjentines i shkoje mire sepse eshte nje vend eksportues edhe beri qe mbas krizes te hyje valut nga esporti, po ne qe jemi vend importues si do te shkoje halli yne?????

    Edhe ata u futen ne borxh e nje dite dilnin rrugeve edhe i binin kusiave edhe kerkonin leket e tyre qe tashme nuk vlenin as edhe 1/3 e asaj vlere qe kishin ne fillim kur i depozituan.
    Sepse me dukeshin njelloj me ata shqiptaret qe bertisnin (duam ……………..)
    Nejse…………
    Po do vije dita qe edhe kjo loje do marri fund sic morren fund edhe firmat piramidale por CIMI eshte FAJTORI kryesor qe lejon qe shqiptaret te futen ne borxh ne valut me shume sec duhet.
    Edhe kur i erdhi dita argjentines qe eshte nje shtet shume here me shtet se shqiperia edhe ne shqipetarve do na vije , por varet deri kur deshirojne ata bosat qe te vazhdojne te luajne me leket e popullit.
    Sa me lart te ngrihesh (edeh po na ngrejne te huajt bashke me CIMIN) nga toka aq me shume do vritesh kur bie nen forcen e rendeses.

    Edhe firmat lulezuan per shume vite por edhe atyre ju erdhi fundi.
    Askush nuk mendonte se do ti vinte fundi edhe kur vije i thoshe qe nuk ekziston asnje lloj llogjike qe ti fut 1 e merr 3 , prap qeshnin e ju dukeshe si ufo.
    Por ja qe erdhi edhe dita qe me te vertet i erdhi fundi edhe erdhi pikerisht kur filluan te hyje massa.
    Pikerisht kur te filloj te hyje massa edhe ne shqiperi qe te marri kredi ne valut per te blere shtepi ose aktivitete (kjo do te behet per mendimin tim kur banka e kursimeve qe mban gjysmen e kursimeve te shqipetarve ne kasafortat e saj te filloj te japi ne mase kredi ).
    Mendoni skenen kur te publikojne gazetat ne faqet e para te tyre qe shqipetaret kane borxh bankave 3-4 miliard dollar si do te turren ata qe kane depozituar leket ne banke ti kthejne menjeher ne valut e ti mbajne posht dyshekut.
    Ne vitin 2004 jemi ne nivelin 722 milion. Po afrohemi !

    Do ti vije fundi edhe kesaj menyre financimi qe zoti CIMI e stimolon .
    Edhe mos marroni qe efekti eshte a catena sic eshte edhe sot(qe po turren duke marre kredi ---sipas cimit kemi nje rritje 28% nga viti ne vit ne dhenien e kredise nga bankat e huaja) por heren tjeter do te jete me drejtim te kundert.
    Me gjeni nje shtet ne bote qe sasia e kredise qe i jepet popullsise eshte 88% ne valute te huaj edhe vetem 12 % ne monedhen vendasi .
    Nuk eshte mire qe zoti CIMI ti japi fund kesaj loje me perpara sesa te behet massive ????

    me duket me te vertet te vakta keto ceshtje :confused:
     
  4. pashai

    pashai Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Mbase une nuk e njoh mire sistemin bankar shqiptar por nuk e kuptoj c'lidhje ka Banka Qendrore Shqiptare me interesat e depozitave dhe huave ne monedha te huaja? Une nuk e besoj qe BSh ushtron ndonje ndikim mbi keto interesa apo jo? Mbase e kam gabim.
     
  5. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    banka e shqiperise nuk ka asnje mundesi te veproje mbi interesat bankare te monedhave te huaja sepse kjo eshte kopetence e bankave qendrore te vendeve qe kane keto monedha.
    por banka e shqiperise vendos mbi interesat bankare ne monedhen tone LEK.
    por te besh sehir(ose te stimolosh, ose te kenaqesh , ose te LAVDEROHESH) qe ne vendin tend populli futet ne borxh ne monedhe te huaj eshte vetem faj i bankes qendrore me shokun CIMI ne krye.
    eshte apo jo per te vigjeluar apo per .........
    nejse e kuptoni vete. :smash:
    nuk ekziston asnje vend ne perendim qe populli te marri kredi 88% ne valut e vetem 12% ne valuten vendase.
    pse lejohet kjo ne shqiperi ??????
    ka filluar te behet e gjate lista e gabimeve te cimit, jane aq shume sa duhet me te vetet nje permbledhie e atyre qe kemi shkruar.
     
  6. pashai

    pashai Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Po mire, nqs BSh ka ne dore vetem levizjen e interesave te lekut, atehere cfare mendoni qe do te ishte zgjidhja e problemit? Ulja e interesave ne lek? Ne kete rast do te kishim:

    1) Renie te vleres se lekut ne shkembim me monedhat e huaja.
    2) Veshtirsi te debitoreve per te paguar borxhet e tanishme.
    3) Rritje te shpenzimeve jetesore te pjeses me te madhe te popullsise e cila varet nga prodhimet e importit per cdo gje.

    Une nuk jam mbeshtetes i nje vlere te larte te lekut ne krahasim me monedhat e huaja sepse shpresoj qe nje vlere e ulet te nxisi eksportet shqiptare por nuk duhet harruar qe sot ne kemi me shume importe se eksporte.

    Mbase ju keni nje zgjidhje tjeter per problemin qe keni parashtruar me siper, do te isha kurioz ta dija.

    Pershendetje.
     
  7. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    [/qb]


    Jam plotesisht dakort me pashain .
    problemi eshte pikerisht ashtu sic e keni shkruar.

    per ta zgjidhur eshte nje vendim qe duhet te marri vetem banka e shqiperise.
    1-o te vazhdoje sic po bene tani qe te lejoje kete drogim te ekonomise pa asnje baze.(edhe keshtu te lavderohet sepse eshte AI qe e mban posht inflacionin me propoganden qesharake qe te mos "rriten" domatet per vitin e ri)
    2_ose ta nderpresi sa nuk eshte vone .

    ne te dyja rastet cmimi duhet paguar sepse e kemi shtrire hapin me shume sec duhet.
    por nqs se ne rastin e dyte loja do marre fund shpejt e do te paguajme nje cmim me te ulet (aq sa kemi ngrene me shume sec duhet) --- ne rastin e pare fundi dihet edhe permasat jane akoma me te medha per vet faktin qe sasia e valutes qe shqiptaret i kane borxh bankave eshte me te vertet shume here me e madhe.
    bankat e huaja duan dollaret e eurot e dhena borxh e nuk duan te dine asgje se leku u xhvlersua (eshte nje rrezik qe ti borxhlli ta kishe parashikuar kur morre kredine)
    po ta shikosh me vemendje ngjajne shume me firmat piramidale.
    po ta kishim mbyllur lojen me leket e humbura te gropa e SEJDISE nuk do ti dhimbte kurrizi shqipetarve edhe sot e kesaj dite nga vefa ,gjallica etj etj

    pra contensti eshte i qarte.
    fatkeqesia jone eshte se kemi ne krye te bankes se shqiperise nje politikan(edhe jo kote e kam shkruar ne postimet e meparshme punen e zv-kryeministrit qe na eshte bere governator e ne nje gje akoma me skandaloze qe ishte ne te njejten kohe si governator si edhe deputet parlamenti ).
    edhe per politikanet ju e dini mire cfare rrace jane.
    edhe e kuptoni vete se cfare zgjidhie do marrin leket e shqiptarve .
     
  8. pashai

    pashai Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Ceshtja eshte se asnje qeveri, ose pjese e qeverise nuk zgjidhet dhe ekziston per ti shkaktuar dhimbje popullit te saj. Si rrjedhim edhe BSh nuk do te ndjeki politika qe do te demtojne ate pjese te popullsise e cila ka filluar te ngreje koken, tregetaret, borgjezine e vogel dhe te mesme qe po formohet dalengadale.

    Nje zgjidhje e mundshme qe mund te kenaqi te dyja palet do te ishte nje ulje e interesave ne lek e shoqeruar me nje perpjekje te BSh per te mbajtur nje kurs kembimi ne nivele te caktuara. Kjo varet nga rezervat e BSh ne monedha te huaja (sepse nqs perpiqet te mbaje nje nivel kembimi do te vije nje dite qe BSh do te detyrohet te harxhoje rezervat) dhe nga aftesia e saj per te ndikuar tregun. Eshte e njejta gje si nje "peg" qe perdoret nga shume vende te botes, rasti me i famshem ai i Kines. Pastaj me vone kur te vere re nje permirsim te situates Banka Qendrore mund te heqi dore nga kjo politike. E thjeshte apo jo?
     
  9. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    [/qb]


    une keto gjera nuk i besoj(te pakten per qeverite shqipetare--historia na ka mesuar te kunderten, edhe lista eshte me te vertet e gjate e dhimbjeve qe i kane shkaktuar , qe po i shkaktojn e qe do ti shkaktojne akoma keta njerez--njerezit mesa duket harrojne shpejt ).
     
  10. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    banka e shqiperise duhet ta mbylli kete loje sa mos ti dali nga kontrolli se pastaj nuk ka kush ti bej "derman" me ketij problemi.
    sot jemi ne nivelin e 2 miliard dollar (borxh i jashtem ne valut i marre nga shteti + borxh i marre nga individet shqipetaret ne valut nga bankat tregtare), kur banka e shqiperise ka ne kasaforten e saj 1 miliard dollar.
    pra kush do e kupton qe jemi me shume sec duhet nga limiti.
    problemi eshte se po vazhdojme akoma te futemi ne borxh si qeveria ashtu edhe individet ne valut.
    pra "tutti nodi prima o poi vengono al pettine" thote nje fjale e urt popullore italiane.
    eshte jashte cdo teorie ekonomike qe nje vend te futet ne borxh me 88% ne valut e 12 % ne monedhen kombetare.
    eshte me te vertet skandaloze , edhe asnje nga ata "analista ekonomie" qe dalin neper gazeta e televizor nuk e ngre zerin .
    altro che rritje te telecomit o cmimit te bukes.
    kjo eshte tragjedia me e madhe qe po i kanoset popullit tone nga ana financiare.
    pyesni nje profesor ekonomie duke i treguar keto shifra qe zoti CIMI na ka botuar si pune te mire te tij edhe postojeni pergjigjen.
    ------------------
    sa per kinen problemi eshte me te vertet i ndryshem.
    kina ka nje bilance tregtare shume pozitive (dmth ka me shume eksport sesa import) edhe banka qendrore e kines nderhyn shpesh here ne tregun valutor per nje mbivlersim te monedhes vende qe do te cenonte eksportin e mallrave te saj ne tregun boteror.
    po sigurisht qe kina nuk e ka 88% kredine qe kane marre individet ne valut.
    shqiperia eshte vend importues me nje deficit tregtar prej 1 miliard dollar ( 1.3 miliard importe e 300 milion eksporte) edhe ne po futemi me ritme prej 28 % akoma me shume ne borxh ne VALUT nga viti ne vit
    pra ky krahasim me kinen nuk qendron sepse eshte komplet e ndryshme.
     
  11. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    me falni per gabimin ortografik:
    po e korrigjoj


    ------------------
    sa per kinen problemi eshte me te vertet i ndryshem.
    kina ka nje bilance tregtare shume pozitive (dmth ka me shume eksport sesa import) edhe banka qendrore e kines nderhyn shpesh here ne tregun valutor per nje MOS-mbivlersim :thumbsup: te monedhes vende qe do te cenonte eksportin e mallrave te saj ne tregun boteror.
    po sigurisht qe kina nuk e ka 88% kredine qe kane marre individet ne valut.
    shqiperia eshte vend importues me nje deficit tregtar prej 1 miliard dollar ( 1.3 miliard importe e 300 milion eksporte) edhe ne po futemi me ritme prej 28 % akoma me shume ne borxh ne VALUT nga viti ne vit
    pra ky krahasim me kinen nuk qendron sepse eshte komplet e ndryshme.
     
  12. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    neni 69 i ligjit per banken eshqiperise obligon banken eshqiperise qe te informoje kuvendin e keshillin e ministrave
    a)nese ekzistojne kercenime per sistemin financiar
    b)natyren e llojin e kercenimit
    c) nese kerkohen si domosdoshmeri permirsimet ligjore dhe nenligjore ne fuqi ose ndonje iniciative tjeter ligjevenese.

    a e konsideron BANKA e shqiperise si kecenim per sistemin bankar kete sasi te madhe borxhi qe shqipetaret po marrrin ne valut nga bankat tregetare???????' :confused:
    nqs pergjigjia eshte po , pse nuk e ben nje gje te tille ?????????' :smash:
     
  13. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Lexoni me vemendie kete artikull :

    ----------------------------------------
    2. Ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor
    Gjatë periudhës janar–mars 2003 operacionet e ndërhyrjes aktive janë orientuar drejt blerjes së
    valutës nga bankat e nivelit të dytë, me synim ndikimin e kursit të këmbimit nëpërmjet pakësimit
    të ofertës në valutë në tregun e brendshëm valutor. Vërehet se në operacionet e kryera me këto banka, monedha amerikane (Usd) përbën zërin kryesor të blerjeve. Në total të vëllimit të blerjeve në masën 28,337.74 mijë usd, vetëm 104.74 mijë usd përfaqësojnë veprime në monedhën e
    përbashkët evropiane (Eur).

    -------------------------------------------------


    KETO jane operacionet e gabuara te BANKES se SHQIPERISE me zotin CIMI.
    1.- nga muaji janar deri ne muajin mars kjo banke ka nderhyre ne tregun e valutes duke blere mbi 28 milion dollar . le te shikojme kursin mesatar qe ka qene ne kete periudhe te lekut me dollarin e ta krahasojme me kete te sotshim.
    ne tremujorin e pare te vitit 2003 kur edhe zoti cimi na bleu 28 milion dollar kursi ishte 1dollar=130 lek (afersisht)kurse sot ky kurs luhatet tek 105 lek.
    pra po te besh ca llogari te thjeshta matematike

    na del se keto operacione te CIMIT kane qene te gabuara e i kane kushtuar shqipetarve plot 6.6 milion dollar ( kaq kemi humbur sikur ajo sasi dollari te blihej sot edhe jo ne marsin e vitit te kaluar) .
    CIMI, CIMI :smash:
     
  14. Asterix

    Asterix Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    O Gepardo ku e paske degjuar ti qe bankat qendrore nderhyjne ne treg valutor per te fituar se na habite fare. Sipas shumezimeve te tua Kina Japonia me kompani qe blenin borxhin e thesarit te Amerikes ne kohen kur dollari pritej te binte akoma me shume dhe normat e interesit ne Amerike ishin me ultat qe prej shume viteve ja paskan fut kot kshu !?.

    Edhe nje gje tjeter; se ne c'fare valute nderhyn banka qendrore s'ka te beje shume me kohen e nderhyrjes por me menyren sesi banka manaxhon rezerven valutore te shtetit pasi qe nga momenti qe valuta eshte blere ajo eshte pjese e kesaj rezerve. Me thjesht, nqs banka mendon se ka (relativisht) me pak se c'duhet rezerve ne $ atehere ajo shfrytezon momentin e nderhyrjes duke blere $ ne treg. Nqs ti do te kuptosh arsyet e humbjes nga renia e $ atehere duhet te shikosh (dhe mbase edhe te japesh edhe ndonje mendje) sesi eshte manaxhuar e gjithe rezerva, nga e cila mund te humbasin brenda dites shume me teper se ne ato llogaritjet e tua.

    Ty bravo te qofte qe paske takat te merresh me c'do gje menjehere po per mua mos u hap shume po mbaro njehere me ate ceshtjen e borxhit te jashtem qe po i rri mbi koke si shpata e demokleut shqiptareve se edhe aty ke keputur ca te forta qe nuk paskam nge me ti sqaru sot.
     
  15. pashai

    pashai Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    Kina eshte permendur si rasti me i famshem qe mban nje kurs fiks shkembimi. Ka vende te tjera qe aplikojne kete politike dhe jo te gjitha kane rezultate pozitive te tregtise me jashte (Lituania p.sh.).
     
  16. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    shkruar nga AXTERIST:
    ---------------------------
    O Gepardo ku e paske degjuar ti qe bankat qendrore nderhyjne ne treg valutor per te fituar se na habite fare. Sipas shumezimeve te tua Kina Japonia me kompani qe blenin borxhin e thesarit te Amerikes ne kohen kur dollari pritej te binte akoma me shume dhe normat e interesit ne Amerike ishin me ultat qe prej shume viteve ja paskan fut kot kshu !?.

    -----------------------------------------


    nderhyrja ne tregun valutor nga ana e bankes se shqiperise eshte bere per te ndikuar kursin e lekut me valutat . lecoje me VEMENDJE edhe motivin qe ka shkruar banka e shqiperise per kete nderhyrje:

    -------------
    "2. Ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor
    Gjatë periudhës janar–mars 2003 operacionet e ndërhyrjes aktive janë orientuar drejt blerjes së
    valutës nga bankat e nivelit të dytë, me synim ndikimin e kursit të këmbimit nëpërmjet pakësimit
    të ofertës në valutë në tregun e brendshëm valutor :confused: "
    --------------------

    pra banka e shqiperise mgjs pritej ne te gjithe boten qe dollari te binte ne krahasim me euron , ajo cfare beri ????? BLEU DOLLAR edhe me cmim 1300 lek = 1$ :smash: .
    pra mgjs se ne kerkojme te convergjojme ekonomine shqipetare drejt euro-zones zoti CIMI shkon na blen dollar kur ne te gjitha gazetat me prestigjose ekonomike shkruhej qarte se kursi euro-dollar ishte aprioppiato ne ate nivel.

    pra per mendimin tim blerja e 28 milion dollarve ne periudhen janar-mars 2003 me nje cmim mesatar te 130 lek/$ kur sot ky kurs eshte te 106lek/$ ishte komplet operacion i gabuar sepse i ka sjelle humbje bankes se shqiperise e si rrjedhim te gjithe shqipetarve .
    shume thjeshte per te justifikuar qellimin e kesaj nderhyrje e me pak profesionizem mund te bliheshin euro edhe sot ne banken e shqiperise do te kishim rezerva prej 6.6 milione me shume.
    :shrug:


    shembujte qe tregon per nderhyrjet e kines e japonise ne tregun valutor jane sot objekt diskutimi ne te gjitha nivelet e ekonomisteve e te politikanve.
    shpesh degjohet qe kina loz piset me kurset e kembimit , duke e mbajtur artificialisht te lart.
    jo kot problemi kryesor qe do te trajtohet ne G7 e ministrave te finanzave eshte pikerisht kursi i kembimit .
    eshte e vertet qe japonia e kina jane blersit kryesor te borxhit amerikan , edhe eshte e vertet qe banka e japonise ka nderhyre ne tregun valutor duke blere dollar me kurs me te larte sesa eshte sot janar-mars = 1$/123yen e sot 1$/108yen (duke sjelle nje perngjarje me operazionet e bankes se shqiperise ).
    pra ne paraqitje te pare midis operazioneve qe kryen banka e japonise (BoJ) edhe operazioneve qe kryen banka e shqiperise , por ka edhe nje ndryshim qe e justifikon operacionet me humbje te kesaj banke (BoJ) qe eshte mbajtja e nje eksporti ne nivele sa me te larta ne menyre qe ekonomia e ketij vendi te xhironte ne mungese te nje kerkese te brendshme qe prej 10 vjet eshte ne nivel shume te ulet.
    duhet shtuar qe te gjitha vendet aziatike jane ankoruar monedhat e tyre me dollarin amerikan edhe nje forcim i yen do te sillte nje dyndie te produkteve te ketyre vendeve ne tregun japonez duke sjelle pasoja me te verteta tragjike per ekonomine japoneze(qe eshte me te vertet fragile)
    pra BoJ nderhyn , humbet nga kursi , por fitimi qe i sjell ekonomise se vendit kjo nderhyrje eshte shume here mi i larte sesa vete humbja.

    ku ka ngjashmeri kjo politike me politiken e bankes shqipetare kur dihet qarte qe ne jemi vend importues edhe kryesisht ky import behet me vendet e bashkimit evropian (dmth qe perdorin euro)????????????.
    pra zoti CIMI ka bere nje operazion komplet te gabuar edhe kjo kuptohet akoma me shume sepse politika e tij ne tremujorin e dyte te vitit 2003 ndryshoj ku nderhyrja ne treg u be ne menyre te barabarte si ne euro ashtu edhe dollar .

    mentaliteti qe banka qendrore nderhyn ne tregun valutor vetem per te humbur jane te pabaza edhe nuk meritojne as pergjigje(O Gepardo ku e paske degjuar ti qe bankat qendrore nderhyjne ne treg valutor per te fituar se na habite fare :smash: )

    shembujt qe GOVERNATORET e vendeve te huaja kane qene objekt kritikash vetem e vetem se kane bere operacione financiare te gabuara duke dale me humbje ka plot , mjafton te informohesh.
     
  17. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    -----------
    Kina eshte permendur si rasti me i famshem qe mban nje kurs fiks shkembimi. Ka vende te tjera qe aplikojne kete politike dhe jo te gjitha kane rezultate pozitive te tregtise me jashte (Lituania p.sh.).
    -----------------------------------

    nuk e njoh rastin e LITUANISE edhe keshtu nuk mund te flas.
    di vetem qe ky shtet do hyj ne evrope ne maj te ketij viti, edhe ndoshta nga marrveshja e associmit e ka te detyruar te mbaje kete kurs megjithese nuk ka rezultate pozitive te tregtise se jashtme.
    ndoshta mund te jete kjo arsyja edhe fitimi qe i sjell ketij vendi hyrja ne bashkimin evropian eshte me e madhe sesa humbja nga mos eksporti.
    po e perseris nuk di asgje per LETUANIN /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  18. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    nuk ju duk pa vend NDERHYRJA e governatorit te bankes se shqiperise shokut CIMI persa i lekeve te shitjes se bankes se kursimeve (126 milion dollar) ????????
    thoshte qe me mire te shkojne te finacojne buxhetin i shtetit e per investime te reja sesa nje pjese e tyre te shkonte per te paguar te perndjekurit politik !!!!!
    po sikur SHOKU CIMI te kishte vuajtur me vite me rradhe neper burgjet e diktatures do te fliste me kete gjuhe??????????
    po pse shoku CIMI nuk e ngriti zerin edhe kur u shperblye burgu politik i fatos nanos ???????????

    kur lecoj keto lajme sepse me vjen ne mendje fakti qe zoti cimi ka qene:pOLITIKAN, zv-kryeminister i shokut FATOS , edhe deputet i partise socialiste.
    nuk do ishte me vend qe SHOKU CIMI ta mbante mbyllur gojen ne baze te detyres qe ka , edhe te riflektonte me shume per vuajtjet e atyre njerezve ???????????.
    per mua ky person nuk ben per governator.
    do ta shikoja me mire si ekonomist te partia socialiste.

    e dreq e kjo pune te dali governatori i FED e ti thote popullit qe leket e shitjes se nje banke te mos shkojne ne nje vend po te shkojne ne nje vend tjeter.
    amerikanet do ta kishin marre me gure te shkretin (eshte edhe plak dreqi).
    vetem ne republiken e rrumpalles shqiptare ekzistojne keto gjera .
    nejse do te vije dita qe do te qeshim me keto gafa sic qeshim me ato budalliqet e diktatures (edhe ateher dukej mese normale ato gjera )
     
  19. pashai

    pashai Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    1) Ne ShBA nuk shiten banka keshtu qe eshte e veshtire te thuhet se cfare do te sugjeronte Alan Greenspan ne nje rast te ngjashem. Megjithate pak vite me pare kur pati nje teprice parash ne te ardhurat e shtetit Guvernatori i Rezerves Federale doli haptas dhe tha qe ato para do te ishin me mire te harxhoheshin per te paguar borxhin shteteror sesa te harxhoheshin ne projekte te ndryshme. Ky eshte nje rast ku kryetari i bankes qendrore jep nje mendim dhe "s'e ze njeri me gure" /pf/images/graemlins/smile.gif Biles une do te prisja nga ty qe ti ta mbeshtesje nje shprehje publike te kryetarit te BSh sepse sic e ke thene edhe vete nuk flet aq sa duhet.

    2) Une nuk e di sa leke ka marre Fatos Nano si demshperblim per ato pak vite burg ne te cilat bente fiskulture ne Bence. Nuk e di as se cfare planesh ekzistojne per ti marre ato leke ose per ta bere te demshperbleje ato miliona njerez qe ka demtuar gjate qeverisjeve te tij. Megjithate nuk mendoj qe te kete marre $126,000,000, ose me kursin e sotem afersisht 12,600,000,000 lek. Prandaj nuk mendoj se mund te hiqet nje paralele aq lehte. Pastaj leke s'ka marre vetem Fatos Nano, ka plot te persekutuar te tjere te cilet kane marre para dhe demshperblime te tjera (te drejta studimi, prona, etj, etj).

    3) Qe ti nuk mendon qe Shkelqim Cani eshte i pershtatshem per ate pozicion dihet qarte. Por une s'kam pare qe ti te kesh paraqitur kush mund ta beje ate pune me mire. Se ja e hoqem "zotin Cimi" po ke do vetem aty pastaj?

    4) Te mos dish gje per dukuri ekonomike nuk ja ul vleren dhe nuk i heq nga argumenti. Lituania ka nje kurs fiks me Euron per momentin, ndersa me perpara ka pasur kurs shkembimi fiks me Dollarin.

    5) E perseris ate qe kam thene me siper qe asnje qeveri nuk synon ti shkaktoje dhimbje popullit te saj. Ti thua qe kjo s'qendron ne Shqiperi dhe eshte e vertete por supozoj qe edhe ne Shqiperi qeveria perpiqet te shkaktoje sa me pak dhimbje se i dhimbset kurrizi i saj dhe ka frike nga nje 14 Shtator ose 7 Shkurt tjeter. Prandaj, sidomos pas goditjeve te bukes, energjise, telefonit, nuk ka qeveri qe te guxoje te lozi edhe me interesat e bankave dhe te vari edhe nje gur tjeter ne qafe vetes. E perseris edhe nje here qe e vetmja dalje nga situata, te cilen ti e vure ne dukje, eshte nje shfryrje e ngadalte e interesave e kombinuar me nje parashute te BSh.

    Shendet tani.
     
  20. Leopardii

    Leopardii Primus registratum

    Re: banka e shqiperise - 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve

    SISTEMI BANKAR
    Julian Llupo - 09/02/2004

    Cani “Fondet nga privatizimi i BK-së të përdoren siç ishte parashikuar” Në marrëveshjen që eshtë lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dokument ky i firmosur nga Nano, Cani dhe Islami, është rënë dakord që fondet e realizuara nga privatizimi i BK-së të përdoren për shlyerje borxhesh dhe për investime në ekonominë shqiptare dhe jo për kompensimin e pronave të ish-pronarëve


    “Fondet e marra nga privatizimi i Bankës së Kursimeve të përdoren për shlyerjen e borxheve dhe për investime në sektorët strategjikë”, - u shpreh Shkëlqim Cani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë të premten gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, kjo është e përcaktuar qartë në dokumentin që ai ka firmosur së bashku me kryeministrin Fatos Nano, ish-ministrin e Financave Kastriot Islami dhe nga përfaqësuesit e FMN-së që para se të privatizohej Banka e Kursimeve.“Për mua nuk është e drejtë që këto fonde të përdoren për të kompensuar ish-pronarët dhe të përndjekurit”, tha Cani. Por Kuvendi në kundërshtim me ato çfarë është thënë në marrëveshje, ka vendosur që fondet e realizuara nga privatizimi i BK-së të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve.
     

Shpërndajeni këtë faqe