Action Bronson / Arian Asllani

Diskutime tek 'Personazhe te artit dhe skenave shqiptare' filluar nga Al-Punk, 26 Mar 2015.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    ka degjuar njeri per kete rreperin e ri :)
    Televizioni më prestigjioz botëror i shoubiznesit ndërkombëtar, MTV, ka vlerësuar në nota të larta albumin e ri të lansuar nga reperi shqiptar me famë në Amerikë, Action Bronson, duke e quajtur madje si “Zot” të ri të repit. MTV shkon aq larg sa që Action Bronsonin, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani, e vlerëson si pasardhës të Eminemit, e këtë të fundit duke e lutur që ta lirojë rrugën. “Mr. Wonderful” është albumi që ka lansuar reperi fantastik shqiptar por me famë në Amerikë.

    Ky album ka një sërë bashkpunimesh dhe tashmë nga kritikët e hip hopit cilësohet si një prej albumeve më të mira të vitit 2015, duke konkurruar emra si Rick Ross, Meek Mill dhe Kanye West. Me rastin e promovimit të albumit, Action Bronson lansoi edhe një dokumentar 3 minutësh, i cili flet për karrierën dhe peripecitë e jetës së tij. Aty shihen edhe fansa të tij të përbetuar, ku ka edhe familje të tëra që jetën ia dedikojnë shqiptarit dhe muzikës që ai bën.

    Fakti që ai ka arritur suksese nuk ka bërë që ai të humbë kujtesën dhe të harrojë prejardhjen e tij. Action Bronson ka një tatuazh me shqiponjën dykrenare, ndërsa vazhdimisht e përmend faktin se është shqiptar. Ditë më parë ai ka marrë përkrahje edhe nga Rita Ora, ylli tjetër shqiptar, që i bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në këmbë dhe ta përkrahin reperin, ashtu siç bënë për të në fillimet e karrierës së saj.Albumi Mr. Wonderful mund të blihet në rrjetet iTunes dhe GooglePlay, ndërsa mësohet se ka arritur tashmë numër të jashtëzakonshëm shitjesh.





    Nuk jam shume simpatizant i rrepit, por duket teper teper njeri interesant :)
    Nje promo video:

    Dhe nje kenge e tij qe e gjeta shume interesante (ka goxha dhe kitare shoqeruse ne background)


     

Shpërndajeni këtë faqe