5 KESHILLA LIDHUR ME NGRENIEN E MENGJESIT, PER RENIE NE PESHE

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Valmir D, 30 May 2016.

  1. Valmir D

    Valmir D Primus registratum

    [​IMG]
    Mengjesi eshte vakti i pare qe merret pas nje nate dhe nje gjumi te gjate dhe konsiderohet si nje “karburant” shume i nevojshem per te perballuar aktivitetet ditore.

    Ja, disa keshilla per te gjithe ata qe kane deshire ta fillojne diten e tyre me nje mengjes te shendetshem dhe plot vlera ushqimore:



    • Kurre mos anashkaloni mengjesin, sado e ngarkuar te jete axhenda juaj. Nje mengjes i shendetshem jo vetem qe nuk ju lejon ta teproni me ushqim, ose me racionet gjate dites, por ju siguron dozen e mjaftueshme per te rritur metabolizmin.


    • Hani nje mengjes te pasur me proteina: Nje mengjes i pasur me proteina ju mban te ngopur e te kenaqur per nje kohe te gjate dhe ull rrezikun per t’iu kthyer ushqimeve te pashendetshme gjate dites. Jane te rekomanduara proteina si, te bardhat e vezeve, mishi i grire i vicit, qumeshti pa yndyre.


    • Pefshini ushqime te pasura me Fibra: Edhe fibrat punojne po ashtu si proteinat, duke ju mbajtur te ngopur per nje kohe te gjate dhe duke reduktuar nepsin. Mollet jane konsideruar si opsioni me i mire dhe studimet kane treguar se fruti i molles eshte shume me i dobishem se lengu i molles, apo salca e molles (apple sauce) etj.


    • Kujdes me permasat e racioneve: Nderkohe qe eshte e rendesishme te konsumohet nje mengjes i bollshem dhe i pasur me vlera ushqimore, mos harroni kalorite, pasi mund te perfundoni duke tejkaluar limitin dhe qellimin. Nje shumellojshmeri vlerash ushqimore ne racione te arsyeshme eshte ajo cka ka rendesi.


    • Hani per te rritur metabolizmin. Bajamet, boronicat, proteina Whey (hirra) dhe tershera ndihmojne ne rritjen e shkalles se metabolizmit, duke ndihmuar keshtu ne renien ne peshe.
    Artikull i artikuluar nga The Albanian Fitness (TAF).
     

Shpërndajeni këtë faqe