A meriton cdo shqiptar jasht Shqiperise te paiset me nenshtetesi shqiptare?

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Valmir D, 29 May 2016.

  1. Valmir D

    Valmir D Primus registratum

    Si mendoni? Shqiptaret qe nuk jane shtetas te Republikes se Shqipeise nuk kane pashaporte shqiptare. A duhet te paisen me pashaporte shqiptare keta persona pavaresisht se numri i tyre shkon mbi 2 milion? Ju kerkoj ndjese per shqip-en.
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nenshtetesia nuk eshte ceshtje meritash, me shume eshte ceshtje detyrimesh te ndersjella shtet-nenshtetas. Ne thelb edhe shteti i ka detyrime nenshtetasve - i mbeshtet ne arenen nderkombetare sa here qe nenshtetasit jane ne nevoje - ashtu si edhe nenshtetasit i kane detyrime shtetit - ne formen e pageses se taksave. Eshte si te thuash nje lloj "tregtie", nenshtetasit me ane te taksave qe paguajne "blejne" nga shteti te drejten e te qenurit mbajtes te pashaportes.
     
    Dreamer likes this.
  3. Strategu

    Strategu Oldschool

    Tashti, mvaret nga c'kendveshtrim e sheh. Nese e sheh ne ate juridik, siperfolesi ka te drejte ne ate qe ka shkruar.

    Por, ekziston dhe kendveshtrimi tjeter, ai nacionalist/patriotik.

    Duke qene shqiptar i lindur dhe i rritur ne Maqedoni dhe duke pare me hollesisht situatat gjeopolitike te Ballkanit, mendoj se jo qe nuk do ishte keq, por do ishte dicka e qelluar qe shteti ame, pra Shqiperia, te nderrmerte dicka ne kete drejtim.

    Historikisht, qe nga koha e monizmit dhe deri para disa viteve, ne shqiptaret qe jetojme jashte kufijve te Shqiperise jemi ndier te anashkaluar, te pambrojtur dhe nuk kemi patur mbeshtetjen qe e kemi merituar nga ajo qe per te gjithe ne eshte shteti yne, atdheu yne, Shqiperia.

    Pajisja e shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise, me leternjoftim/pasaporte, sado qe mund te duket simbolike, eshte nje shenje per t'u treguar fqinjeve qe keta njerez nuk jane jetima, nuk jane te pambrojtur, por ekziston nje shtet, ekzsitojne institucione te cilat perkujdesen dhe interesohen per ata.
     
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    "Patriotizmi eshte streha e fundit e te paskrupulltit." -- Samuel Johnson
    "Patriotizmi eshte virtyt i te poshtrit." -- Oscar Wilde

    NSDAP - Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei. Partia Nacional-socialiste e Punes e Gjermanise. Ndryshe e njohur edhe si Partia Naziste.

    Keto per te ilustruar se per dicka te tille sic diskutohet ne kete teme ka vetem nje kendveshtrim dhe jo disa: ai juridiko ligjor, i cili eshte edhe arsyeja se pse ekziston dicka e tille sic eshte pashaporta. Dhe perpara rrahjeve te gjoksit tek fqinjet sepse mbrojne te pastrehet jashte Shqiperise, institucionet shteterore, fillimisht dhe me prioritet te larte, kane gjera te tjera, kesaj here per shqiptaret brenda Shqiperise: infrastrukturat e transportit, te shperndarjes se energjise, legjislature pa 'vrima' te lena me dashje, zbatimin e sakte te drejtesise per te tere njerezit, ulja e korrupsionit (se zhdukja e tij do te kerkoje edhe nja 100 vjet te tjere), etj, etj.
    Kete e them si shqiptar i lindur dhe i rritur ne Shqiperi.
     
    Airbourne likes this.
  5. Strategu

    Strategu Oldschool

    Me sa e di une, ekziston Presidenca, Kryeministria, Ministria e Jashtme, Ambasadoret e emeruar nga shteti, te cilet pa "u hyre ne hak" aspak shtetasve te Shqiperise, munden te kontribojne dhe te shfaqin interesimin e tyre per ne shqiptaret qe jetojme jashte kufijve.

    Per te gjitha problemet te cilat i ceket ju @gurax me siper, ekzistojne institucione perkatese, sic jane ministrite, drejtorite e ku di une, te cilat jane ne sherbim per zgjidhjen e problemeve te popullit. Sa behet kjo, ate e dini me mire ju qe jetoni aty.

    Nuk kerkojme leke, as lemoshe, as cfaredo gjeje materiale. Thjesht, nje perkrahje institucionale dhe morale nga ai te cilin ne e quajme ATDHE!

    p.s. Sipas Kushtetutes se R. se Shqiperise, ajo obligohet te mbroje c'do shqiptar qe jeton jashte kufijve te saj.
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ekzistojne po, e vertete. Por nese funksionojne dhe ne cfare menyre funksionojne, kjo eshte dicka komplet tjeter.

    Nderkohe, strategu, le te marrim rastin hipotetik se edhe shqiptaret jashte kufijve te cilet ti permend, kane nga nje pashaporte shqiptare, pra jane shtetas shqiptare. Pavaresisht nese kane lindur ose jo ne Shqiperi, banojne ose jo ne Shqiperi, kane qene ose jo ndonjehere ne Shqiperi, paguajne ose jo taksa ne Shqiperi. Ajo qe une interesohem te di ne kete rast, eshte cfare ndodh kur ne Shqiperi vjen koha e zgjedhjeve, apo nje referendum. E para, a votojne apo jo keta njerez? Dhe e dyta, a duhet - eshte e drejte - qe te votojne keta njerez, ne rastet e permendura apo ne cfaredolloj rasti tjeter ku kerkohet vendimmarrja e shtetasve?

    PS: Cdo shtetas shqiptar, po e vertete. Dicka e tille eshte e vertete gjithashtu edhe per cdo shtet tjeter te botes.
     
    Airbourne likes this.
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    @gurax
    Emri im ka qene ne liste ne cdo dite apo vit zgjedhjesh deri me 2010...pastaj nuk e di sepse me iku nje familjar nga jeta.
    A duhet te votojme ne jashte shtetit apo jo? e ke shtruar pyetjen??
    Nuk e di ,por mendoj qe jo do ishte me mire!
    Perse?
    Sepse nuk e njof realitetin ashtu sic duhet(pavaresisht se kam akoma familiare ne troje) dhe ne baze te mediave me te POSHTRA votoj gabim,apo influencohem kollaj.
     
    gurax likes this.
  8. bobo

    bobo marksist-enverist

    JO! tpakten shqiptaret qe jetojne ne trevat e tyre etnike ne Maqedoni-, kjo nuk nenkupton qe te 'injorohen' nga ''shteti shqiptar''(hahahaha) ne lidhje me trajtimin qe ju bejne sllavo-bullgaret! ...per arsye politike.
     

Shpërndajeni këtë faqe